Regjistrohu/Kyçu

Pleuriti: Trajtimet (mjekimet)

Doktori e mjekon pleuritin duke u marrë me shkakun e saj. Infeksionet bakteriale trajtohen me antibiotikë. Nëse identifikohet ndonjë shkak tjetër atëherë edhe ai do të mjekohet.

Lehtësuesit e dhimbjeve mund të jepen për dhimbjet e kraharorit dhe, nëse keni lëng të tepërt në mushkërinë tuaj, mjeku juaj mund të heqë një sasi duke e tërhequr një pjesë prej saj me një gjilpërë të hollë.

Si mund ta ndihmoj veten?

  • Nëse ju kanë dhënë antibiotikë sigurohuni që të ndiqni të gjithë kurimin. Flisni me mjekun tuaj nëse ndjeni se mjekimi nuk po ju jep rezultat;
  • Nëse po kolliteni dhe nxirrni gëlbazë, ajo çka mund të ndihmonte do të ishte të pinit disa gota me ujë gjatë ditës për të holluar gëlbazën, nëse nuk iu kanë këshilluar ndryshe;
  • Dhimbja mund t’iu bëjë që të merrni frymë më thellë se zakonisht kështu që kujtohuni të merrni frymë fort 10 herë çdo orë edhe pse mund t’iu dhembë pak;
  • Përdorni një lagështues për të mbajtur ajrin e lagësht;
  • Qëndroni në shtrat derisa të keni marrë veten;
  • Lini duhanin nëse e pini.

Nëse dhimbja e kraharorit tuaj përkeqësohet, keni temperaturë të  lartë në mënyrë të vazhdueshme, ose ju filloni të kollitni lëngje të verdha, jeshile ose pështymë të gjakosur, atëherë duhet të takoni menjëherë mjekun.


Komentoni