Është e vështirë për të imagjinuar se problemet e shëndetit vijnë nga prania e madhe e gjakut. Policitemia ndodh kur ka shumë qeliza të kuqe në sistemin tuaj të gjakut. Kjo e bën gjakun më të trashë. Kjo ndikon edhe në ngadalësimin e qarkullimit.
Qelizat e kuqe të gjaku-t mbajnë oksigjen dhe ndonjëherë trupi bën një sërë përpjekjesh për të kompensuar situatat kur ka mungesë oksigjeni. Këto situata përfshijnë jetesën në vende të larta (ku ka më pak oksigjen në ajër), disa sëmundje zemre dhe probleme mushkërie. Shumë duhanpirës kanë një shkallë të lehtë të këtij lloji të njohur si policitemia “e dytë”.
Policitemia prodhon një variacion të gjerë simptomash të cilat rriten në çdo pjesë të trupit. Ndër simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e kokës, dobësia, kruarja e lëkurës, marramendja, vështirësitë në frymëmarrje dhe paqartësia në shikim. Gjithashtu, tendencat për të rrjedhur gjak janë të zakonshme. Komplikimi më i rëndësishëm është tromboza (mpiksja e gjakut).
Disa njerëz me policitemi kanë një pamje shumë dalluese. Fytyra e tyre mund të ketë një shenjë me ngjyrë blu në të kuqe. Kjo është veçanërisht e dallueshme në buzë, faqe dhe në majën e hundës. Kjo mund të jetë një pamje shumë befasuese dhe ata që e vuajnë shpesh akuzohen për përdorim të alkoolit. Trupi nuk preket nga kjo pamje, por duart dhe këmbët mund të kenë një ngjyrë të ngjashme.
Trajtimi i policitemisë varet nga ashpërsia dhe simptomat që ajo shfaq. Ndonjëherë heqja e gjaku-t ndihmon, megjithëse nëse kjo bëhet shpesh mund të rezultojë në mangësi të hekurit në trup. Ilaçe të veçanta si hydroxyurea dhe ilaçet e imunoterapisë, janë tani në dispozicion për të ulur aktivitetin e indeve që prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.
Komentoni