Diarreja ndodh kur lëvizjet e zorrëve bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta se zakonisht ose të dyja së bashku. Të ndenjurat mund të përmbajnë mukus, qelb, gjak ose sasi të madhe yndyre. Diarreja shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të mëdha barku dhe dobësi të përgjithshme.
Diarreja vjen kur zorrët janë të paafta të absorbojnë lëngjet ose ato në mënyrë aktive sekretojnë lëngje.
Diarreja më shpesh shkaktohet nga viruset që kalojnë nga një person tek tjetri, ose nga konsumimi i ushqimeve dhe ujit të kontaminuar me viruse ose baktere.
Të tjera shkaqe të diarresë përfshijnë parazitët e zorrëve (p.sh. amebën), gjithashtu konsumimin e lartë të alkoolit, reaksionin nga ilaçe të caktuara, ose intolerancën ushqimore.
Disa sëmundje që ndikojnë në traktin digjestiv mund të shkaktojnë diarre dhe kjo është një simptomë e zakonshme edhe e sëmundjes së Crohn-it, koliti ulceroz, sindromës së irritimit të zorrëve, tumor-eve gastrointestinale dhe sindromës së keqabsorbimit, siç është sëmundja celiake (çrregullimi imun).
Parandalimi i dehidratimit është fokusi kryesor i trajtimit në fazat e para të diarresë. Kryesisht janë fëmijët dhe bebet ato që kanë dehidratim kur kanë diarre.
Për të luftuar dehidratimin pihet shumë ujë i pastër, i sheqerosur lehtësisht. Nëse keni të përziera, merrni lëngje shpesh dhe nga pak. Lëngjet e përshtatshme janë suprat me pak kripë, lëngjet e holluara të frutave etj. Është shumë e rëndësishme që lëngjet e frutave që përmbajnë sheqer të hollohen mirë. Evitoni çajin, kafenë, qumështin, kolën, pijet me dioksid karboni dhe alkoolin.
Në mënyrë alternative, pini një përzierje që zëvendëson humbjen e kripës dhe të sheqerit (p.sh. një solucion oral hidratimi si Gastrolit, Hidralit ose Repalit). Këto përzierje mund të blihen në farmaci dhe rekomandohen kryesisht për fëmijët që kanë diarre.
Shkoni tek mjeku nëse keni diarre dhe keni:
Nëse fëmija ka diarre dhe është më i vogël se 6 muajsh, çojeni menjëherë tek mjeku.
Nëse fëmija juaj ka diarre, çojeni menjëherë tek mjeku kur janë të pranishme edhe:
Mjeku mund të marrë për analizë një sasi feçeje dhe të kryejë një kontroll të përgjithshëm mjekësor. Mjeku shikon për shenja të dehidratimit ose të indikatorëve që tregojnë diarrenë dhe që shkatohet jo vetëm nga bakteret dhe viruset.
Dehidratimi mund të trajtohet me lëngje nga goja ose nëse është i shpeshtë edhe me lëngje intravenoze (brenda në venë nëpërmjet një tubi). Antibiotikët jepen me recetëvetëm nëse ka diarre të shpeshta dhe kur mjeku e di se cili tip bakteri apo paraziti e ka sjellë këtë gjendje. Mjeku në disa raste mund të japë me recetë disa ilaçe për të ndaluar diarrenë tek të rriturit (këto tipe ilaçesh nuk përdoren tek fëmijët).
Kur keni diarre, evitoni konsumin e qumështit dhe të produkteve të qumështit dhe të ushqimeve me shumë yndyrë, shumë të ëmbla dhe me shumë fibra. Hani ushqime solide ngadalë dhe zgjidhni ushqime që kanë pak yndyrë. Këtu përfshihen biskota të thata, mollë të ziera, oriz pa yndyrë, banane dhe toste. Disa tipe diarresh mund të kalojnë lehtë. Është e rëndësishme që fëmijët të mos shkojnë në shkollë ose kopësht kur kanë diarre.
Lani duart me ujë të ngrohtë e sapun sa herë që shkoni në tualet dhe përpara përgatitjes së ushqimit, mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë. Pastruesit e duarve jan të nevojshëm kur nuk jeni pranë lavamanëve. Sterilizoni dhe lajini më vete nga rrobat e tjera pelenat e fëmijëve që kanë diarre.
Diarreja mund të ndikojë në mënyrën se si absorbohen disa ilaçe (siç janë pilulat kontraceptive). Nëse merrni pilula kontraceptive dhe keni diarre, duhet të përdorni metoda të tjera kontraceptimi, siç janë kondomët, deri në periodat e ardhshme, sepse diarreja mund t’i bëjë pilulat më pak efektive. Nëse merrni në mënyrë të rregullt ilaçe të tjera, flisni me mjekun në lidhje me efektet e diarresë mbi këto ilaçe.
Komentoni