Regjistrohu/Kyçu

Problemet e këmbëve: Trajtimi

Nëse ju keni këmbë që mbajnë erë, mundojuni që të përdorni një spraj për këmbët. Është e rëndësishme për të mos përdorur të njëjtën spraj si për krahët ashtu edhe për këmbët, si rezultat i rrezikut për infeksionin e dyfishtë.

Këmbët e atletit

Këmbët e atletit mund të trajtohen duke përdorur ilaçet antifungale që janë të pranishme në farmaci.

Ilaçet antifungale siç është terbinafina, vret bakteret dhe i ndalon ato që të rriten. Duhen bërë trajtime afatshkurtër, p.sh. njëherë në çdo dy javë për trajtimin e këmbëve të atletit.

Pudrat antifungale mund të jenë të domosdoshme për t’u përdorur në çorapet tuaja për të parandaluar ripërsëritjen e infeksionit. Shpesh spraji është më i lehtë për t’u përdorur, por edhe pudrat janë shumë të dobishme.

Kallot dhe lythat

Kallot dhe lythat mund të trajtohen duke përdorur produktet e acidit salicilik, siç janë kremrat ose pudrat. Ju nuk duhet t’i përdorni këto produkte mbi nishanet.

Ju duhet ta lani zonën me ujë të vakët dhe ta pastroni atë më pas ngadalë. Ndaloni përdorimin menjëherë nëse dhimbja ndodh ose irriton lëkurën. Fillojeni përsëri pasi irritimi ka ndaluar.

Disa gjendje duan 4–12 javë trajtim.

Podophyllum

Podophyllum është një ilaç që gjendet vetëm në farmaci për trajtimin e kallove dhe lythave. Megjithatë, ajo mund të jetë pak toksike, kështu që duhet të përdoret me kujdes. Ajo duhet të vendoset vetëm në zonën që ka kallo ose lyth dhe jo në pjesën e pastër të lëkurës. Podophyllum nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë pasi mund të dëmtojë fetusin.


Komentoni