Regjistrohu/Kyçu

Gripi i shpendëve: Mbrojtja e familjes

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur familjen tuaj nga gripi i shpendëve? Lexoni këto masa të thjeshta që mund të merrni për të shmangur marrjen dhe përhapjen e gripit të shpendëve–që njihet gjithashtu me emrin gripi pandemik (H1N1) dhe gripi A (H1N1).

Si përhapet virusi i gripit

Pikëzat: Virusi i gripit përhapet në pikëza që krijohen kur një person i infektuar teshtin ose kollitet. Ju mund të infektoheni nga këto pikëza, të cilat përmbajnë pjesë virusi.
Sipërfaqet e kontaminuara: Virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqet siç janë dorezat e dyerve. Nëse prekni me duar një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas me ta prekni sytë, hundën ose gojën, ju mund të infektoni veten me virus. Studimet kanë treguar se sasi të matshme të virusit të gripit mund të transferohen në duart e personit nga sipërfaqet e çelikut për mbi 24 orë dhe nga shamitë për pak minuta.

Higjiena e mirë

Edhe para se një person të tregojë simptoma të gripit, virusi i gripit mund të jetë ngjitës dhe të përhapet, duke infektuar njerëzit përreth – kështu që është e rëndësishme që gjithmonë të ndiqni këto masa të mira higjienike. Këto masa jo vetëm që do të ndihmojnë për mbrojtjen nga gripi i shpendëve, por edhe nga viruset e gripeve të tjera, të tilla si gripi i njeriut apo i shpendëve.

Teshtini në një shami

Gjithmonë teshtini në një shami dhe sigurojuni që të mbuloni hundën dhe gojën. Pas kësaj hidheni shaminë në koshin e plehrave. Nëse nuk keni shami, teshtini në mëngë, por asnjëherë në duar.

Lani shpesh duart tuaja

Lani shpesh duart me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjes ose teshtitjes.

Përdorni larës duarsh

Kur nuk mund t’i lani duart me sapun dhe ujë, përdorni një larës duarsh, që mbahet gjithmonë në çantë dhe që dezinfekton duart. Këto janë të pranishme në farmaci dhe supermarkete.

Shmangni prekjen e fytyrës

Shmangni prekjen e fytyrës, veçanërisht të gojës, hundës dhe syve. Kjo do t’ju ndihmojë në parandalimin e marrjes së virusit nga sipërfaqet e kontaminuara dhe në infektimin e vetes.

Maskat kirurgjike

Efektiviteti i maskës kirurgjike varet nga kualiteti. Ideja është që vendosja e maskës kirurgjike mund të reduktojë rrezikun e të qenit të infektuar nëpërmjet pikëzave dhe duhet të parandalojë prekjen e hundës ose gojës. Ekspertët nuk bien dakord mbi faktin nëse, maska ​​kirurgjike e veshur nga publiku i gjerë, mund të zvogëlojë në të vërtetë rrezikun e infektimit nga gripi i shpendëve.

Është gjithashtu e rekomandueshme që nëse keni grip dhe keni nevojë që të përdorni transportin publik, duhet të vendosni maskën për të frenuar marrjen e virusit.

Kur jeni të sëmurë

Qëndroni në shtëpi dhe limitoni kontaktin me njerëzit e tjerë për të shmangur infektimin e tyre. Nëse jeni sëmurë mos shkoni në punë ose shkollë.

Qëndroni larg njerëzve të sëmurë

Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.

Kujdesuni për fëmijët

Tregojuni vigjilentë ndaj shenjave dhe simptomave të gripit tek fëmija juaj. Këto përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, ethet, dhimbjet e trupit dhe të muskujve, dhimbjen e fytit, rrjedhjen e hundëve dhe lodhjen. Mësojini atyre masat e higjienës, siç janë larja e shpeshtë e duarve dhe që të kolliten dhe teshtijnë në një shami. Nëse fëmija shfaqet i sëmurë dhe me simptoma të gripit, mbajini larg shkollës dhe kërkoni vëmendjen mjekësore.

Shmangni turmat

Gripi përhapet në vendet ku njerëzit janë në turma, kështu që përpiquni që të shmangni nëse është e mundur vendet e zhurmshme dhe me përqendrime njerëzish.

Shmangni dhënien e duarve dhe puthjet

Dhënia e duarve dhe puthja janë të dyja mënyra të transmetimit të virusit të gripit nga një person tek tjetri, kështu që mund të konsideroni shmangien e kontaktit të ngushtë.

Ilaçet antivirale

Nëse përjetoni simptomat e gripit, siç janë rrjedhja e hundëve, temperatura, ethet, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, lodhja dhe dhimbja e fytit, mjeku mund t’ju japë ilaçe antivirale p.sh. Relenza (zanamivir) ose Tamiflu (oseltamivin), që mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e sëmundjes. Këto janë më efektive nëse merren sa më shpejt që të jetë e mundur pas zhvillimit të simptomave, kështu që sigurojuni që të thërrisni mjekun sa më shpejt që të mundeni.


Komentoni