Kur ju keni diabet ju duhet të kujdeseni çdo ditë për këmbët tuaja. Nëse ju e bëni këtë gjë atëherë ju mund të parandaloni ndërlikime serioze.
Këmbët tuaja janë në rrezik pasi diabeti mund të shkaktojë dëmtim të nervave dhe furnizimit me gjak. Dëmi është më i madh nëse:
Ekzistojnë dy lloje rreziqesh të këmbëve, rreziku i lartë dhe rreziku i ulët. Njohja e rrezikut dhe kujdesi ndaj këmbëve mund të parandalojë shumë probleme serioze madje edhe amputimin.
Doktori, kirurgu podiatrik ose instruktori i diabetit mund të kryejë një kontroll të lehtë dhe pa dhimbje në këmbët tuaja për të përcaktuar nëse këmbët tuaja kanë një rrezik më të ulët apo më të lartë të zhvillimit të shumë problemeve serioze.
Këmbët me rrezik të ulët - kanë një ndjenjë normale dhe një qarkullim të mirë të gjakut. Megjithatë, është e rëndësishme për të ditur që këmbët me rrezik të ulët mund të bëhen në këmbë me rrezik të lartë pa asnjë simptom, kështu që kontrollet e rregullta janë të rëndësishme.
Njerëzit të cilët kanë patur një ulcere të këmbës ose amptuim në të shkuarën kanë një rrezik të lartë të këmbëve. Këmbët me kallo apo deformime e kanë të rritur rrezikun, ku të ndjerit të dobët dhe/ose zvogëlimi i qarkullimit të gjakut janë gjithashtu të pranishëm.
Nëse ju keni këmbë të rrezikut të lartë ju duhet të kontrolloheni nga mjeku juaj ose kirurgu podiatrik çdo 3–6 muaj. Në disa raste ju duhet të shkoni tek një specialist ose tek një klinik që merret me këmbët me rrezik të lartë.
Broshura që këmbët e shëndetshme janë këmbë të bukura është e pranishme për diabetin dhe është e shkruar veçanërisht për njerëzit me rrezik të lartë të këmbëve.
Kontrolli i dobët i glukozës në gjak mund të shkaktojë dëme të nervave në këmbë. Simptomat përfshijnë:
Këto simptoma mund të rezultojnë në humbjen e të ndjerit të këmbëve, çka rrit rrezikun e dëmtimeve aksidentale pasi ju nuk mund të ndjeni asnjë dhimbje. Një lëndim në këmbë mund të zhvillohet në një ulcere të këmbës që mund të depërtojë më pas në kockë. Kjo mund të çojë në osteomileit dhe në një infeksion kronik në eshtra dhe nyje. Nëse një infeksion nuk trajtohet në shfaqjen e simptomave të para, kjo mund të çojë në ulcere (plage të infektuara) dhe në amptuim (largimi i një shpute, këmbe ose gjymtyre).
Shihni kirurgun podiatrik ose instruktorin e diabetit nëse keni ndonjë nga këto simptoma.
Kontrolli i dobët i glukozës në gjak mund të shkaktojë një reduktim të qarkullimit të gjakut në këmbë. Kjo i bën njerëzit me diabet më shumë të prirur për infeksion pas ndonjë lëndimi në lëkurë. Shenjat e furnizimit të dobët me gjak përfshijnë:
Shihni kirurgun podiatrik ose instruktorin e diabetit nëse keni ndonjë nga këto simptoma.
Ju duhet të kontrolloni këmbët tuaja çdo vit për rrezik të ulët të këmbëve dhe çdo 3–6 muaj për rrezik të lartë të këmbëve. Kontrollet do të përfshijnë:
Njerëzit me diabet të cilët i kanë këmbët e deformuara dhe dëme nervore kanë më shumë gjasa për të zhvilluar:
Kërkoni ndihmën e kirurgut podiatrik që t’ju ndihmojë për të hequr kallot përpara se ato të bëhen ulcere dhe të mund të infektohen duke rrezikuar amputimin.
Përveç kontrolleve të rregullta me një kirurg podiatrik, ju duhet gjithashtu:
Nëse ju gjeni një dëmtim, duke përfshirë një prerje, flluskë, zona të kuqe ose plasaritje të hapur, menjëherë:
Nëse një lëndim i vogël nuk përmirësohet brenda 24 orëve, bëni një takim urgjent për të shkuar tek doktori juaj për të shmangur komplikacionet serioze. Kërkoni një këshillë urgjente mjekimi, edhe për infeksionin më të butë të këmbës, duke përfshirë çdo lëndim, plage të hapur, që përmban qelb ose çfarëdo lloji tjetër të cilat nuk shërohen brenda një jave.
Komentoni