Regjistrohu/Kyçu

Terapia e lazerit

Terapia e lazerit është duke u bërë shumë e domosdoshme për një sërë veprimesh kozmetike të lëkurës. Fjala lazer nënkupton amplifikimin e dritës nga emisionet stimuluese të rrezatimit.

Terapia e lazerit punon me rreze drite, me intensitet shumë të lartë dhe me një gjatësi vale të veçantë. Drita kalon nëpër shtresat e jashtme të lëkurës dhe absorbohet nga një objektiv specifik, e cila varet nga gjendja specifike që po trajtohet.

Një sërë gjendjesh mund të trajtohen efektivisht nëpërmjet terapisë së lazerit.

Lezionet vaskulare

Lezionet e mirë-identifikuara (anormalitete të indeve që shfaqen në lëkurë) që përmbajnë gjak, janë zakonisht të përshtatshme për terapinë e lazerit. Këto përmbajnë qeliza të padëshiruara (“kapilare të thyer”) në fytyrë, dhe nishane. Në varësi të masës së lezioneve, numri i trajtimi të lazerit që është i nevojshëm mund të variojë nga 2 në 10 e më shumë.

Terapia e lazerit gjithashtu është përdorur për venat varikoze të vogla dhe venat merimangë.

Lezionet e pigmentuara

Lezionet e pigmentuara që mund të trajtohen përfshijnë: pikat e moshës ose të solarit; keratozat e pigmentuara dhe ato të shkaktuara nga dielli.

Tatuazhet

Parimi i heqjes së tatuazheve nëpërmjet lazerit është pothuajse i njëjtë me atë të heqjes së lezioneve të pigmentuara, por gjatësia e valëve të dritës duhet të ndryshojë në varësi të ngjyrave të ndryshme të pigmenteve të përdorura në tatuazh. Në përgjithësi, bojërat e tatuazheve të bëra në shtëpi dhe ato me ngjyrë të zezë i përgjigjen më shpejt terapisë së lazerit. Tatuazhet e bardha nuk i përgjigjen shumë shpejt trajtimit. E kuqja është relativisht e lehtë për t’u hequr, ndërkohë që e verdha dhe jeshilja janë më të vështira.

Lëkura që ka qenë e njollosur nga pircing në hundë ose injeksione të tjera, zakonisht përgjigjet më shpejt trajtimeve të lazerit.

Heqja e qimeve

Ndihma e lazerit për heqjen e qimeve është shumë efikase dhe afatgjatë. Ajo funksionon më mirë në qimet e trasha dhe të errëta, pasi këto absorbojnë më shumë dritë. Pjesa më e madhe e njerëzve zbulojnë se sasia e qimeve reduktohet me 70% ose më shumë pas trajtimit. Trajtimi i lazerit gjithashtu shmang mundësinë e ri-rritjes së qimeve. Ndryshimet e djersës zakonisht janë vënë re në zonat e trajtuara.

Shenjat e plakjes

Lazeri është përdorur edhe ndaj shenjave të moshës të shkaktuara nga dëmtimi i diellit. Shenjat e moshës përfshijnë rrudhat. Lazeri është gjithashtu efektiv edhe për aknet e fytyrës. Nëpërmjet këtij trajtimi, fytyrës i duhet më pak kohë për t’u shëruar.

Trajtimi i lazerit është efektiv dhe është një procedurë më e rafinuar nga çka qenë më parë, por akoma nuk rekomandohet për njerëzit me lëkurë të yndyrshme ose të pigmentuar, pasi mund të ndryshohet pas trajtimit toni i lëkurës.

Terapia fotodinamike

Terapia fotodinamike funksionon duke u aplikuar në zonën e prekur. Kjo terapi shpesh është përdorur për të trajtuar pikat e diellit dhe kancerin sipërfaqësor të lëkurës, siç janë qelizat bazale karcinoma.

A ka ndonjë efekt anësor terapia e lazerit?

Menjëherë pas terapisë së lazerit do të ketë skuqje dhe ënjtje në zonën e trajtuar dhe mjeku ose specialisti do t’ju këshillojë që të qëndroni të qetë, derisa situata të përmirësohet.

Në njerëzit me lëkurë të errët, terapia e lazerit mund të shkaktojë humbjen e pigmentit të lëkurës, që zgjat për disa muaj. Terapia e lazerit mundet gjithashtu të irritojë fytyrën dhe të shkaktojë dermatitin ose aknet.

Në raste të rralla, terapia e lazerit mund të shkaktojë djegie sipërfaqësore ose infeksione.

Terapia e lazerit mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit, për më shumë se një vit pas trajtimit, kështu që mundohuni që ta ekspozoni lëkurën e trajtuar sa më pak që të jetë e mundur dhe të përdorni kremrat e diellit, ashtu sikundër është rekomanduar nga mjeku ose specialisti.

Është gjithmonë një ide e mirë për të folur me mjekun ose specialistin rreth terapisë së lazerit.


Komentoni