Ekzistojnë një sërë simptomash të sëmundjes së refluksit gastroezofageal (shpesh i quajtur GORD), ku në pjesën më të madhe të rasteve shfaqen duke shkaktuar probleme të urthit. Është vlerësuar që rreth një e treta e të rriturve përjetojnë urthin në të paktën njëherë në muaj dhe rreth 15 deri në 20% e njerëzve kanë urth të paktën njëherë në javë.
Urthi është një dhimbje djegieje që zakonisht ndihet në kraharor. Ajo ndonjëherë mund të ndihet në grykë. Dhimbja e urthit zakonisht është provokuar nga të ngrënit ose nga të përkulurit. Simptoma të tjera të urthit përfshijnë:
Dhimbjet e kraharorit që mund të jenë të ngjashme me dhimbjet e lidhura me atakun e zemrës janë një tjetër simptom e urthit që zakonisht është shkaktuar nga acidi në stomak dhe ezofag. Gjithmonë mbani mend që mjeku duhet të kontrollojë çdo lloj dhimbje kraharori, edhe nëse është e lidhur me çrregullimin gastrointensital, për t’u siguruar që dhimbja nuk është shkaktuar nga një gjendje e zemrës.
Ngjirja ose ndryshimi i zërit mund të ndodhë kur acidi i stomakut arrin gojën dhe fytin duke shkaktuar laringitin. Mund të ngriheni me zë të ngjirur sepse keni patur urth gjatë natës dhe të zbuloni se zëri juaj përmirësohet gjatë ditës.
Dhimbje fyti ose kollë e thatë. Kjo shkaktohet nga përmbajtja e acidit të stomakut që irriton fytin.
Kollitja gjatë natës mund të ndodhë kur përmbajtja e stomakut hyn në laring dhe në mushkëri, ndërsa ju jeni duke fjetur. Mund të zgjoheni papritur me ndjenjën që jeni duke u mbytur.
Në disa njerëz me astmë, simptomat e gulçimit dhe vështirësia në frymëmarrje përkeqësohet nga urthi. Shpesh, trajtimi i gjendjes së refluksit mund të përmirësojë më së miri simptomat astmatike.
Në disa raste të urthit, mund të ekzistojnë vështirësi në gëlltitje ose dhimbje gjatë gëlltitjes. Dhimbja është ndjerë gjatë gëlltitjes së ushqimit dhe gjatë kalimit poshtë në ezofag. Dhimbja mund të shoqërohet me një ndjenjë sikur ushqimi ka mbetur në fyt. Kjo është një simptom serioze dhe duhet të kërkoni këshillë mjekësore.
Kjo nuk është një simptom e zakonshme urthi dhe zakonisht ndodh vetëm në raste të rënda. Gjakderdhja në ezofag mund të shkaktojë vjellje gjaku që është e kuqe e ndritshme ose ka pamjen e kokrrave të kafesë. Kjo është gjithashtu një simptom serioze që kërkon këshillë mjekësore.
Nëse keni ndonjë shqetësim ose jeni duke përjetuar disa ose të gjitha simptomat e sëmundjes së refluksit gastroezofageal, shkoni tek mjeku.
Komentoni