Ataku i zemrës dhe ataku kardiak: Trajtimi emergjent
Simptomat e atakut të zemrës mund të jenë të buta dhe shumë njerëz e kuptojnë shumë vonë se ato kanë nevojë për ndihmë.
Simptomat më të zakonshme janë ndjenja e një presioni të rëndë ose ngushtimi, ose një parehatie të pazakonshme në qendër të kraharorit. Dhimbja ose ngushtimi mund të shpërndahet në shpatull, qafë ose krahë, ose mund të prekë fytin. Disa njerëz nuk përjetojnë parehati të kraharorit, por vetëm kanë simptoma në krahë dhe fyt. Të tjerët nuk kanë dhimbje në krahë, pasi krahët e tyre ndihen të rëndë.
Simpomat zakonisht zgjasin për më shumë se 15 minuta. Ato mund të ndalojnë dhe më pas të rikthehen. Personi mund të djersisë, të ndihet në siklet ose të ketë vështirësi në frymëmarrje.
Shumë njerëz që pësojnë atakun e zemrës, nuk duan ta pranojnë se janë në rrezik, ose ato mendojnë që nuk është serioze.
Çfarë duhet të bëni?
- Të thërrisni ambulancën;
- Të siguroheni që personi është duke pushuar, është ulur ose shtrirë;
- Jepini menjëherë gjysmë aspirine (përveç rasteve që ato janë alergjikë);
- Nëse ndihen të zbehtë, shtrijini menjëherë; dhe
- Nëse për ndonjë arsye, ambulanca nuk mund të vijë menjëherë, dërgojeni personin menjëherë në spital. Mos e lini personin që ta ngasë vetë makinën.
Ataku kardiak
Si mund ta dini nëse një person ka patur atakun kardiak?
- Personi është i pavetëdijshëm;
- Zemra e tyre ka pushuar së rrahuri;
- Ato ndalojnë së marri frymë;
- Lëkura e tyre bëhet e zbehtë; dhe
- Ju nuk ndjeni pulsin.
Çfarë duhet të bëni?
- Të telefononi ambulancën;
- Të veproni shpejt. Një person që ka patur atakun kardiak nuk do të mbijetojë përveçse në rastet kur gjaku fillon të pompojë dhe trupi merr furnizimin me oksigjen shumë shpejt; dhe
- Filloni reanimimin kardiopulmonal (CPR). CPR përfshin frymëmarrjen gojë më gojë dhe masazhin e jashtëm të zemrës nëpërmjet kraharorit.
Komentoni