Regjistrohu/Kyçu

Sinozitet (Sinusitet)

Sinozitet (Sinusitet) mund të rezultojnë nga infeksioni ose alergjia.

Sinuset

Sinus-et janë hapësira në kockat e kafkës që janë kryesisht plot me ajër. Funksioni i tyre ekzakt është i paqartë. Ato ndihmojnë që koka e njeriut të mos jetë shumë e rëndë dhe ndoshta luajnë një rol në qartësimin e të dëgjuarit.

Ka tre palë sinuse dhe një sinus sfeniodal, që është në qendër të kokës. Sinuset maksilare janë poshtë syve në çdo anë të hundës, sinuset frontale janë mbi sy dhe sinuset etmoide prapa syve. Çdo sinus ka një hapje të vogël ose tub që i lidh ato me pjesën e prapme të hundës.

Kanali i sinuseve prodhon një fluid të pastër-mukus-që i pastron ato nga materialet e padëshirueshme. Ky fluid kalon nëpërmjet kanaleve në pjesën e prapme të hundës dhe fytit nga ku gëlltitet. Kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse ne nuk jemi të interesuar shumë për këtë. Kur fluidi prodhohet me shumicë atëhere kthehet në gëlbazë ose rrufë. Kjo mund të sjellë një irritim kronik të fytit që njihet me emrin rrufa postnazale.

Shkaqet e sinoziteve (sinusiteve)

Ka 2 shkaqe kryesore të shtimit të prodhimit të mukusit: infeksioni dhe alergjia.

Meqenëse vrimat që vazhdojnë nga sinus-et janë të vogla, ato mund të bllokohen lehtë. Kur kjo ndodh, presioni në sinuse rritet duke shkaktuar simptoma që mund të variojnë nga një ndjenjë e lehtë kongjestioni, si një e ftohur tipike, në dhimbje të ndryshme. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe reduktim dëgjimi ose bllokim i veshëve. Kjo sepse tubi Eustakian, që lidh veshin e mesëm me pjesën e prapme të hundës bllokon vrimat e sinuseve.

Infeksionet mund të variojnë nga sëmundje virale te infeksione të ndryshme bakteriale. Në këto raste mukusi trashet dhe bëhet zakonisht në ngjyrë të gjelbër ose të verdhë. Shpesh është i nevojshëm trajtimi me antibiotikë. Një komplikim i rrallë mund të jetë përhapja e infeksioneve në strukturat e afërme si sy dhe tru, që është një komplikim serioz i infeksioneve të patrajtuara të sinus-eve.

Reaksionet alergjike të tilla si rrufa shfaqen shpesh në stinën e pranverës kur prodhimi i poleneve alergjikë është i lartë, por mund të ndodhë në çdo kohë si rezultat i reagimit ndaj një varieteti gjërash, përfshirë pluhurin e shtëpisë dhe kafshët.

Trajtimi i sinoziteve (sinusiteve)

Për ata që kanë rishfaqje të kongjestioneve të sinus-eve dhe infeksione, janë të vlefshme trajtime të ndryshme. Ndonjëherë edhe operacioni është i nevojshëm për të përtharë sinus-et e bllokuara, ose për të zmadhuar kalimet e sinus-eve. Kjo zakonisht bëhet duke përdorur një endoskop (një tub fleksibel i hollë me një dritë) që futet në hundë. Ata që kanë alergji mund të ndihmohen me spraje hundore që largojnë reaksionet alergjike. Në ndihmë mund të vijnë edhe përdorimi i tabletave antihistamike, kryesisht i atyre të reja që kanë pak ose aspak efekte anësore. Sprajet hundore saline janë gjithashtu të përdorshme në lehtësimin e kongjestioneve hundore.

Nëse keni ndjenjën e bllokimit në kokë, marrja e lehtësuesve të thjeshtë si aspirina ose paracetamoli dhe inhalatorët nëpërmjet avullit mund të jenë të mjaftueshme. Por nëse keni dhimbje në fytyrë apo kokë, ose keni prodhim gëlbaze pa ngjyrë, kërkoni ndihmë mjekësore.


Komentoni