Regjistrohu/Kyçu

Hernia hiatale: Çfarë mund të bëni

Nëse jeni duke përjetuar simptoma dhe/ose dhimbje nga hernia hiatale, ekzistojnë një sërë gjërash që mund të bëni. Megjithatë, gjithmonë mbani mend se nëse ka ndonjë ndryshim në simptomat tuaja, ose ato përkeqësohen, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. Nuk mund të supozoni që keni hernia hiatale vetëm në bazë të simptomave. Gjithmonë shkoni tek mjeku për diagnozën e përshtatshme.

     Disa këshilla

  • Më mirë hani një numër të vogël porcionesh ushqimore sesa 3 vakte çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë për të vendosur më pak presion në stomak;
  • Mos u shtrini pas të ngrënit. Gjithmonë prisni të paktën 2 orë përpara se të shtriheni;
  • Shmangni ushqimet dhe pijet që agravojnë simptomat e refluksit, siç është alkooli, pijet me përmbajtje kafeine, çajin, kafen dhe kolën;
  • Shmangni ushqimet e pasura me yndyrë;
  • Mundohuni që të prisni disa orë pas të ngrënit në mënyrë që të ushtroheni;
  • Ngrini kokën e krevatit tuaj në rreth 10–15 cm nëse mundeni. Shpeshherë mjekët rekomandojnë jastëkë të ngritur që kanë tendencë që të rrisin presionin në bark;
  • Mundohuni të shmangni të përkulurat, veçanërisht pas të ngrënit;
  • Mundohuni që të mos vishni rroba të ngushta që shtrëngojnë kraharorin dhe stomakun;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe josteroidale anti – inflamatore (IJSAI) për lirimin e dhimbjeve dhe jeni duke vuajtur nga urthi, mund të keni nevojë për të ndryshuar ilaçet;
  • Merrni ilaçet antacid, nëse keni nevojë për to. Shumë marka të ndryshme janë të pranishme në farmaci;
  • Lini duhanin. Duhani rrit aciditetin në stomak;
  • Mundohuni të shmangni situatat stresuese;
  • Humbja e peshës është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të reduktuar presionin në stomak dhe për të reduktuar simpomat. Nëse jeni mbipeshë, diskutoni me mjekun tuaj planin e humbjes së peshës.


Komentoni