Sëmundjet e nxehtësisë si goditja nga nxehtësia dhe lodhja nga nxehtësia ndodhin kur trupi nuk ftohet vetë. Nëse temperaturat e ajrit rriten ose nëse bëni ushtrime, trupi ftohet duke prodhuar djersë që avullon. Në ditë të nxehta dhe me lagështirë, ndiheni jo mirë sepse avullimi i djersës është i ulët nga rritja e lagështirës në ajër.
Kur ekspozoheni në temperatura të larta dhe lagështirë për një kohë të gjatë sistemi natyror i ftohjes mbilodhet. Ju nuk jeni të aftë që të prodhoni më shumë djersë për të ftohur trupin dhe lagështira e lartë ndalon avullimin e djersës. Kjo çon në sëmundjet e nxehtësisë. Sëmundjet e nxehtësisë që quhen edhe goditje nga dielli mund të ndodhin edhe nëse nuk ekspozoheni në diell.
Kushdo mund të preket nga sëmundjet e nxehtësisë. Bebet, fëmijët, të moshuarit janë më të prekur. Mund të prekeni sidomos nëse keni gjendje të tilla si astmë, diabet, shtatzëni, kondicione zemre, epilepsi, mbipeshë ose obezitet. Disa ilaçe, droga ilegale dhe alkooli mund të shtojnë rrezikun. Sëmundjet e nxehtësisë mund të zhvillohen edhe tek të rinjtë e shëndetshëm nëse ata kryejnë ushtrime fizike të rënda gjatë motit të nxehtë.
Simptomat më të zakonshme të lodhjes nga nxehtësia janë dhimbje koke, marrje mendsh, dobësi muskujsh ose ngërç muskulor, të përziera dhe të vjella. Mund të keni puls të dobët, të shpejtë dhe frymëmarrja mund të jetë e shpejtë.
Lodhja nga nxehtësia mund të përshkallëzohet deri në goditje nga nxehtësia që mund të jetë kërcënuese për jetën. Në goditjen nga nxehtësia sistemet e trupit që rregullojnë temperaturën dështojnë. Lëkura bëhet e ngrohtë dhe e thatë (por mund të jetë me djersë nëse personi është duke bërë ushtrime fizike) dhe personi mund të bëhet konfuz dhe të humbasë ndjenjat.
Në goditjen nga nxehtësia temperatura e trupit rritet shpejt dhe mund të arrijë deri në 42 gradë Celsius në 10–15 minuta. Nëse nuk trajtohet urgjentisht, mund të shkaktojë vdekjen ose paaftësinë e përkohshme.
Shumë parashikime moti përfshijnë edhe temperaturën “e përafërt” ose “të mundshme” si dhe temperaturën e ajrit. Këto lloj temperaturash janë matës se si do të jetë përafërsisht temperatura dhe se si do jetë ajo në raport me lagështirën ajrore dhe temperaturën e ajrit. Është një indikatori stresit të nxehtësisë. Në mot me lagështirë temperatura “e përafërt” është më e lartë se temperatura e ajrit. Kjo lloj temperature jepet për personat që rrinë në hije. Në diell ajo mund të jetë më e lartë – ndoshta edhe 8 gradë Celsius më shumë, sidomos kur dielli është në pikën më të lartë.
Sipas Mjekësisë Sportive, ka një rrezik të madh nga sëmundjet e nxehtësisë kur temperatura e ajrit arrin në 31 gradë Celsius me 50% lagështirë ajrore (temperatura e përafërt është 35 gradë Celsius). Rreziku është ekstrem në temperaturë ajrore 36 gradë Celsius me 30% lagështirë ajrore (temperatura e përafërt është 38 gradë Celsius). Sëmundjet e nxehtësisë mund të shfaqen edhe në temperaturë më të ulët nëse ekzistojnë kondicione që rritin ndjeshmërinë.
Shkoni menjëherë në një zonë me hije dhe të freskët. Shtrihuni dhe këmbët mbajini më lart sesa koka. Çlirohuni nga veshjet që ju shtrëngojnë, lageni trupin me një sfungjer me ujë të vakët dhe qetësoni lëkurën me të. Merrni ujë ose lëngje të tjera ngadalë e me gllënjka.
Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore nëse keni shenjat e mëposhtme:
Komentoni