Kur gjaku mpikset në ndonjë venë në thellësi të trupit, kjo gjendje quhet trombozë e thellë venoze (DVT). Ky lloj problemi më së shpeshti paraqitet në venat e këmbëve. Edhe pse është dukuri e shpeshtë, ndonjëherë ajo mund të jetë e rrezikshme, nëse trombet shkëputen dhe kalojnë në qarkullim të gjakut.
DVT ndodh kur procesi normal i koagulimit që ndalon gjakderdhjen nga një enë gjaku dëmtohet kur nuk duhet. Ekzistojnë një sërë faktorësh rreziku për DVT-në:
Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës.
Disa operacione kanë një rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht operacioni i madh i barkut dhe operacionet që zëvendësojnë problemet e nyjeve të mëdha të tilla si gjunjtë.
Njerëzit të cilët rrinë shtrirë për kohë të gjatë janë në një rrezik në rritje ndaj DVT-së. Gjithashtu, kohëve të fundit ju është kushtuar një vëmendje fluturimeve të gjata me avion dhe udhëtimeve me makinë, të cilat rrisin rrezikun e DVT-së.
Duke përfshirë këtu dëmtimet si p.sh. thyerja e këmbës.
Shembujt përfshijnë disa lloje të kancerit, atakut të zemrës, disa sëmundje autoimune dhe disa gjendje të trashëguara.
Pesha e madhe trupore rrit rrezikun e koagulimit të gjakut.
Gjaku ka më shumë mundësi që të pësojë koagulimin kur jeni shtatzënë. Kjo sepse faktorët e koagulimit janë në rritje. Gjatë lindjes, enët e gjakut mund të dëmtohen. Ky është një faktor tjetër që rrit rrezikun e koagulimit. Në periudhën direkt pas lindjes, rreziku i DVT-së është më i lartë sesa gjatë shtatzënisë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e lindjeve cezariane.
Kombinimi i pilulave kontraceptive dhe terapisë së zëvendësimit të hormoneve (gjithashtu e quajtur terapia hormonale) rrit rrezikun e DVT-së. Gjithsesi, DVT-ja është më e mundur që të ndodhë kur femra është shtatzënë sesa kur ajo është duke përdorur pilulat kontraceptive.
Duhani rrit rrezikun e DVT-së.
Njerëzit të cilët kanë patur DVT-në kanë një rrezik më të lartë të ripërsëritjes së DVT-së sesa njerëzit pa asnjë histori DVT-je.
DVT-ja jo gjithmonë shkakton simptoma. Simptomat bëhen të dukshme kur ato përkeqësohen dhe zhvillohen, si p.sh. shkaktojnë ënjtje dhe dhimbje në këmbë. Zona mund të ndihet e ngrohtë dhe e kuqe dhe personi mund të ketë një temperaturë të lehtë.
Nëse mjeku dyshon se ju keni DVT-në, ai do t’ju bëjë pyetje dhe më pas ekzaminimin. Mund të përjetoni kontrollin nëpërmjet një ultratingulli dhe mundësisht edhe nëpërmjet një testi gjaku. Shumë rrallë, këto teste nuk japin informacionin e duhur.
Nëse antikoaguluesit ose procedurat trombolitike nuk janë të mundshme ose nuk e kanë efektin e duhur, mjeku mund të rekomandojë një trajtim alternativ:
• Filtër në vena cava (pajisje e vogël metalike, e cila vendoset përkohësisht për të kapur trombet dhe për të penguar kalimin e tyre në pjesët tjera të trupit);
• Ngritje dhe ngjeshje (ngritja e këmbës së prekur dhe përdorimi i një mjeti special ngjeshës, mund të ndihmojë në largimin e simptomave të trombozës së thellë venoze, siç janë ënjtja dhe dhimbja);
• Trombektomia venoze (në raste shumë të rralla nevojitet ndërhyrja kirurgjikale për të larguar një tromb në venat e thella).
Dy barnat kryesore antikoaguluese janë heparina dhe varfarina.
Për të reduktuar rrezikun e DVT-së, mjekët zakonisht japin mjekime. Nëse do të bëni një fluturim të gjatë, masat e mëposhtme janë të rekomandueshme dhe duhet të merren në konsideratë:
Nëse jeni të shqetësuar kërkoni këshillë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur.
Komentoni