Një biopsi e mëlçisë përfshin heqjen e një kampioni të vogël të indit nga mëlçia juaj në mënyrë që ajo të ekzaminohet për anomali. Është shumë e dobishme për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë problemet e mëlçisë dhe për të përcaktuar dhe shtrirjen e dëmtimit të mëlçisë, të shkaktuar nga sëmundje kronike si hepatiti dhe nga alkoolizmi.
Biopsia e mëlçisë jep një informacion më të hollësishëm lidhur me shëndetin e mëlçisë se sa mund të bëjë një analizë gjaku për funksionimin e mëlçisë dhe mund të ndihmojë të diagnostikohet shkaku i sëmundjes së mëlçisë. Mjeku juaj mund të vendosë t’ju rekomandojë një biopsi të mëlçisë pasi të keni bërë një test për funksionimin jo normal të mëlçisë.
Ka tre mënyra për të bërë biopsinë e mëlçisë. Ato njihen si biopsia perkutane, biopsia transvenoze dhe biopsia laparoskopike.
Biopsia e mëlçisë realizohet në spital, kryesisht në bazë të një operacioni kirurgjikal në kushte ambulatore ditore.
Meqenëse një biopsi e mëlçisë është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale, mjeku juaj mund t’ju bëjë një analizë gjaku për t’u siguruar që ju nuk keni probleme të hemorragjisë dhe mpiksjes së gjakut. Një skanim me ultratinguj ose tomografi të kompjuterizuar e mëlçisë tuaj mund të bëhet për t’i ndihmuar mjekët që të lokalizojnë një zonë të veçantë të indit apo anomalisë nga të cilat do të merret kampioni.
Bisedoni me mjekun tuaj lidhur me çdo lloj medikamenti që jeni duke marrë. Disa medikamente mund t’ju nënshtrojnë ndaj një risku më të lartë për hemorragji. Këto përfshijnë ilaçet anti inflamatore josteroidale si aspirina dhe ibuprofeni dhe hollues të gjaku-t si warfarina (Coumadin). Mjeku juaj duhet të jetë në dijeni për këtë dhe t’ju këshillojë siç duhet për këtë gjë.
Do t’ju kërkohet të mos hani e pini 8 orë para testi-t.
Kjo është mënyra më e zakonshme për të bërë një biopsi të mëlçisë. Do t’ju kërkohet të shtriheni në shpinë ose me fytyrën paksa majtas dhe një tub do t’ju vendoset në një venë në krah për t’ju dhënë sedativ. Një anestetik lokal do të injektohet në lëkurë për të mpirë zonën rreth kafazit të kraharorit në anën e krahut të djathtë. Pastaj mjeku do të bëjë një prerje tek mëlçia dhe do të fusë butësisht një gjilpërë speciale për biopsi përmes lëkurës tuaj dhe midis brinjëve tek mëlçia. Shpesh kjo bëhet nën drejtimin e skanerit me ultratinguj për t’u siguruar që gjilpëra po shkon në vendin që duhet.
Do t’ju kërkohet të rrini shumë të qetë dhe ta mbani frymën për rreth 5 sekonda ndërkohë që një kampion i indit (rreth 1 mm i trashë) merret nga mëlçia. Kjo bëhet për t’u siguruar që gjilpëra të shkojë në vendin që duhet dhe të mos dëmtojë ndonjë nga organet e brendshme.
Pas procedurës vihet një bandazh mbi prerjen dhe do të nevojitet që ju të qëndroni në spital për disa orë nën vëzhgim. Kjo bëhet për të bërë të mundur që të pushojë efekti i sedativit dhe për t’u siguruar që nuk ka komplikacione, para se ju të shkoni në shtëpi.
Megjithëse janë shumë të rralla, mund të ndodhin këto komplikacione:
Ju mund të ndjeni njëfarë dhimbje në pjesën djathtas sipër të abdomenit ose në shpatullën e djathtë për njëfarë kohe pas biopsisë. Zakonisht, kjo dhimbje nuk është serioze dhe mund të qetësohet me paracetamol (mos merrni aspirina apo ilaçe josteroidale anti inflamatore pa recetë sepse ato mund të shkaktojnë hemorragji). Kontaktoni me mjekun tuaj në qoftë se dhimbja bëhet më shqetësuese.
Kjo metodë mund të përdoret për personat që kanë probleme me hemorragjinë ose gjendje të tilla shëndetësore që e bëjnë të rrezikshme biopsinë perkutane. Futet një kateter (një tub i hollë elastik) në një venë të qafës tuaj dhe drejtohet për në venën që çon gjaku-n nga mëlçia në zemër. Kampioni i biopsisë merret duke futur një gjilpërë në kateter dhe kështu nëpër venë dhe pastaj drejtpërdrejt në mëlçinë tuaj.
Kjo realizohet me anë të një instrumenti special të njohur si laparskop, i cili i lejon mjekët që të shikojnë mëlçinë. Ai futet në mëlçi nga një preje e vogël në abdomen. Laparaskopi është një tub i vogël me një kamera në skaj. Mjeku do të përdorë instrumentet e atashuar në të për të larguar inde nga mëlçia. Kjo teknikë përdoret kur mjeku dëshiron të marrë një biopsi nga një pjesë specifike e mëlçisë.
Në qoftë se mjeku rekomandon një biopsi të mëlçisë ai do të rekomandojë edhe metodën që do të jetë më e mira për ju.
Komentoni