Fëmijët dhe të rinjtë që përjetojnë trauma të lehta të trurit kanë një rrezik të rritur për zhvillimin e epilepsisë edhe për një periudhë rreth 10 vjet pas dëmtimit.
Në një krahasim të bërë në spitalet e Danimarkës për të dhënat e njerëzve që kanë lindur midis viteve 1977–2002 është parë se ata që kanë patur dëmtime të lehta të trurit kanë patur edhe dyfishin e rrezikut për zhvillimin e mëvonshëm të epilepsisë, krahasuar me ata që nuk kanë qenë dëmtuar (Lancet 2009, online më 23 Shkurt).
Dëmtimet e lehta të trurit përcaktohen si shkaktarë të humbjes së koshiencës, amnezisë (pakësim ose humbje të memories), konfuzionit ose dizorientimit, ose deficitit neurologjik fokal (një problem në funksionin e nervave që ndikon në funksionet specifike ose të pjesëve specifike të trupit).
Rreziku për epilepsi tek ata që kanë patur dëmtime të lehta në tru qëndron 50 % më lartë në 10 vitet e ardhshme pasi ka ndodhur dëmtimi, krahasuar me ata që nuk kanë patur dëmtime në tru.
Rreziku i epilepsisë ishte 7 herë më i lartë pas dëmtimeve të rënda në tru.
Pacientët me një histori familjare epilepsie kanë një rrezik më të lartë pas dëmtimeve të lehta dhe të rënda të trurit.
Autorët thonë se trajtimi me ilaçe profilaktike pas dëmtimit të trurit për të parandaluar epilepsinë nuk ka qenë inkurajues, por të dhënat e tyre sugjerojnë një trajtim afatgjatë parandalues për pacientët me rrezik të lartë potencial.
Profesori Terry O’Brien, kreu i programit për epilepsinë në Spitalin Mbretëror të Melburnit, tha se studimi qartësoi të dhënat në lidhje me rreziqet që shoqërojnë traumat e lehta të trurit.
Ai pranoi si racionale rezultatet për trajtimin profilaktik, por tha se fatkeqësisht trajtime të tilla nuk janë të vlefshme.
“Ilaçet antiepileptike nuk janë antiepileptogjenike”, tha ai. “Ato parandalojnë krizat që të ndodhin kur jeni duke marrë ilaçe. Sapo të ndalohet marrja e tyre, rriten shanset për të patur kriza, sepse pacientët nuk i konsiderojnë ato si një çështje kryesore”
Komentoni