Sëmundja Alzheimer është formamë e zakonshme e demencës, një gjendje në të cilën humbet funksioni normal i trurit. Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja Alzheimer ka një fillim gradual. Si fillim, sëmundja mund të ketë një humbje graduale të kujtesës, paaftësi për të kryer pergjegjësitë e shtëpisë dhe për të mësuar të reja, dhe konfuzionnë lidhje me kohën dhe datën. Disa vuajtës besojnë se ato janë duke jetuar me të shkuarën. Ndryshimet e personalitetit janë të zakonshme, ku shpesh njerëzit bëhen menjëherë shumë agresivë. Në fazat më të avancuara të sëmundjes Alzheimer, ekziston një humbje aftësie për të njohur të afërmit dhe për të kryer detyrat më të thjeshta, siç janë larja, e ngrëna dhe e veshura. Shumë njerëz shqetësohen kur të afërmit e tyre të moshuar e kanë ose e zhvillojnë sëmundjen Alzheimer. Në fazat e para nuk është gjithmonë e mundur për të qenë të sigurt. Nuk ekzistojnë teste që japin konfirmimin përfundimtar që ajo është e pranishme. Një sërë gjendjesh të tjera, pjesa më e madhe e t&eu...
Lexo më shumëKualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet. Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë? 1) Ushtroni trurin tuaj Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neurone janë dëmtuar. Mund të provoni: Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu; Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi; Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor; Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse; Vullnetarizmin; dhe Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë. Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kë...
Lexo më shumëRreziku i zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare është e përcaktuar nga një numër i ndryshëm faktorësh rreziku. Disa faktorë rreziku, siç janë mosha, seksi dhe familja janë jashtë kontrollit, ato nuk janë të modifikueshme. Megjithatë, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë rreziku që janë të modifikueshëm dhe që mund të kontrollohen nëpërmjet ndryshimeve të jetesës ose nëpërmjet ndërhyrjeve mjekësore. Këtu përfshihen duhani, presioni i lartë i gjakut, të qenit fizikisht aktiv, të qenit mbipeshë ose obezdhe rritja e niveleve të kolesterolit në gjak. Rritja e kolesterolit, ose hiperkolesterolemia, është një nga faktorët e rrezikut për sëmundjen kardiovaskulare. Studimet përcaktojnë se niveli i lartë i kolesterolit sjell një rrezikshmëri vdekjeje tek njerëzit në 30 deri në 40% nga sëmundja koronare e zemrës. Kjo, sepse bllokohen indet e gjakut dhe mund të sjellin atak të zemrës. Reduktimi i rrezikut nëpërmjet dietës Lajmi i mirë është që kolesteroli në gjak është një faktor rreziku i modifikueshëm për sëmundjen kardiovaskulare. Një nga shkaqet kryesore të kolesterolit të lartë n&e...
Lexo më shumëMe rritjen e moshës, pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për mëpak gjumë. Nevoja për gjumë ndryshon nga individi në individ dhe e vetmja mënyrë për të treguar nëse keni fjetur mjaftueshëm, përcaktohet nga mënyra sesi ndiheni kur zgjoheni. Nëse ndiheni mirë, atëhere edhe sasia e gjumit që ju keni marrë është e mjaftueshme. Mosfjetja (pagjumësia) është një problem që i prek të gjithë. Meraku, zemërimi dhe dhimbjet janë faktorë që mund ta shkaktojnë atë. Disa njerëz që nuk arrijnë të kontrollojnëkëto emocione, vuajnë nga pagjumësia kronike. Ata do të përdorin shpesh medikamente, të tilla si qetësues apo pilula gjumi, për të luftuar pagjumësinë. Nëse është e mundur, këto barna duhet të shmangen për të gjithë. Ato mund të prodhojnë varësi dhe mund të kenë efekte anësoretë zgjatura, që ndërhyjnë në jetën e përditshme (si p.sh. ngarja e makinës të nesërmen etj). Duke parë që shumë persona kanë probleme me gjumin dhe duke parë nevojën për jetë më të qetë dhe më të shëndetshme, shumë studime janë bër&...
Lexo më shumëShumica e njerëzve ndoshta i shtrëngojnë dhe fërkojnë dhëmbët herë pas here. Fërkimi rastësor i dhëmbëve, i quajtur bruksizëm, zakonisht nuk shkakton dëme, por kur ndodh në mënyrë të rregullt, dhëmbët mund të dëmtohen dhe mund të lindin komplikime të tjera të shëndetit oral. Edhe pse fërkimi i dhëmbëve mund të shkaktohet nga stresi dhe ankthi, mund të ndodh shpesh gjatë gjumit dhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga një kafshim i çrregullt i nofullave ose nga një dhëmb që mungon ose është i shtrembër. Si mund ta di nëse i copëtoj dhëmbët duke i fërkuar? Meqë copëtimi ndodh shpesh gjatë gjumit, shumica e njerëzves’janë në dijeni se i fërkojnë dhëmbët. Megjithatë, një dhimbje e lehtë koke e vazhdueshme ose nofulla të lënduara, janë simptoma treguese të bruksizmit. Shumë herë njerëzit e mësojnë se i fërkojnë dhëmbët nga të dashurit e tyre, që e dëgjojnë fërkimin gjatë natës. Nëse ju dyshoni se mund t’i copëtoni dhëmbët, flisni me dentistin. Ai mund t’ju kontrollojnë gojën dhe nofullat për shenja të bruksizmit, ...
Lexo më shumë