Regjistrohu/Kyçu

Ndryshimet e sjelljes dhe demenca

Ndryshimet e sjelljeve tek njerëzit me demencë janë shumë të zakonshme. Ky element mund të krijojë një stres të madh në familje dhe karrierë. Mund të jetë veçanërisht shumë dëshpëruese kur njerëzit sillen me personat e tyre më të dashur në një mënyrë shumë agresive.

Pse ndryshojnë sjelljet?

Ekzistojnë shumë arsye se përse sjelljet e një personi mund të ndryshojnë. Demenca është rezultat i ndryshimeve që fillojnë në tru dhe prekin memorien e personit, humorin dhe sjelljen. Ndonjëherë sjelljet mund të jenë të lidhura me këto ndryshime që fillojnë në tru. Në rrethana të tjera mund të ketë ndryshime që ndodhin në mjedisin e një personi, në shëndetin e tyre ose në marrjen e ilaçeve që përkeqësojnë sjelljen. Ndoshta një aktivitet, siç është bërja e dushit është shumë e vështirë. Personi mund të mos ndihet fizikisht mirë. Demenca i prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Të kuptuarit se përse dikush është duke u sjellë në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë për të krijuar një ide se çfarë duhet të përballoni.

Nga duhet filluar

Gjithmonë diskutoni me mjekun shqetësimet në lidhje me sjelljen, i cili do të jetë i aftë për të kontrolluar nëse është një sëmundje fizike apo një parehati dhe në këtë mënyrë mund t’ ju japë disa këshilla. Mjeku do të jetë në gjendje për t’ju këshilluar nëse ekziston ndonjë sëmundje psikiatrike.

Përballimi

Përballimi me ndryshimet e sjelljes mund të jetë shumë e vështirë. Gjithmonë mbani mend se një sjellje e tillë nuk është e qëllimshme. Zemërimi dhe agresioni shpesh i është drejtuar pjesëtarëve të familjes dhe  kolegëve të punës, sepse ato janë më të afërmit. Sjellja është jashtë kontrollit të personit dhe mund të jetë mjaft e frikshme.

Çfarë duhet provuar

  • Një ambjent i qetë, pa stres në të cilën njerëzit me demencë parapëlqejnë dhe që ndihmon për të shmangur disa vështirësi sjelljeje.
  • Mundojuni që ta mbani ambjentin përreth shumë familjar. Njerëzit me demencë mund të mërziten nëse ato e gjejnë veten e tyre në një situatë të çuditshme ose ndërmjet njerëzve të panjohur, pasi ato mund të konfondohen dhe nuk do të jenë në gjendje për të vepruar siç duhet. Frustrimi që personi nuk mund të takojë njerëzit që priste për të takuar mund të jetë shumë ndikues në ndryshimin e sjelljes.
  • Mundojuni të mos ta merrni çështjen personale.
  • Mundojuni të mos ngrini zërin.
  • Flisni ngadalë dhe me qetësi.
  • Përpiquni të mos bëheni provokues.
  • Shmangni dënimet. Personi mund të mos mbajë mend ngjarjen dhe nuk do të jetë i aftë për të mësuar nga dënimi.
  • Nëse sjellja bëhet e papërballueshme, nuk është mirë për të ushtruar dhunë fizike. Në të kundërt telefonojini një miku ose fqinji për suport.

Agresioni

Ai mund të jetë fizik, siç është e goditura, ose verbale siç është gjuha abuzive. Sjelljet agresive janë zakonisht një përshkrim i acarimit, frikës dhe frustrimit.

Çfarë duhet provuar

  • Agresioni mund të vijë si rezultat i frustrimit. Mbyllja e derës mund të parandalojë agresionin, por mund të rezultojë në një rritje të frustrimit.
  • Aktiviteti dhe të ushtruarit fizik mund të ndihmojnë.
  • Shpjegoni personit veprimet që jeni duke bërë, p.sh. jam duke ju ndihmuar për të hequr xhaketën. Kjo mund të shmang ndjenjën e agresionit dhe të vetëmbrojtjes.
  • Kontrolloni nëse sjellja agresive lidhet me nevojën e personit për të marrë atë që do. Nëse është kështu, mundojuni që ti ndihmoni.

Reagimet katastrofike

Disa njerëz me demencë reagojnë në mënyrë karastrofike dhe ndaj kritikës më të vogël. Kjo mund të përfshijë të bërtiturën, të qëlluarën, bërjen e akuzave të paarsyeshme, të qenit shumë të acaruar ose kokëfortë, të qarat ose të qeshurat e pakontrolluara dhe të papërshtatshme. Kjo tendencë është pjesë e sëmundjes dhe njihet me emrin “reagime katastrofike”.

Ndonjëherë reagimet katastrofike janë indikacionet e para të sëmundjes së demencës. Kjo mund të jetë një fazë kalimtare, që zhduket pasi sëmundja të avancohet, ose mund të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

Sjelljet katastrofike mund të jenë si rezultat i:

  • Stresit të shkaktuar nga kërkesa të shumta të papërballueshme;
  • Frustrimit  të shkaktuar nga keqinterpretimi i mesazheve; dhe
  • Një sëmundje  tjetër.

Kjo sjellje mund të shfaqet menjëherë dhe mund ti bëjë familjarët dhe kolegët që të ndihen të frikësuar. Megjithatë, zbulimi se përse këto sjellje shkaktohen mund të sjellë mirëkuptimin e të tjerëve. Mbajtja e një ditari mund t’ju ndihmojë për të identifikuar rrethanat në të cilat këto gjendje mund të ndodhin. Nëse kjo është e pamundur, mund të gjeni një mënyrë për të përballuar sjelljen.

Vetmia

Njerëzit me demencë shpesh mund të kërkojnë për diçka që ato mendojnë se ka humbur, dhe  mund të grumbullojnë gjëra për ti ruajtur.

Sjelljet e vetmisë mund të shkaktohen nga:

  • Izolimi. Kur një person me demencë është lënë mënjanë ose ndihet se është neglizhuar, ato mund të fokusohen plotësisht tek vetja e tyre.
  • Kujtimet e së kaluarës. Ngjarjet e së tashmes mund të përkeqësohen nga kujtimet e së kaluarës.
  • Humbja. Njerëzit me demencë vazhdimisht humbin pjesë nga jeta e tyre. Humbin miqtë, familjarët, të ardhurat, një jetë më kuptimplotë etj.
  • Frika. Frika e grabitjes është një tjetër gjendje që ato përjetojnë. Personi mund të fshehë diçka të çmuar, më pas të harrojë se ku e ka fshehur dhe më pas të fajësojë dikë tjetër për vjedhje.

Çfarë duhet provuar

  • Mësoni vendet e zakonshme ku këto persona fshehin gjërat, dhe nëse diçka humb kërkoni aty.
  • Sigurojuni që personi mund ta gjejë vetë rrugën e tij, pasi paaftësia e njohjes së mjedisit mund të jetë një problem për këtë gjendje.

Sjelljet e përsëritshme

Njerëzit me demencë mund të thonë ose të pyesin të njëjtën gjë disa herë. Ato gjithashtu mund të kapen pas një personi, duke e ndjekur atë gjatë gjithë kohës, madje edhe kur shkon në tualet. Këto sjellje mund të jenë shumë mërzitëse dhe acaruese.

Çfarë duhet provuar

  • Nëse shpjegimi ndonjëherë nuk ndihmon, atëherë duhet provuar shpërqendrimi. Ecja, ushqimi ose një aktivitet që i tërheq mund ti ndihmojë.
  • Mos i kujtoni personit faktin që ato sapo e bënë njëherë atë pyetje.
  • Lëvizjet përsëritëse mund të reduktohen duke i dhënë personit diçka tjetër në dorë, siç është p.sh. një top të butë.
  • Shprehja “Çfarë jam duke bërë sot”? mund të tregojë që personi ndihet i humbur dhe i pasigurt. Një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje mund ti ndihmojë ata.


Diellza 14/09/2018

Pershendetje deshta me ju pyte lidhur me demencen. Babin e kam me demence dhe ka dite qe eshte aktiv dhe pastaj ka 2-3 dite qe menzi ec ndihet shume i lodhur i pa fuqishem . A eshte kjo pjese e demences? ju flmmm

Komentoni