Ethet ndodhin kur temperatura e trupit ngrihet mbi normalen. Temperatura normale e trupit është ndërmjet 36 dhe 37°C, por kjo mund të ndryshojë nga njëri person tek tjetri dhe nga njëra orë në tjetrën. Temperaturat ndërmjet 37.5°C dhe 38.2°C tregon një temperaturë të ulët ethesh. Një temperaturë e lartë ethesh është e pranishme kur temperatura në gojë është më e lartë se 38.2°C.
Metoda me të cilën temperatura matet mund të ndikojë gjithashtu në lexim. Ethet janë pranuar në përgjithësi që të jenë të pranishme tek fëmijët nëse:
- Temperatura e matur nën sqetull është më e lartë se 37°C;
- Temperatura orale (e gojës) është më e lartë se 37.5°C; ose
- Temperatura e zorrës së trashë ose veshit të mesëm është më e lartë se 38°C.
Çfarë i shkakton ethet?
Ethet rezultojnë nga “termostati” në rivendosjen e trupit në një temperaturë më të lartë se normalja. Kjo ndodh nëpërmjet lëshimit të kimikateve, kur sistemi imun është aktivizuar, në përgjithësi nga një infeksion bakterial ose viral. Ethet janë pjesë e reagimit të trupit për të luftuar infeksionin.
Imunizimi, djegiet e rënda nga dielli, sëmundja autoimune si artriti reumatoid dhe kushtet e tjera mund të shkaktojnë ndonjëherë ethe. Ekzistojnë gjithashtu edhe një numër tjetër faktorësh që mund të shkaktojnë një temperaturë më të lartë se normalja duke përfshirë aktivitetin fizik, stresin emocional dhe ovulacionin.
Si mund ta matim temperaturën?
- Shkundni merkurin në termometër, në mënyrë që ai të bjerë tek 35°C, ose shtypni “reset” tek një termometër dixhital;
- Vendosni pjesën e argjendtë poshtë sqetullës ose pjesën e hollë të termometrit. Është e rëndësishme që termometri të qëndrojë në vendin e duhur;
- Tek fëmijët e rritur ose tek të rriturit, termometri mund të vendoset edhe poshtë gjuhës, por bëni kujdes që të shmangen nga goditjest ose thyerjet;
- Lëreni termometrin për të paktën 2 minuta ose pasi termometri dixhital të japë sinjalin;
- Lexojeni termometrin duke e rrotulluar në mënyrë të kujdesshme ndërmjet gishtave tuaj dhe gishtit tregues. Temperatura matet duke parë nivelin e levizjes së zhivës e cila fillon të zhvendoset në mesin e termometrit. Nëse nuk mund ta lexoni këtë lloj termometri, mund të blini një termometër dixhital;
- Fshini termometrin me ujë me sapun ose antiseptik. Mos përdorni ujë të ngrohtë;
- Termometrat me bateri për matjen e veshit të mesëm janë gjithashtu në dispozicion. Ato vendosen në mënyrë të kujdesshme në kanalin e veshit. Avantazhi i termometrave të veshit të mesëm është që ato janë shumë të shpejtë, duke dhënë të dhënat brenda sekondave; megjithatë ato nuk janë gjithnjë të saktë.
Kur duhet të shkoj tek doktori
Foshnjat 6 muajshe ose më të mëdha duhen çuar tek mjeku nëse ato kanë ethe.
Nëse një foshnjë më e madhe se 6 muajshe ka ethe dhe nëse jeni të shqetësuar çojeni tek doktori. Raste të tjera të dërgimit të foshnjës menjëherë tek mjeku janë nëse foshnja:
- Duket shumë sëmurë;
- Ka dhimbje veshi;
- Ka ngurtësim të qafës;
- Nuk mund të përtypet normalisht;
- Ka një skuqje të lëkurës;
- Merr frymë më shpejt sesa normalja;
- Vjell;
- Urinon më pak sesa normalisht;
- Është shumë përgjumësh; ose
- Ka një fryrje (një pikë të butë mbi kokën e fëmijës).
Ndërkohë që fëmija juaj ka ethe, kontrollojini ato çdo 4–6 orë për simptomat e mësipërme dhe çojini ato tek doktori nëse është e pranishme ndonjëra prej tyre.
Thërrisni ose ktheni një të rritur me ethe tek doktori nëse ato:
- Kanë dhimbje të forta koke ose dhimbje qafe;
- Kanë dhimbje në të gjithë trupin (veçanërisht në veshë);
- Nuk kanë patur asgjë për të pirë për 8–10 orë ose kanë vjellë vazhdimisht;
- Kanë dëmtuar sytë e tyre nga drita;
- Kanë një skuqje të lëkurës;
- Nuk janë përmirësuar pas 48 orëve;
- Kanë vështirësi në të ngriturin nga gjumi; ose
- Duket sikur do të përkeqësohen ose ju ndiheni vërtet të shqetësuar.
Trajtimi i etheve
Ndiqni me kujdes këshillën e doktorit tuaj rreth kujdesit në shtëpi, ndryshimeve në gjendjen e personit dhe se çfarë duhet bërë nëse ato përkeqësohen. Nëse doktori mendon se një infeksion bakterial po shkakton ethe, duhet të merren antibiotikë. Gjithsesi, kini parasysh se shumë infeksione janë shkaktuar nga virusi, në të cilën trajtimi me antibiotikë nuk është efektiv.
Ethet me temperaturë të ulët zakonisht nuk janë të dëmshme dhe mund të ndihmojnë trupin që të eleminojë virusin. Kështu që, nëse nuk ka probleme të tjera prezente, doktori mund të këshillojë masa mbështetëse të tilla si pirje e shumtë e lëngjeve dhe pushim.
Nëse ju apo fëmija juaj ka ethe dhe ato bëhen shqetësuese dhe sidomos kur shoqërohen me të vjella, dehidratim ose probleme të gjumit, doktori juaj mund t’ju rekomandojë metodat e mëposhtme në mënyrë që të ndiheni më komod dhe të mundoheni që të reduktoni temperaturën.
- Mbani rrobat dhe batanijen në një minimum. Nëse po dridheni dhe keni ftoftë, mbulohuni me batanije derisa e dridhura të ndalojë, më pas largoni batanijen. E dridhura është një reagim trupor i zvogëlimit të të ftohtit;
- Shmangni ujin e ngrohtë ose batanijet elektrike. Sigurojuni që temperatura e dhomës është e përshtatshme;
- Hapni dritaret për ventilim por shmangni ajrin e ftohtë;
- Pini shumë lëngje të pastra–qëllimi është një gotë çdo një orë. Pijet e tilla si Gastrolite dhe Hidralite, të cilat ndihmojë për të zëvendësuar elektrolitet e trupit, mund të jenë të dobishme nëse keni të vjella ose diarre. Akulli është i dobishëm për fëmijët;
- Bëni një banjë të vakët. Mbushni një vaskë ose govatë me ujë të vakët dhe përdorni një fanellë, duke larë fytyrën, duart dhe qafën. Mos përdorni ujin e ftohtë, pasi mund të rrisë temperaturën e trupit duke shkaktuar të ngjethura;
- Ndryshoni ndrresat e shtratit dhe rrobat rregullisht;
- Nëse jeni madhor merrni aspirin, paracetamol ose ibuprofen për lehtësim;
- Fëmijët mund të marrin formulat e fëmijëve për paracetamolin (disa formula mund t’u jepen fëmijëve më shumë sesa një muajsh) ose ibuprofeni (disa formula mund t’u jepen fëmijëve më shumë sesa 3 muajsh, por pyesni doktorin tuaj për këshilla për foshnjat tuaja më të vogla sesa një vjeç). Pyesni doktorin ose farmacistin tuaj për këshilla për dozën e caktuar të fëmijës;
- Mos i jepni aspirinë foshnjave ose fëmijëve, me përjashtim të rasteve që është përcaktuar nga doktori.
Komentoni