Demenca është termi i përdorur për të përshkruar simptomat e një sërë sëmundjeve që shkaktojnë një rënie progresive në funksionin e një personi. Është një term i gjerë që është përdorur për të përshkruar humbjen e memories, intelektit, racionalitetit, aftësisë sociale dhe të kuptuarit se çfarë duhet konsideruar një reagim normal emocional.
Pjesa më e madhe e njerëzve me demencë janë të moshuar, por është gjithashtu e rëndësishme për të mbajtur mend se pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar nuk e zhvillojnë demencën. Ajo nuk është një pjesë normale e plakjes. Demenca mund t’i ndodhë kujtdo, por është më e zakonshme pas moshës 65 vjeçare. Edhe njerëzit në moshën 40 dhe 50 vjeçare mund ta zhvillojnë demencën.
Ekzistojnë një sërë llojesh të demencës dhe secila prej tyre ka shkakun e vet. Disa nga format më të zakonshme të demencës janë:
Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës në rreth 50 dhe 70% të të gjitha rasteve. Ajo është një sëmundje progresive që prek trurin. Sëmundja shkakton shkëputjen e mesazheve brenda trurit, duke dëmtuar lidhjet ndërmjet qelizave të trurit. Ndërkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo pjesë të trurit, disa aftësi të caktuara humbasin.
Demenca vaskulare është e lidhur me problemet e qarkullimit të gjakut në tru dhe është forma e dytë më e zhvilluar e demencës. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të demencës vaskulare. Demenca vaskulare në raste të rralla shkaktohet nga infeksionet e valvulave kardiake dhe nga prania e një proteine në enët e gjakut të trurit që quhet amilioid e që në ndonjë rast shkakton dhe infarkte hemorragjike. Në disa raste, demenca vaskulare bashkëjeton me sëmundjen Alzheimer duke dhënë atë që quhet demenca mikse. Në këtë rast simptomat janë të rënda dhe progresive.
Sëmundja Parkinson është një çrregullim progresiv i sistemit nervor qendror që karakterizohet nga dridhjet, ngurtësia e gjymtyrëve dhe nyjeve, bllokimet e të folurit dhe vështirësitë në lëvizjet fizike. Më vonë disa njerëz mund të zhvillojnë demencën. Ilaçet mund të përmirësojnë smptomat fizike, por mund të shkaktojnë edhe efekte fizike siç janë halucinacionet, deluzionet, konfuzionet e përkohshme dhe lëvizjet anormale.
Trupat Levi janë depozitime proteinash që gjenden në trurin e personave të sëmurë me demencë. Simptomat e demencës janë të ngjashme me ato të sëmundjes Alzheimer. Këta pacientë shpesh kanë disa çrregullime të quajtura, çrregullime të gjumit REM (lëvizje të shpejta të syve), që përfshijnë ëndrra të dhunshme dhe lëvizje të shumta gjatë gjumit.
Ky është një grup sëmundjesh që karakterizohet nga degjenerimi i qelizave nervore në lobet frontale dhe temporale të trurit. Shkaku nuk është i njohur, por në disa raste kjo lloj demence është e lidhur me mutacion-e gjenetike. Në disa raste kjo merr formën e një sëmundjeje që quhet sëmundja e pikut dhe në këtë rast zonat e prekura të trurit kanë lëmshe fibrinioze të formuara nga një proteinë e quajtur proteina TAU. Sëmundja e pikut jep demencë progresive.
Sëmundja Huntington është e trashëguar, është një sëmundje degjenerative e trurit që prek mendjen dhe trupin. Ajo zakonisht shfaqet ndërmjet moshës 30 dhe 50 vjeçare dhe është e karakterizuar nga një rënie intelektuale. Simptoma të tjera përfshijnë ndryshimin e personalitetit, turbullimin e të menduarit dhe problemet psikiatrike. Nuk ekziston ndonjë trajtim që të mund të ndalojë zhvillimin e sëmundjes, por mjekimet mund të kontrollojnë çrregullimet lëvizëse dhe simptomat psikiatrike. Demenca ndodh në pjesën më të madhe të rasteve.
Pirja e shumtë e alkoolit, veçanërisht kur është e lidhur me një mungesë të vitaminës B1, mund të shkaktojë dëmtimin e trurit. Nëse ndaloni konsumimin e alkoolit mund të vini re përmirësime.
Kjo lloj demence është e parandalueshme. Rekomandohet që meshkujt nuk duhet të pinë më shumë se 4 pije standarte dhe femrat jo më shumë se 2 në ditë.
Pjesët më të prekshme të trurit janë ato të memories së përdorur për planifikimin, organizimin, gjykimin, aftësinë sociale dhe balancuese.
Ekzistojnë një sërë gjendjesh që prodhojnë simptoma të njëjta me demencën. Duke trajtuar këto gjendje, simptomat do të zhduken. Këto përfshijnë marrjen e disa vitaminave, mangësinë hormonale, depresionin, marrjen e tepërt të ilaçeve, infeksionet dhe tumor-et e trurit.
Është esenciale që një diagnozë mjekësore të bëhet në një fazë të hershme kur simptomat sapo shfaqen, në mënyrë që gjendja të jetë e kurueshme dhe të trajtohet në mënyrë korrekte. Nëse simptomat janë shkaktuar nga demenca, një diagnostikim i hershëm nënkupton akses në mbështetje, informacion, dhe njëkohësisht praninë e mjekimeve të përshtatshme.
Kjo do të varet nga shkaku i demencës, kështu që është e rëndësishme për të patur një diagnostikim mjekësor. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me rrezikun e trashëgimisë së demencës. Për këtë, konsultohuni me mjekun. Pjesa më e madhe e rasteve të demencës nuk janë të trashëgueshme.
Shenjat e para të demencës nuk janë menjëherë të dukshme. Simptomat më të zakonshme janë:
Deri më tani nuk ekziston një kurë parandaluese për demencën. Megjithatë, disa mjekime janë gjetur për të reduktuar disa simptoma.
Mbështetja është jetësore për njerëzit me demencë, dhe ndihma e familjarëve, miqve dhe kolegëve mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në menaxhimin e gjendjes.
Komentoni