Regjistrohu/Kyçu

Epidurali

Epidurali është një procedurë shpinore që çon anestezinë ose ilaçet kundër dhimbjes në nervat që kanë dhimbje.

Përdoret më shumë tek gratë që janë në procesin e lindjes për të lehtësuar dhimbjet e lindjes së fëmijës. Përdoret shpesh edhe për të përgjumur gratë ndërsa ato kanë prerje cezariane.

Emri “epidural” vjen nga vendi ku merret ilaçi në trup, në shpinë. Korda shpinore rrethohet nga lëngje cerebrospionale që ndihmojnë mbrojtjen dhe lubrifikojnë kordën shpinore nga dëmtimet. Lëngu mbahet në një këllëf të fortë, prandaj quhet “dura”. Megjithatë, korda shpinore dhe dura nuk ecin tërë kohën përgjatë dhe poshtë kanalit shpinor, ato arrijnë në fund në vertebrën e parë lumbare (një nga kockat e kurrizit).

Epidurali merret në zonën e kanalit shpinor që nuk mbrohet nga dura, që njihet si hapësira epidurale. Kjo hapësirë përmban nerva shpinore që kalojnë në kordën shpinore për në tru. Epidural do të thotë “mbi durë”, kështu që disa mjekë preferojnë ta quajnë atë “ekstradural”ose “peridural”, që do të thotë “jashtë durës”.

Një anestezist i aftë mund të kontrollojë sasinë e lehtësimit të dhimbjes ose përhumbjen që merr pacienti, ndërsa lejon që ai të ketë disa lëvizje dhe ndjesi.

Kjo sepse fibrat nervore që transmetojnë dhimbjen janë relativisht të holla, krahasuar me fibrat nervore që lejojnë lëvizjen e muskujve skeletorë ose ndjenjën e prekjes, që do të thotë se fibrat nervore “që dhembin” janë prekur nga anestezisti më shpejt. Përveç kësaj, anestezisti mund të menaxhojë forcën e tij për të sjellë një balancë të mirë për përmirësimin e pacientit dhe lehtësimin e dhimbjes dhe aftësinë për të lëvizur.

Çfarë ndodh kur merrni epidural?

Përpara kësaj duhet që një age – gjilpërë të futet në vena në krah që të merren lëngjet. Kjo është masë parandaluese.

Anestezisti do ju kërkojë të qëndroni të përkulur mbi një jastëk ose të mblidheni në njërën anë. Kjo për të lejuar hapësirën midis kockave të shpinës tuaj të hapen sa më shumë që të jetë e mundur që anestezisti të mund të gjejë hapësirën epidurale lehtësisht. Është jetësore që të mos lëvizësh gjatë procedurës.

Pas pastrimit të lëkurës me antiseptik, anestezisti injekton pak anestezi lokale në shpinën tuaj (që mund të shkaktojë një ndjenjë thumbimi ose djegieje) përpara futjes së gjilpërës epiduriale në hapësirën midis dy vertebrave (eshtrave) të shpinës për të arritur hapësirën epidurale. Kur gjilpëra epidurale futet ju mund të ndjeni një ndjenjë shtytjeje, që nuk të dhëmb.

Një kateter futët pastaj nëpër gjilpërë përpara se gjilpëra të nxirret jashtë. Kateteri që vendoset në lëkurë lejon marrjen e anestezikut dhe nëse duhet edhe për t’ju vënë në gjumë.

Procedura ekzakte për një epidural mund të variojë nga spitali në spital. Epidurali mund të kërkojë pak a shumë gjysmë ore që të administrohet e që të japë efekt, në varësi të forcës së anestezikut që merrni. Ju jeni koshient, por nuk ndieni dhimbje.

Efektet e anestezikut epidural ndihen, por sesa gjatë do të vazhdojnë ato është në varësi të forcës së anestezikut të marrë dhe se sa shumë u është dhënë. Duhen disa orë që anestezia të eliminohet nga trupi.

Cilat janë avantazhet e epiduralit?

Nëse keni operacion cezarian, marrja e epiduralit do të thotë se ju mund të evitoni efektet anësore të një anestezie të përgjithshme, nuk do keni dhimbje fyti ose të merrni lëngje dhe nuk do ndiheni si i dehur dhe i përhumbur më vonë.

Kjo do të thotë se ju do jeni zgjuar përgjatë operacionit, kështu që mund të përjetoni lindjen e bebes sa më plotësisht që të jetë e mundur. Epidurali vazhdon punën e vet për shmangien e dhimbjes njësoj si ilaçet kundër dhimbjes, të tilla si morfina ose petidina pas operacionit, por spitale të ndryshme kanë politika të ndryshme për ofrimin e këtij opsioni.

Opinionet në lidhje me përdorimin e epiduralit janë të ndryshme në lidhje me marrjen e tij në formën konvencionale. Megjithatë për disa gra në mes të lindjes, një epidural mund të lehtësojë dhimbjen dhe të lejojë nënën për t’u kënaqur me beben që vjen në jetë. Zakonisht është e mundur që të ndihet se ndodhin kontraktime dhe të ndihet kërkesa për të shtyrë.

Ju mund të zgjidhni për të patur apo jo epidural dhe mund ta keni atë gjatë lindjes, por kujdes sepse nëse vendos ta marrësh, ai duhet të administrohet pak a shumë për një gjysmë ore që të japë efekt. Edhe pse epidurali mund të merret në çdo fazë të lindjes, ai nuk performohet nëse bebja ka hyrë në kanalin e lindjes (faza e dytë e lindjes) sepse bebja lind shumë shpejt pas kësaj faze.

Cilat janë disavantazhet e epiduralit?

Nëse jeni duke lindur dhe doni lindje vaginale, një epidural mund të ulë ritmin e lindjes dhe të ulë kontrollin e muskujve që shtyjnë beben jashtë. Kjo do të thotë se ka një rrezik në rritje të pasjes së forcepsit ose ndihmës me vakuum nëse përdoret epidurali.

Marrja e epiduralit do të thotë se një gjilpërë do futet në krahun tuaj dhe bebja mund të kërkojë më shumë monitorim frekuent.

Midis efekteve anësore të anestezikut epidural është rritja e presionit të gjaku-t që mund të ndikojë në sasinë e gjakut dhe të oksigjenit që merr bebja përmes placentës. Epidurali mund të ndikojë edhe në sistemin e kontrollit të temperaturës së trupit tuaj dhe disa gra mund të kenë të ftohtë.

Është e mundur, edhe pse rrallë, që epidurali mund të merret në shpinë në vendin e gabuar, duke sjellë dhimbje që quhen “dhimbje pas koke” që shkaktohen nga dhimbja në shpinë. Këto dhimbje koke përkeqësohen kur rrini në këmbë, kështu që nëse kjo ndodh, duhen pak a shumë një ose dy ditë që të kalojnë.


Komentoni