Zemra është një “pompë dy-fazore elektrike” e cila qarkullon gjakun nëpër gjithë trupin tonë. Anatomia e zemrës përfshin katër dhoma dhe dy valvula. Në mënyrë që zemra të funksionojë normalisht, këto struktura duhet të jenë gjithmonë të plota, të padëmtuara dhe muskujt e saj duhet të rrahin në mënyrë të koordinuar, në mënyrë që gjaku të rrjedhë jashtë dhe brenda zemrës në drejtimin e duhur.
Ekokardiograma (ekokardiografia, ose ndonjëherë thjesht eko e zemrës; Ky term do të thotë eko=tingull, kard=zemër dhe gram=vizatim) është një test me ultratinguj, i cili mund të vlerësojë strukturën e zemrës, si dhe të rrjedhjes së gjakut brenda saj. Teknicienët e specializuar për ekografi, shpesh përdorin një mjet të posaçëm kirurgjikal ose një aparat që shndërron energjinë të vendosur në vende të ndryshme në murin e kraharorit, për të prodhuar imazhe dhe video të zemrës dhe për ta parë zemrën nga shumë këndvështrime.
Kardiologët, specialistët e zemrës, i marrin dhe i shqyrtojnë këto imazhe për të vlerësuar funsksionet e zemrës dhe për të dhënë një raport të këtyre rezultateve. Ekokardiograma është vetëm një nga testet që përdoren për të vlerësuar anatominë dhe funksionet e zemrës. Elektrokardiograma është procedura më e zbatuar për të vëzhguar zemrën. Elektrodat vihen në kraharor dhe japin të dhëna mbi aktivitetin elektrik të zemrës. Përveç gradës dhe ritmit të rrahjeve të zemrës, EKG-ja mund të japë dhe informacione indirekte mbi qarkullimin e gjakut nga arteriet drejt muskujve të zemrës, si dhe trashësinë e muskujve të zemrës.
Kateterizimi kardiak është një test invaziv, në të cilin kardiologu fut një katetër (një lloj gypi i posaçëm) brenda arteries koronare (arteria që furnizon muskulin e zemrës me gjak), nëpërmjet arteries femorale tek pjesa e ijeve, arteries radiale tek kyçet apo arteries braciale tek brryli. Më pas një ngjyrues natyral injektohet tek arteriet koronare për të parë nëse ka bllokime të tyre.
Në disa rethana të caktuara, bllokimi mund të korrigjohet me një angioplasti me tullumbace, në të cilën tullumbacja e posaçme futet dhe fryhet në pjesën e bllokuar duke risjellë në normalitet qarkullimin e gjakut. Një stendë metalike, më pas përdoret për ta mbajtur arterien të hapur. Ky test mund dhe të vlerësojë madhësinë dhe funksionimin e dhomave dhe valvulave të zemrës, si dhe arteriet e venat madhore që hyjnë dhe dalin në zemër.
Ekokardiograma transtoraksike. Në këtë procedurë, ekokardiografisti, e vendos aparatin shndërrues tek muri i kraharorit dhe me anë të saj dërgon valë-tinguj në dhomat e zemrës. Sinjali që kthehet pritet nga po i njëjti aparat shndërrues i energjisë dhe nëpërmjet një kompjuteri, këto sinjale konvertohen në imazhe që shihen në një ekran.
Ekokardiograma transezofageale. Në disa raste nevojitet një pamje më e qartë e zemrës dhe kardiologu në këto situata, e vendos dhe e shtyn mjetin ndihmës nëpërmjet gojës drejt ezofagut. Ezofagu gjendet shumë pranë zemrës, në mes të kraharorit, kështu që valët e tingullit mund të udhëtojnë të lira drejt zemrës, pa u penguar nga brinjët dhe muskujt e murit të kraharorit. Ky test zakonisht kërkon që pacienti të sedatohet (vihet në gjumë) nëpërmjet medikamenteve intravenoze. Këto medikamente bëjnë të mundur që monitorët të masin presionin e gjakut dhe nivelet e oksigjenit në gjak.
Kur arteriet e zemrës mbyllen, si shkak i sëmundjes arterosklerotike të zemrës, muskujt e saj nuk arrijnë të furnizohen me gjakun e nevojshëm për të përballuar ushtrimet. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kraharori (anginë) ose marrje fryme, por mund dhe të mos japë asnjë simptomë. Gjatë një ekokardiograme nën presion, këto zona të muskujve të zemrës që nuk furnizohen me aq gjak sa duhet, mund të mos tkurren aq mirë sa pjesët e tjera të zemrës dhe në këtë mënyrë, anormalitetet funksionale do të vihen re. Në mënyrë indirekte ky anormalitet mund të tregojë për një bllokim apo stenozë të arterieve koronare.Për t’u interpretuar në mënyrën e duhur një ekokardiogramë nën presion, ushtrimi duhet të kryhet në mënyrë që të arrijë një minimum të caktuar intensiteti. Nëse pacienti nuk arrin ta kryejë ushtrimin siç duhet, atij mund t’i jepen medikamente intravenoze për ta bërë zemrën kimikisht që t’i përgjigjet organizmit sikur ushtrimi është duke ndodhur.
Agjentët e kontrastit mund t’i injektohen pacientit në venë për të qartësuar dhe rritur informacionin që përftohet. Këto materiale (optison, density) janë guacka mikroskopike proteinash të mbushura me bulëza gazi. Vendimi për të përdorur agjentë kontrasti, varet nga situata specifike e pacientit.
Qëllimi i ekokardiogramës është të vlerësojë strukturën dhe funksionet e zemrës. Ajo këshillohet si një procedurë jo invazive (shqetësuese), si pjesë e një kontrolli të plotë për të përcaktuar dhe vlerësuar problemet potenciale si dhe ato ekzistente të zemrës.
Ky test, për sa i përket strukturës, mund të vlerësojë madhësinë e përgjithshme të zemrës, madhësinë e katër dhomave si dhe pamjen dhe funksionin e katër valvulave të zemrës. Nëpërmjet tij, doktori mund të shohë dy septet (ndarësit) e zemrës; septumi atrial ndan atriumin e majtë nga i djathti ndërsa septumi ventrikular ndan ventrikulën e majtë nga e djathta. Ekokardiograma mund dhe të na japë një vlerësim për perikardiumin (veshja që rrethon zemrën) dhe aortën.
Komentoni