Ngrirjet
Ngrirjet janë një nga format e zakonshme të dëmtimit nga i ftohti dhe mund të ndodhin si shkak i ekspozimit ndaj të ftohtit. Ngrirjet më shpesh ndodhin tek gishtat, veshët dhe fytyra dhe gjithashtu prekin dhe pjesë të tjera të trupit. Shkaku kryesor i ngrirjeve është ndjeshmëria ndaj të ftohtit (që çon në inflamim në qelizat lokale të gjakut), por ato mund të jenë gjithashtu rezultat i qarkullimit të dobët dhe ndjeshmërisë së lëkurës.
Simptomat e ngrirjeve
Zona e prekur mund të jetë e kruajtshme, me ngjyrë blu, e ënjtur dhe shpesh e dhimbshme. Mund të formohen shpesh flluska me lëng të pastër dhe zona mund të ketë një ndjeshmëri të vazhdueshme ndaj të ftohtit. Zakonisht nuk ka ndonjë dëmtim tjetër të përkohshëm.
Çfarë mund të bëni ju
- Nëse jeni të ndjeshëm ndaj temperaturës ju duhet gjithmonë t’i mbani duart dhe këmbët tuaja të ngrohta dhe të shmangni ndryshimet ekstreme të temperaturave;
- Kremrat që mund të blihen në farmaci mund të aplikohen për të minimizuar irritimin dhe për të ndaluar lëkurën që të ëjntet;
- Ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme do të ndihmojnë në rregullimin e problemeve të qarkullimit;
- Pirja e duhanit duhet të shmanget pasi kufizon enët e gjakut dhe pengon qarkullimin e gjakut;
- Këto lloj ngrirjesh janë zakonisht të kruajtshme dhe ndodhin kryesisht në duar dhe këmbë (një formë e veçantë e ngrirjeve). Duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur kruarja pasi mund të sjellë përkeqësim. Për shkak të problemeve të qarkullimit të gjakut, infeksioni i gërvishtjeve të hapura mund të jetë një problem;
- Masazhimi i zonës së prekur, nëse është e përshtatshme (nuk është shumë e dhimbshme) shpesh ndihmon – veçanërisht nëse problemi është i lidhur me qarkullimin e gjakut;
- Zona e prekur duhet të mbahet e ngrohtë, por mos aplikoni pako të ngrohta pasi gjendja mund të përkeqësohet për shkak të ndjeshmërisë së temperaturës;
- Rastet e rënda kanë nevojë për trajtim mjekësor. Trajtimet që mjeku juaj mund të përdorë janë kremrat e kortizoneve, pomadë që zgjeron enët e gjakut dhe herë pas here, tabletat që përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në zonën e prekur.
Komentoni