Regjistrohu/Kyçu

Hemofilia: Llojet e ndryshme të gjakrrjedhjes

Personi me hemofili mund të përjetojë probleme gjakderdhjeje në çdo pjesë të trupit nga njëri moment në tjetrin.  Pjesët ku ndodh gjakderdhja dhe frekuencat ndryshojnë nga njëri individ në tjetrin.

Gjaku, për ato që vuajnë nga  hemofilia e rëndë, mund të jetë shkak i disa traumave, por pjesa më e madhe e tyre shfaqen si spontane. Disa pjesë të trupit mund të jenë më të ndjeshme ndaj lëndimeve, në krahasim me disa të tjera si gjuri, bërryli dhe kyçet e këmbëve, dhe kështu gjakderdhjet në këto vende janë më të zakonshme.

Personi me  hemofili të rëndë zakonisht nuk vuan shumë gjakderdhje. Gjakderdhja në nyje është problematike.

Personi me  hemofili të lehtë zakonisht ka probleme me gjakderdhjen pas një traume të madhe, heqje dhëmbësh ose operacioni.

Prioriteti i parë: Trajtimi

Në momentin që një gjakderdhje është dyshuese duhet menjëherë që t’i jepet trajtimi. Vetëm nëse gjakderdhja vjen nga një prerje e vogël sipërfaqësore, trajtimi duhet të përfshijë futjen e faktorit koagulues që mungon (terapi zëvendësuese). Ky trajtim do të jepet nga personi me hemofili, prindi ose profesionisti me eksperiencë.

Derisa personi me hemofili dhe familja e tij të kenë fituar eksperiencë në dallimin e gjakderdhjeve potencialisht serioze nga ato të vogla, duhen këshilla nga ekspertë të mjekësisë. Prindërit duhet të sigurohen që fëmijës po i jepet mjekimi i shpejtë.

Përballja me tipe të ndryshme gjakrrjedhjeje

Prerjet e jashtme dhe abrazicionet

Prerjet sipërfaqësore nuk përbëjnë problem. Prejet e vogla zakonisht ndalojnë vetë së rrjedhuri gjak, por në shumicën  e rasteve një fashë e vogël ose leokoplast do të ndalojë gjakun dhe ndihmojë në shërim. Mbajtja e thatë e plagës ndihmon në shërim. Gjakderdhja nga abrazicioni ose prerjet e mëdha mund të përmirësohet nga vënia e një pambuku nën një leokoplast të qëndrueshëm.

Prerjet dhe abrazicionet në sipërfaqet me lagështi

Prerjet e vogla në gojë ose gjuhë mund të rrjedhin gjak  për disa ditë dhe për këtë duhet përdorur terapia e zëvendësimit. Tabletat e acidit Tranexamic (Cyklokapron) mund të rekomandohen nga hematologjisti. Ky ilaç ndihmon në ruajtjen e çdo mpiksjeje që formohet dhe limiton gjakun. Fillimisht, mbajtja e një cope akulli të butë mund të ndihmojë. Të ftohtat, ushqimet e buta, rekomandohen derisa gjaku të ketë pushuar. Ri-gjakderdhja mund të ndodhë 7-8 ditë pas terapisë zëvendësuese. Nganjëherë, kërkohet një doze e mëtejshme.

Hemorragjia e indeve të buta

Të nxirat ose gërvishtjet janë të zakonshme tek hemofilia dhe nuk janë të rrezikshme dhe as të dhimbshme. Këto variojnë nga përmasat dhe shfaqen si një pjesë e ngritur në ngjyrë blu- lejla. Terapia zëvendësuese rrallë është e nevojshme dhe vendosja e një pakete akulli, e mbeshtjellë me peshqir, për të ndaluar kontaktin direkt me lëkurën, do të kufizojë masën e nxirjes.

Lëkura e ballit dhe e kokës është shumë e furnizuar me gjak dhe të nxirat në këtë pjesë mund të zmadhohen shpejt dhe të kërkojnë terapi zëvendësimi. Nëse masa e të nxirës rritet, kërkohet këshillë mjekësore.

Disa të nxira sipërfaqësore ndonjëherë mund të jenë tipar i një hemorragjie të thellë të muskulit, e cila duhet të konsiderohet si rrezik dhe mund  të jetë e dhimbshme. Kjo zakonisht ndodh në muskujt e pjesës së poshtme të stomakut /ijes dhe në muskujt e parakrahut, kofshës dhe pulpës. Nëse lihen pa u trajtuar, mund të çojnë në dëmtim të nervave dhe paralizë të mundshme të muskulit dhe atrofi.

Terapia zëvendësuese dhe imobilizimi janë të rekomanduara. Njëkohësisht, kur dhimbja të ketë pushuar rekomandohet edhe fizioterapia.

Nëse një rrjedhje gjaku dyshohet në ije ose në brendësi të dorës, ka mundësi që nervi ose ena e kompresuar të mos jetë trajtuar siç duhet. Çdo rrjedhje e dyshimtë në ije duhet gjithashtu të trajtohet në spital.

Hemorragjia e nyjeve

Hemorrogjitë e nyjeve janë komplikacionet e vetme të  hemofilisë së rëndë dhe mund të rezultojnë në  artrit kronik. Edhe pse jo të rrezikshëm për jetën, nuk duhet të lihen kurrë pa u trajtuar, sado të vogla që të duken. Hemorragjitë janë të shoqëruara me dhimbje, me mos dëshirë për të lëvizur pjesën e prekur, ngrohtësi dhe ënjtje. Nëse lihet pa u trajtuar, membrana rreth pjesës do të shkaktojë dhimbje të rëndë.

Nxitja, terapia zëvendësuese adekuate dhe çlodhja e gjymtyrëve janë të nevojshme dhe shumë shpejt do të reduktojnë ënjtjen dhe dhimbjen. Në pamundësi për ta trajtuar menjëherë, ato do të shkatërrojnë gradualisht sipërfaqet e lëmuara që do të rezultojnë më pas në artrit. Një program fizioterapie, sapo dhimbja dhe ënjtja të bien, është e rëndësishme.

Gjaku në urinë

Ky komplikacion ndodh vetëm në rastet e hemofilisë së rëndë. Një goditje në pjesën e poshtme të kurrizit mund të rezultojë në gjakderdhje të njërës ose të dy veshkave. Mund të jetë e dhimbshme, kur mpiksja fillon të formohet dhe ndoshta të bllokojë hapësirën midis veshkës dhe fshikëzës. Terapia  zëvendësuese nuk e ndalon gjakderdhjen dhe duhet të kryhet vetëm në mbikqyrje të veçantë.

Gjakderdhje e brendshme

Gjakderdhja nga stomaku ose zorrët, në mushkëri ose në të tjera organe, është një tipar i pazakontë i hemofilisë. Nëse ndodh, është rezultat i ndonjë problemi tjetër dhe duhet të kërkohet këshilla mjekësore.

Lëndime të kokës

Një goditje e rëndë në kokën e një personi me hemofili duhet të konsiderohet si rrezik serioz dhe personi duhet çuar menjëherë në spital. Hematologjisti duhet të kontaktohet. Nëse nuk trajtohet, mund të ndodhë një hemorragji në kokë e cila shkakton dëmtim të trurit ose vdekje.

Lëndimet në sy

Nëse trauma në sy ndodh, kërkohet trajtim i menjëhershëm.

Hemorragjia në fyt dhe qafë

Nëse mjekimi nuk merret menjëherë, ka rreziqe potenciale si ënjtje që mund të pengojnë hapësirat e ajrit. Grykët, dhimbja e fytit ose kolla e rëndë e shoqëruar me bronkit mund të paraprijnë një gjakderdhje në fyt. Megjithatë, rrjedhja e gjaku-t në këto zona mund të ngatërrohet me shytat.  Duhet treguar kujdes në diagnostikim.

Gjakderdhja në hundë

Gjakderdhjet në hundë janë ndonjëherë spontane dhe të shoqëruara me një “ftohje në kokë”, ethe ose thjesht shfryrje të fortë të hundëve. Për të ndaluar gjakun është i mjaftueshëm mbajtja e një cope akulli në hundë për 5 minuta. Personi duhet të shtrihet, duke mbajtur hundën, në mënyrë që nëse pak gjak kalon në fyt të nxirret jashtë edhe jo të gëlltitet. Nëse gjaku vazhdon, duhet kërkuar terapia zëvendësuese, lazeri ose ndihma profesionale.


Komentoni