ADHD-ja është një gjendje kronike (që zgjat tërë jetën) që mund të ketë impakt serioz në jetën e fëmijëve të prekur, tek prindërit dhe familjet. ADHD-ja është më shumë e zakonshme tek djemtë sesa tek vajzat dhe mund të zgjasë deri në moshë të rritur. Në përgjithësi, aftësia për të kontrolluar simptomat si impulsiviteti përmirësohet me kalimin e kohës por jo çdokush me ADHD mund të rritet duke e shmangur atë.
Herë pas here shumica e fëmijëve nuk tregojnë vëmendje ose duken “hiperaktivë”, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata kanë ADHD. Shpesh, shumë njerëz janë impulsivë dhe kjo është pjesë normale e personalitetit të tyre. Që të diagnostikohet ADHD-ja, fëmija duhet të ketë probleme serioze dhe në vazhdimësi—p.sh. në shtëpi dhe në shkollë.
ADHD-ja është një gjendje kontraversale në të cilin disa njerëz ndihen rregullisht të “mbi medikamentizuar” për sjelljen e keqe, ndërsa disa të tjerë ndihen si të “penalizuar” për sjelljen e keqe kur ata duhet të ishin trajtuar për çrregullime. Meqenëse ADHD-ja mund të ngatërrohet me sjelljen normale dhe një varietet kushtesh të tjera, është e rëndësishme që diagnoza të bëhet vetëm pas një këqyrjeje shumë të kujdesshme nga ana e mjekut specialist që ka aftësi në këtë fushë.
ADHD-ja shkaktohet nga probleme me zhvillimin e trurit—shkencëtarët besojnë se neurotransmetuesit (mesazherët kimikë) në trurin e njerëzve me ADHD nuk punojnë në mënyrë të rregullt. Duket se ka edhe probleme strukturore në tru. Edhe pse shkaku ekzakt i ADHD-së mbetet mister, ka disa faktorë që përfshihen në të.
Ndoshta më të rëndësishëm janë faktorët gjenetikë—shumë fëmijë me ADHD kanë të paktën një të afërt me çrregullime. Këtu mund të përfshihen disa gjene dhe si zakonisht që ato të shprehen duhet prezenca e faktorëve të tjerë, përfshirë:
-Ekspozimin në zhvillimin e fetusit ndaj duhanit, alkoolit dhe drogave të tjera;
-Peshën e vogël në lindje;
-Historinë e një plagosjeje;
-Praninë e agjentëve mjedisorë—nivele të larta plumbi që mund të shoqërohen me rritjen e rrezikut të ADHD-së dhe kërkimi vazhdon me kimikate të tjera që mund të ndikojnë në këtë çrregullim.
Deri tani, kërkimet në lidhje me dietën dhe ndikimin e saj në ADHD, kanë qenë jopërfshirëse.
Fëmijët me ADHD mund të kenë probleme me mungesën e vëmendjes (të qenit të paaftë për t’u përqëndruar), hiperaktivitetin (gjithmonë të qenit në lëvizje) dhe impulsivitetin (mungesën e vetëkontrollit). Kur shfaqet ADHD-ja, hiperaktiviteti dhe impulsiviteti tentojnë të grupohen së bashku.
Simptomat e ADHD-së |
|
Simptomat e mungesës së vëmendjes | Simptomat e hiperaktivitetit / impulsivitetit |
|
|
Disa fëmijë kanë më shumë simptoma mungesë vëmendjeje dhe të tjerët kryesisht kanë hiperaktivitet dhe impulsivitet, megjithatë, shumica e fëmijëve kanë një miksturë të të dy tipeve. Simptomat e ADHD-së shpesh zhvillohen gradualisht për një periudhë disa mujore.
Shpesh janë mësuesit e fëmijëve të parët që mësojnë se diçka nuk shkon mirë, në raste të tjera situata shqetëson prindërit ose kujdestarët përpara se fëmija të fillojë të ketë probleme në shkollë. Megjithatë, diagnostikimi i ADHD-së duhet të bëhet vetëm nga profesionistët e kësaj fushe—mjeku i përgjithshëm bën referimin për tek psikiatri i fëmijëve me rekomandim. Edhe profesionistë të tjerë si p.sh. psikologët e fëmijëve mund të përfshihen në proces.
Për një diagnostikim me ADHD, një fëmijë duhet të ketë simptomat e një gjendjeje që shkakton probleme sinjifikante për të paktën 6 muaj, dhe kjo mund të fillojë edhe përpara moshës 7 vjeçare. Simptomat duhet të jenë të dukshme të paktën në 2 drejtime (si në shtëpi dhe në shkollë) — kjo siguron se fëmija nuk ka probleme vetëm me një gjë të caktuar si p.sh. me mësuesin. Kur mjeku shqyrton një fëmijë duhet të marrë në konsideratë edhe atë se çfarë është e përshtatshme për nivelin e zhvillimit të fëmijës — p.sh. është normale që parashkollorët të kenë shkëputje të shkurtër vëmendjeje.
Për ADHD-në nuk ka vetëm një test. Mjekët duhet të kontrollojnë edhe çrregullime të tjera që mund të shkaktojnë simptoma, si humbjen e flokëve, çrregullimin bipolar ose ndonjë aktivitet të lartë të tiroideve. Për të bërë këtë, specialisti zakonisht ekzaminon fëmijën dhe pyet në lidhje me historinë e zhvillimit dhe të ilaçeve si dhe sjelljen aktuale. Specialisti ndoshta mund të pyesë edhe mësuesit e fëmijës.
Pjesë e procesit diagnostikues është edhe plotësimi i pyetësorëve dhe i tabelave me shkallë (nivele) që duhet të plotësohen në lidhje me fëmijën dhe sjelljen e tij, dhe fëmija mund të bëjë edhe teste neuropsikologjike—një sërë pyetjesh të shkruara dhe verbale. Këto mund të shpenzojnë kohë por ndihmojnë edhe në krijimin e një pamjeje sa më të gjerë dhe të plotë të gjendjes së zhvillimit mendor të fëmijës.
Në fund të procesit fëmija mund të diagnostikohet me ADHD. Kjo zgjidh konfuzionin në lidhje me problemet e sjelljes dhe mund të hapë rrugën për të ecur përpara me trajtimin.
Megjithatë, pamja mund të jetë më shumë komplekse sesa një diagnoz e vetme e ADHD-së. Fëmijët me ADHD zakonisht kanë edhe probleme të tjera si ankth, vështirësi në të mësuar, çrregullime sjelljeje e veçim, etj. Këto mund të përcaktohen gjatë këqyrjes për ADHD-në. Nëse është kështu, mbani mend se edhe për këto çrregullime jepet ndihmë dhe kërkesa e asistencës do t’i japë fëmijës një shans të mirë për arritjen e potencialit të plotë.
Komentoni