Regjistrohu/Kyçu

Djersitja: Djersitja e tepërt është quajtur hiperhidrozë

Djersitja është një proces normal që mban temperaturën e trupit konstante dhe ruan hidratimin e lëkurës. Hidratimi  i lëkurës në duar është i nevojshëm.

Rreth 1 % e njerëzve vuajnë nga djersitja e tepërt. Kjo është e njohur si hiperhidrozë dhe mund të jetë shumë stresuese. Pëllëmba e duarve, tabani i këmbës ose sqetulla janë zonat më të prekura, por në një numër të vogël njerëzish, hiperhidroza ndodh në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Njerëzit me hiperhidrozën e pëllëmbës, kanë shpesh grip ose të ftohur dhe duar të djersitura. Hiperhidroza e shputës së këmbës lë shenja në këpucë dhe në veshje. Gjithashtu djersitja është shpesh me aromë. Vuajtësit, shpesh janë të stresuar dhe të zënë ngushtë nga kjo gjendje.

Trajtimi

Trajtimi me ilaçe ose aplikimi i një substance me bazë alumini në lëkurë mund të ndihmojë, por është e papërshtatshme, e pakëndshme dhe e përkohshme. Ilaçet mund të shkaktojnë tharjen e gojës dhe alumini shkakton shpesh dhimbje dhe irritim të lëkurës.

Ekspertët tashmë rekomandojnë që pacientët me hiperhidrozë të rëndë, duhet të konsiderojnë si kirurgjinë ashtu edhe injeksionin e toksinave botulinum.

Gjëndrat e djersës stimulohen nga nerva speciale të sistemit simpatetik. Nervat simpatetike të krahut vijnë nga palca kurrizore. Nervat mund të priten duke ndikuar në reduktimin e masës së madhe të djersitjes në pëllëmbën e duarve.

Ky trajtim nuk është shumë efektiv për djersitjen e tepërt në sqetull. Prerja e nervave simpatetik të këmbëve, nuk është e rekomandueshme, pasi pothuajse gjithmonë mund të ndikojë në funksionin seksual.

Botoksi është një helm i prodhuar nga një bakter i quajtur Clostridium botulinum. Është një ndër substancat më të njohura helmuese. Botoksi ka efektin e bllokimit të nervave të impulsit. Kjo mund të shkaktojë dobësimin e muskujve ose paralizë-n dhe në rastin e hiperhidrozës, të ndalojë nervat simpatetike që të stimulojnë gjëndrat e djersës.

Sasi të vogla të toksinave injektohen direkt në lëkurë, aty ku ndodh djersitja më e madhe. Edhe pse kjo mund të jetë e lodhshme dhe e pakëndshme, mund të zvogëlojë ose të largojë djersitjen për më shumë se një vit.

Nëse jeni të shqetësuar nga një tendencë e madhe djerse dhe nuk mund ta kontrolloni atë vetëm duke marrë ilaçe, flisni me mjekun.


Komentoni