Në kërkimet mjekësore të kohëve të fundit është bërë përpjekje për të dhënë përgjigje për lidhjen midis dy gjendjeve shumë të përhapura: astma dhe sëmundja gastro-ezofageale e refluksit (GORD, që njihet edhe si GERD). GORD është një gjendje në të cilën përmbajtjet acide të stomakut (acid dhe pjesërisht ushqim i tretur) rikthehen mbrapsht në ezofag (fyt). Është shkaku kryesor i urthit dhe mostretjes.
Shumë njerëz me astmë kanë refluks gastro-ezofageal, gjë që ka bërë që kërkuesit të besojnë se refluksi mund të jetë një shkaktar i astmës, ose që astma të mund të shkaktojë refluksin.
Kërkuesit kanë ende për të shpjeguar në mënyrë ekzakte sesi këto dy gjendje janë të lidhura me njëra tjetrën. Edhe pse shumë njerëz i kanë të dyja, edhe astmën edhe refluksin, ende nuk mund të thuhet se refluksi shkakton astmë.
P.sh. nëse refluksi shkakton astmë, duhet të pritet që të trajtohet refluksi që të mund të lehtësohen simptomat e astmës. Por disa studime kanë treguar se nuk ka ndonjë përmirësim real në simptomat e astmës dhe nuk ka ndonjë efekt real në nevojën për ilaçe për astmën pas trajtimit të refluksit.
Nga ana tjetër, disa studime kanë treguar se trajtimi i refluksit (me ilaçe ose ndërhyrje kirurgjikale) ka rezultuar në përmirësimin e simptomave të astmës.
Deri tani të dhënat nuk janë përfundimtare. Një rishikim i kohëve të fundit i provave kërkimore ka gjetur se edhe pse te disa njerëz ka përmirësime në sëmundjen e astmës si rezultat i trajtimit të refluksit, është e pamundur të parashikohet se cilët njerëz do përfitojnë.
Edhe pse kërkuesit deklarojnë se të dhënat janë kontradiktore dhe më shumë studime duhet të bëhen për lidhjen midis këtyre dy gjendjeve, ata kanë dy teori kryesore për atë sesi GORD mund të provokojë simptomat e astmës.
Disa kërkues kanë treguar se ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes nga astma mund të jetë përgjegjësi për refluks ose mund të përkeqësojë refluksin, edhe pse nuk është gjetur sesi ndodh kjo në mënyrë ekzakte. Mund të jetë që njerëzit me astmë të kenë anormalitete në mënyrën sesi funksionon tek ata sistemi autonom nervor (që ndihmon në kontrollin e funksionit të mushkërive dhe zorrëve). Ose mund të ketë anormalitete në mënyrën sesi funksionon diafragma, ose në gradientin e presionit midis abdomenit dhe gjoksit – një gradient i lartë mund të shtyjë acidin brenda në ezofag.
Kërkime të tjera kanë treguar se lidhja midis astmës dhe refluksit mund të shpjegohet nga përdorimi i ilaçit beta2 agonist (lehtësues) ose i teofilinës (nuelinë) për astmën. Në to thuhet se këto ilaçe mund të lehtësojnë muskujt e butë të ezofagut të poshtëm, duke e lejuar acidin që të shkojë brenda në ezofag, që sjell simptomat e refluksit.
Mjekët besojnë se disa njerëz që kanë astmë dhe simptoma refluksi mund të përfitojnë nga trajtimi me ilaçe anti-refluks për të parë nëse simptomat e astmës së tyre përmirësohen apo jo. Të tjera teknika që mund të ndihmojnë refluksin janë evitimi dhe ngrënia 2-3 orë përpara se të shkohet për të fjetur (kryesisht evitimi i ushqimeve të rënda, të fërguara, kafe dhe alkool), dhe rritja e kokës së krevatit në 15-20 cm.
Megjithatë, disa studime kanë treguar që tek disa njerëz simptomat e astmës përmirësohen pas trajtimit për refluks, por funksioni i mushkërive nuk është se përmirësohet.
Të dhënat për efektivitetin e këtij trajtimi janë ende në diskutim.
Nëse mendoni se keni simptoma të lidhjes astmë–refluks duhet që të shkoni tek mjeku. Ai mund të bëj diagnozën e gjendjes dhe t’ju hartojë një plan menaxhimi për trajtimin.
Shenjat se astma mund të jetë e lidhur me refluksin janë që:
Komentoni