Regjistrohu/Kyçu

Kanceri oral (i gojës)

Kanceri përkufizohet si rritja e pakontrolluar e qelizave, të cilat pushtojnë dhe dëmtojnë materialin rreth tyre. Kanceri oral shfaqet si një pjesë shtesë në gojë, dhimbja e së cilës nuk largohet. Kanceri i gojës, i cili përfshin atë të buzëve, gjuhës, faqeve, pjesë poshtë gjuhës dhe qiellzës, mund të rrezikojë dhe jetën nëse nuk kapet herët dhe kurohet.

Cilat janë simptomat e kancerit?

Simptomat më të rëndomta të kancerit përfshijnë:

  • Fryrje të pjesës së brendshme të gojës, gunga, masa të fryra në gojë dhe tek mishrat e dhëmbëve, pjesë të ngrëna të buzëve, mishit të dhëmbëve apo pjesëve të tjera të buzëve;
  • Shfaqjen e pllakëzave të bardha ose të kuqe, ose të bardha në të kuqe tek mishrat e dhëmbëve;
  • Gjakosje e pashpjegueshme e gojës;
  • Mpirje e pashpjegueshme, humbje e ndjeshmërisë ose dhimbje në çdo pjesë të fytyrës , gojës, faqeve, qafës apo veshëve. Pjesë që dhembin në fytyrë, qafë ose gojë të cilat rrjedhin gjak lehtësisht dhe nuk shërohen për më pak se dy javë;
  • Një ndjesi e dhimbshme sikur diçka ka ngelur në pjesën e  pasme të fytit;
  • Vështirësi në përtypje, në gëlltitje, në të folur ose në të lëvizurin e nofullave dhe gjuhës;
  • Ashpërsi në gojë, fyt të gërvishtur, ose ndryshim i zërit (veçanërisht  të folur të ngatërruar, të shpejtë);
  • Dhimbje veshi;
  • Ndryshim në mënyrën e bashkimit të dhëmbëve;
  • Rënie drastike në peshë;
  • Një masë pa formë që shfaqet në qafë;
  • Nëse vini re ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni menjëherë me një doktor për të bërë kontrolle.

Kush preket nga kanceri oral?

  • Duhanpirësit. Ata që pinë cigare, puro apo duhan me llullë kanë 6 herë më shumë mundësi që të preken nga kanceri i gojës.
  • Përdoruesit e duhanit jo të djegshëm. Ata që përtypin duhan rrisin rrezikun e kancerit të gojës apo kaviteteve.
  • Konsumi i tepruar i alkoolit.  Kanceri oral është rreth 6 herë më i pranishëm tek përdoruesit e alkoolit sesa tek jo përdoruesit. Edhe pse nuk krahasohet me duhanin si shkaktar i kanceri oral, kombinimi i të dyjave, përbën rrezik më të lartë për shfaqjen e kancerit oral, sesa secili faktor më vete.
  • Historiku i familjes në lidhje me kancerin.
  • Një dietë e varfër.
  • Të pirët e kanabisit (marijuanës)

Është e rëndësishme të vëmë në dukje se rreth 25% e rasteve me kancer oral, shfaqen jo tek duhanpirësit por tek ata që pinë vetëm alkool me raste. Tek këta njerëz, shkaktari mund të jetë një infeksion viral. Virusi i Papilomës njerëzore (një virus që prek lëkurën dhe mukozën) është zbuluar të jetë i pranishëm në më shumë se 36% të rasteve me kancer oral. Ky nuk është i njëjti virus përgjegjës për kancerin në qafën e mitrës.

Prania e një infeksioni oral bashkë me këtë virus, e rrit rrezikun e kancerit oral 14.6 herë më shumë.
Gjithsesi prania e këtij virusi tek kanceri oral, tregon për një prognozë(vazhdimësi) më të lehtë të sëmundjes. Kjo përfshin një shans të ulët për kancer dhe gjithashtu për vdekje nga sëmundjet që vijnë nga duhani (sëmundjet e zemrës dhe mushkërive).

Cilat janë shanset e mbijetesës për njerëzit me kancer oral?

Shkalla e mbijetesës, sipas gradës së sëmundjes është si më poshtë:

  • Faza e parë: 80%-85%
  • Faza e dytë: 60%-75%
  • Faza e tretë:35%-66%
  • Faza e katërt: 15%-30%
Shanset e mbijetesës nga 5 deri në 10 vjet, për të gjitha fazat e sëmundjes, janë respektivisht 56% dhe 41%.

Si diagnostikohet kanceri oral?

Dentisti juaj duhet të bëjë dhe një skanim për kancerin oral, si pjesë e kontrollit rutinë. Më saktësisht duhet të shohë për çdo masë të çrregullt, në qafë, kokë, fytyrë dhe gojë. Kur ju kontrollon gojën, dentisti juaj duhet të shohë për ndonjë parregullsi si dhe për secilën nga simptomat që përmendëm më sipër.
Dentisti duhet të praktikojë një biopsi të gojës nëse sheh diçka të dyshimtë. Ky proces ka të bëjë me marrjen e  materialit të dyshimtë për ta analizuar. Nëse gjendja është akoma më e dyshimtë, ai ose ajo, duhet t’ju rekomandojë të bëni një biopsi të kokës. Kjo procedurë zakonisht kërkon aneztesi lokale dhe mund të kryhet nga dentisti ose një specialist. Këto kontrolle janë të domosdoshme pasi ndihmojnë që kanceri të kapet herët, pa u zhvilluar dhe shpërndarë.

Si trajtohet kanceri oral?

Kanceri oral trajtohet zakonisht me operacion ose me rreze në fazën e tij të parë. Në rastet kur ka përparuar, një kombinim i të dyja teknikave, është trajtimi më i zakontë. Zakonisht në një fazë të përparuar, përdoret dhe kombinimi i rrezeve dhe kemioterapisë, pa operacion.

Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar kancerin oral?

Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të parandaloni kancerin oral:

  • Mos pini duhan ose nënproduktet e tij;
  • Pini alkool në mënyrë modeste (shmangni të pirët e shpeshtë të tij);
  • Hani ushqim të balancuar, veçanërisht me perime që kanë vtaminë A;
  • Zvogëloni sa më shumë të ndenjurit në diell. Ekspozimi i vazhdueshëm në diell rrit rrezikun për kancer tek buzët, veçanërisht të poshtmen. Kur rrini në diell përdorni kremra ose vajra me faktorë mbrojtës kundër rrezeve ultravioletë;
  • Duke qenë se lidhet dhe me virusin e Papilomës, të rinjtë që bëjnë seks oral kanë më shumë mundësi të preken nga kancerioral;
  • Shmangni marijuanën.

Ju mund të luani një rol kryesor në zbulimin e hershëm sa më parë të kancerit duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

  • Bëni kontroll të vetes të paktën një herë në muaj. Duke përdorur dritë të fortë dhe pasqyrën, kontrolloni veten për çdo parregullsi në gojë. Sigurohuni që të kontrolloni mirë secilën pjesë të gojës. Kontrolloni dhe deri tek pjesa e fytit. Me gjuhë, kontrolloni për gunga ose pjesë të fryra mishi në gojë. Prekni qafën për të parë nëse ka ndonjë nyje të fryrë në anët e saj. Telefononi menjëherë dentistin nësë zbuloni diçka ose nëse ndjeni një nga simptomat që përmendëm më sipër.
  • Shkoni rregullisht tek dentisti. Edhe pse ju mund të bëni një kontroll rigoroz të vetes, disa pika janë të vështira për tu parë ose ndjerë. Shoqata Amerikane e Kancerit, këshillon skanime për kancerin oral çdo 3 vjet për personat mbi 20 vjeç dhe çdo vit për ata mbi 40. Kërkojini dentistit të bëjë një kontroll për kancer oral, pasi një kapje e shpejtë e sëmundjes, rrit mundësinë e trajtimit të saj.


Bejtulla 19/10/2021

Mfalni deshta me ju vet une kam ba teste te gjakut crp dhe krejt analiT e gjakut mkan dal mir po po me gjeg goja dhe kadeniher po mpihet qiellza

Komentoni