Pjesa më e madhe e meshkujve do të përjetojnë impotencën (dështimin për të arritur ereksionin) në një pjesë të caktuar të jetës së tyre. Kjo zakonisht është një eksperiencë e përkohshme, shpesh për shkak të ankthit ose përdorimit të tepërt të alkoolit.
Për shumë meshkuj me impotencë, që gjithashtu njihet si disfunksioni erektil (ED), ai është një problem i vazhdueshëm, kronik, që shpesh shkakton probleme të ankthit, stresit dhe pakënaqësisë për vetë personat sikundër edhe për partneret e tyre.
Ereksioni vjen si rezultat i rritjes së sasisë së gjakut që qarkullon në penis dhe që më pas bllokohet aty. Shumë faktorë kombinohen, në mënyrë që kjo të ndodhë.
Është thënë më parë se impotenca është kryesisht një problem psikologjik (mendor), që është e lidhur me stresin, frikën për të dështuar dhe problemet e marrëdhënieve. Por mjekimet moderne kanë treguar që rreth gjysma e këtyre problemeve vijnë si rezultat i shkaqeve fizike. Pjesa më e madhe e këtyre shkaqeve janë të shërueshme.
Ndërmjet gjendjeve mjekësore që shkaktojnë impotencën janë:
Disa nga ilaçet që mund të shkaktojnë impotencën janë qetësuesit, ilaçet për qarkullimin e gjakut dhe diuretikët. Problemi gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i kirurgjisë në fshikëz, gjëndrat e prostatës, zorrës së vogël dhe shpinës.
Shkaqet psikologjike mund të jenë të lidhura me stresin e kohëve të fundit ose një ndryshim në jetesë. Gjithsesi, çfarëdolloj që të mund të jetë shkaku, pjesa më e madhe e meshkujve me impotencë mund të shërohen dhe këshilluesit mund t’i ndihmojnë ato. Trajtimet mjekësore, trajtimet kirurgjikale, në pjesën më të madhe të meshkujve mund të jenë ndihmuese. Këshillimi, mund të ndihmojë njerëzit me probleme psikologjike.
Mjeku juaj është personi më i përshtatshëm për të vlerësuar shkakun e impotencës dhe për t’ju rekomanduar trajtimin e duhur.
Zbulimi i ilaçeve siç janë Viagra, Cialis dhe Levitra kanë bërë një ndryshim sinjifikativ në jetën e shumë njerëzve. Këto ilaçe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që kalon në penis. Ato janë efektive, por duhet të përdoren me kujdes. Njerëzit të cilët përdorin ilaçe të zemrës, nuk duhet të përdorin Viagra, Cialis ose Levitra.
Injektimi i hormoneve direkt në penis është gjithashtu një metodë efektive dhe meshkujt shpesh e bëjnë këtë edhe vet. Ndërkohë që shumë meshkuj ndihen në siklet për të diskutuar për impotencën me mjekun e tyre. Nëse ato gjejnë kurajon për të folur, ato do të kenë një jetë më të lumtur me partneren e tyre.
Komentoni