Regjistrohu/Kyçu

Vitiligo

Vitiligo është një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që karakterizohet nga njolla të bardha të dhimbshme në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe flokët në zonën e prekur mund të kthehen në të bardhë.

Zonat e bardha lindin për shkak të humbjes së pigmentit (melaninës) që i jep lëkurës ngjyrën dhe e mbron atë nga rrezet ultravjollcë të diellit (UV). Melanina prodhohet normalisht nga qelizat e lëkurës (melanocyte).

Vitiligo nuk është ngjitëse. Ajo është një gjendje e përbashkët që prek rreth 1% të njerëzve në mbarë botën. Vitiligo mund të shfaqet në grup-mosha të ndryshme, por zakonisht fillon të shfaqet mes moshës 10 dhe 30 vjeçare. Vitiligo përgjithësisht ndikon tek burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë.

Simptomat

Vitiligo për herë të parë vihet re nga shfaqja e pikave të bardha në lëkurë. Pikat e bardha, zakonisht konstatohen në zonat e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, siç janë: duart, krahët, fytyra dhe buzët. Megjithatë, vitiligo mund të shfaqet edhe në zonat, siç janë:  sqetullat, sytë, hunda dhe pjesët gjenitale.

Përveç kësaj, disa njerëz do të vënë re pikat e bardha që shfaqen në brendësi të gojës dhe madje praninë e thinjave të parakohshme të flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Nuk ka asnjë mënyrë për të treguar nëse gjëndja do të përhapet, megjithatë pika të tjera mund të shfaqen në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të ndodhë ngadalë, por për disa njerëz kjo ndodh shpejt. Faktorë të tillë si stresi, sëmundjet fizike, shtatzënia dhe djegiet e rënda nga dielli mund të shkaktojnë një përkeqësim të vitiligos.

Njerëzit me vitiligo, pa përdorur ndonjë trajtim mund të vënë re se pikat e bardha ndonjëherë ndalojnë së formuari. Pikat e bardha mund t’i rikthehen ngjyrës normale të lëkurës, megjithatë, kjo është e rrallë dhe zakonisht nuk ndodh në të gjitha zonat e prekura.

Çfarë e shkakton vitiligon?

Shkaku i vitiligos nuk është plotësisht i ditur, por ekzistojnë një sërë teorish dhe kërkimet janë në vazhdimësi.

Një teori sugjeron se njerëzit që kanë të zhvilluar vitiligon, mund të prodhojnë antitrupa që shkatërrojnë melanocitet (qelizat që prodhojnë melaninën në lëkurë).

Një teori tjetër sugjeron se melanocitet prekin dhe shkatërrojnë veten e tyre.

Gjithashtu mendohet se disa raste të vitiligos mund të ndodhin pas djegieve të shumta nga dielli ose episodeve të streseve emocionale. Në disa raste, vitiligo është e lidhur me çrregullimet auto-imune, gjendje në të cilën sistemi imun prek indet.

Çrregullimi autoimun që është i lidhur me vitiligon përfshin:

  • Çrregullimin e tiroideve;
  • Sëmundjen Addison (një sëmundje e gjëndrave kryesore të veshkave, të prodhimit të pamjaftueshëm të hormoneve kortikosterodie);
  • Alopecia areata (ose rënia e flokëve)
  • Anemia perniciosa (një zvogëlim në qelizat e kuqe të gjakut si rezultat i pamundësisë së trupit për të absorbuar Vitaminën B12 nga ushqimi); dhe
  • Diabetin mellitus.

Në disa raste, vitiligo mendohet se trashëgohet dhe zhvillohet në familje. Kryesisht tek fëmijët, prindërit e të cilëve janë në një rrezik të lartë ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje.

Si mund të diagnostikohet vitiligo?

Mjeku do të përdorë një sërë metodash për të diagnostikuar vitiligon dhe për të kontrolluar për gjendjet e lidhura me të. Këto përfshijnë:

  • Të kontrolluarit për një histori familjare të Vitiligos;
  • Identifikimin e traumave të mëparshme (siç është djegia nga dielli);
  • Të kontrolluarit nëse ju ose pjesëtarët tuaj të familjes kanë një sëmundje auto-imune;
  • Bërja e një ekzaminimi të plotë të lëkurës;
  • Kryerja e testeve, siç është biopsia në zonën e prekur (marrja e një mostre te vogël të lëkurës për ta ekzaminuar në laborator) dhe testet e gjakut;
  • Me raste, kryerjen e ekzaminimit të syve (për inflamacionin e një pjese të syve).

Trajtimi i vitiligos

Qëllimi për trajtimin e kësaj gjendjeje është përmirësimi i pamjes së lëkurës dhe ndalimi i krijimit të pikave të reja. Megjithatë, trajtimi i vitiligos merr një kohë të gjatë dhe nuk ka një kurë definitive.

Format më të zakonshme të trajtimit përfshijnë:

  • Kremrat kortikosteroide;
  • Tacrolimus – një ilaç i njohur si imunomodulator që mund të bëhet nga farmacistët – mund të përdoret për të trajtuar vitiligon faciale, kur trajtimi me kortikosteroide është i papërshtatshëm;
  • Ekspozimin ndaj valëve të veçanta të rrezeve UVB;
  • Trajtimin me një kombinim të psoralen oral dhe rrezeve UVA (fotokemioterapia);
  • Depigmentimin (pjesa tjetër e lëkurës që përputhet më zonat tashmë të bardha); dhe
  • Procedurat kirurgjikale, duke përfshirë transferimin e lëkurës nga zonat e paprekura të trupit në zonat e prekura nga vitiligo.

Përveç kësaj, mjeku ose dermatologu mund t’ju rekomandojë shmangien e elementëve të tillë, siç janë:

  • Tualeti, locionet e vetënxirjes dhe tatuazhet; dhe
  • Në disa raste, shmangien e sendeve që shkaktojnë fërkime të tepërta në lëkurë (bizhuteritë dhe orët e ngushta).

Në të gjitha rastet, një mbrojtje diellore strikte është e rëndësishme. Nëpërmjet kremrave të diellit SPF 30+, rrobave mbrojtëse, kapeleve dhe shmangies së diellit në kohën e pikut.

Shumë njerëz me vitiligo vuajnë probleme psikologjike dhe emocionale për shkak të shfaqjes së lëkurës së tyre. Është e rëndësishme për të kërkuar ndihmë nga mjeku ose dermatologu, por njëkohësisht nëse është e nevojshme edhe tek psikologu ose psikiatri.


Komentoni