Një tejkalim i neuroneve (qelizave nervore) është përgjegjëse për zgjerimin anormal të trurit. Kjo është studiuar në fëmijërinë e hershme tek shumë fëmijë me autizëm, sugjeron një studim në SHBA (JAMA 2011; 306: 2001-10).
Një studim i indeve të marra pas vdekjes nga 7 djem të moshës 2-16 vjeçare me autizëm tregoi se ata kishin 67 % më shumë neurone në një pjesë të trurit të njohur si lëvore paraballore në krahasim me 6 fëmijët meshkuj dhe adoleshentë pa autizëm. Korteksi paraballor është zona e trurit që ndodhet menjëherë prapa ballit.
Fëmijët me autizëm i kishin peshat e trurit në krahasim me fëmijët normal me një diferencë prej vetëm 0.2 % më shumë, bazuar kjo tek kontrollet dhe studimet e realizuara.
“Për shkak se neuronet kortikale (truri) nuk janë krijuar (pas lindjes), kjo gjendje patologjike rritet në numrin e neuroneve tek fëmijët autikë. Kjo tregon edhe shkaqet e paralindjes”, thanë autorët.
Në një editorial, psikiatrit amerikanë dhanë të dhënat, së bashku me përparimet e tjera, që mund të përcaktonin se: “kërkimet autike më në fund janë duke sjellë një ndryshim” (JAMA 2011; 306: 2031-2).
Komentoni