Një studim britanik tregon se gratë obeze kanë më shumë mundësi të kenë shtatzëni të vonuar dhe kërkojnë lindje të detyruar më shumë se gratë me peshë normale, por rezultatet e lindjes janë të ngjashme.
Kërkuesit britanikë studiuan të dhënat mjekësore të rreth 30.000 grave, nga të cilat rreth 3.000 kishin shtatzëni të zgjatur, për më shumë se 41 javë e 3 ditë.
Ata gjetën se gratë obeze kishin 50% më shumë mundësi të kishin shtatzëni të zgjatur sesa gratë me peshë normale (Revista Britanike e mjekëve obstetër dhe gjinekologëve më 2011; online 26 Janar).
Midis grave që kishin fëmijën e tyre të parë, më shumë se një e treta e tyre që ishin obeze kishin lindje të detyruar që përfundonte me operacion cezarian, krahasuar me më pak se një të katërtën e grave me peshë normale.
Megjithatë, gratë obeze nuk përjetuan më shumë komplikacione sesa gratë me peshë normale.
Kohëzgjatja e lindjes dhe komplikimet si gjakrrjedhja pas lindjes, pak të qara, rezultate të ulëta Apgar (që tregon probleme të mundshme shëndeti për beben) dhe distoki (lindje e vështirë) ishin të tëra të ngjashme midis grupeve me peshë të ndryshme. Por, gratë obeze kishin bebe më të mëdha.
Komentoni