Hemofilia është një çrregullim gjakderdhjeje në të cilin një nga faktorët thelbësorë të koagulimit është i mangët dhe është i trashëguar në shumicën e rasteve. Hemofolia Aështë gjithashtu e njohur si hemofilia klasike. Është formamë e zakonshme e hemofilisë dhe shkaktohet nga mangësia e faktorit VIII. Kjo do të thotë që trupi nuk krijon mjaftueshëm faktor VIII. Hemofolia B është gjithashtu e njohur si sëmundjedhe është rezultat i mungesës së faktorit IX dhe mungesës së prodhimit mjaftueshëm të faktorit IX. Prek më shumë meshkujt dhe kalon tek femrat të cilat mbartin gjendefektoz. Edhe pse shumë femra që e mbartin këtë gjennuk janë të infektuara, disa kanë reduktuar nivelin e faktorit VIII dhe kjo është shoqëruar me një çrregullim të lehtë gjakderdhjeje. Nuk ka kurëpër hemofilinë. Është një gjendje e përjetshme. Zhvillimi i faktorit të përqendruar të koagulimit ka treguar se mund të menaxhohet në mënyrë efektive. Gjakderdhja është zakonisht e brendshme. Mungesa e faktorëve të koagulimit shoqërohet me raste të shpeshta gjakderdhjeje. Zakonisht, në nyjet e muskujve këto raste g...
Lexo më shumëMeshkujt me një variant të veçantë në kromozomet e tyre Y kishin një rrezik në rritjeprej 50 % të sëmundjes së arterieve koronare (CAD) krahasuar me meshkujt pa këtë variant, sugjeroi një studim. Rreziku ndodh në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë rrezikues kardiovaskularë, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, moshën, indeksin e masës trupore, diabetin, duhanin, konsumin e alkoolit, statusin social-ekonomik ose qarkullimin e proteinave C-reaktive – që shkaktonin inflamacionin. Kjo sugjeron se meshkujt me këtë variant kanë një rrezik të lartë të sëmundjes së arteries koronare, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikut. Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune. Në një koment, Dr. Virginia Miller e Klinikës Mayo shkroi se, “do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? A ka patur babai atak zemre përpara moshës 60 vjeçare?...
Lexo më shumëNjë studim i plotë konfirmon se duhanpirja rrit rrezikun e sëmundjeve të koronareve (CHD) më shumë te femrat se sa te meshkujt, duke nënvizuar shqetësimin për duhanin në moshë të re, thonë ekspertët (Lancet2011; online 11 Aug). Vajzat para adoleshente duhet që të bëhen piketa për këshilla antiduhanpirjeje, dhe kjo tashmë duhet të përfshijë edhe lajmërimin se gratë janë më të predispozuara që të ndikohen nga duhanpirja në sëmundjet e zemrës se sa meshkujt. Rishikimi sistematik i studimeve të 35 viteve i bërë nga Instituti Xhorxh për Shëndetin Global (George Institute for Global Health) në Sydney dhe nga Universiteti i Minesotës tregon se “krahasuar me ata që nuk pijnë duhan, gratë që pinë duhan kanë 25% më shumë rrezik të sëmundjeve koronare sesa meshkujt që pijnë duhan”. Kjo pasi u panë edhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare (atak dhe pushim zemre). Kjo diferencë në rrezik mund të jetë nënvlerësuar në shumë gra që raportojnë sjelljet e tyre duhanpirëse krahasuar me meshkujt. Sipas kërkuesve, studimi tregon gjithashtu se ka një ekstrarrezik prej 2% pas çdo viti që sëmundjet...
Lexo më shumëHipermetropia, ose largpamja është një problem i zakonshëm i shikimit, që prek pothuaj një të katërtën e popullsisë. Personat me hipermetropi mund të shikojnë shumë mirë objekte të larguara, por kanë vështirësi të fokusohen në objekte që janë fare afër. Personat hipermetropë ndonjëherë kanë dhimbje koke ose tensiontë syrit dhe mund të picërrojnë sytë ose të ndjehen të lodhur kur kryejnë një punë në afërsi. Në qoftë se ju i kini këto simptoma kur vini syzet apo lentet tuaja të kontaktit, mund të keni nevojë për një ekzaminim të syve dhe për një rekomandim tjetër. Ky problem i shikimit ndodh kur rrezet e dritës hyjnë në fokusin e syrit pas retinës dhe jo drejtpërdrejt mbi të. Kokërdhoku i personit hipermetrop është më i shkurtër se ai normal. Shumë fëmijë linden me hipermetropi dhe disa prej tyre e tejkalojnë atë me zgjatjen e kokërdhokut deri në gjatësinë normale. Ndonjëherë njerëzit e ngatërrojnë hipermetropinë me presbiopinë që shkakton edhe ajo probleme të shikimit nga afër por për arsye të ndryshme. Trajtimi i hipermetropisë Hipermetropia mund...
Lexo më shumëMë shumë se 100 vite më parë, Dr. Thomas Barr, një fizikan skocez, arriti të kuptojë se njerëzit që punonin në fabrika me zhurmë për shumë vite, kishin tendencën që të kishin humbje dëgjimi. Ai zbuloi se humbja e dëgjimit shkaktohej nga zhurmat. Që nga ajo kohë, kërkuesit kanë treguar se ekziston një lidhje midis ekspozimit ndaj zhurmave dhe humbjes së përhershme të dëgjimit: sa më e madhe të jetë zhurma dhe sa më e gjatë të jetë koha e ekspozimit, aq më i madh do të jetë dëmi i nervave delikat të dëgjimit. Në fakt, ekspozimi ndaj zhurmave, është shumë i ngjashëm me ekspozimin ndaj radiacionit ultraviolet nga dielli. Ekspozimi i paktë, mund të jetë gjë e mirë, ndërsa ekspozimi i shumtë mund të jetë shkatërrues. Zhurma e madhe dëmton veshët Një zhurmë e madhe, si p.sh. një eksplozion, mund të shkaktojë dëme të mëdha në dëgjim. Megjithatë, shumica e humbjeve të dëgjimit nga zhurma, vjen sepse personi ka qenë në mjedis me zhurmë të lartë për një periudhë të gjatë, si p.sh. në vendin e punës. Por, dëmi nga zhurma nuk vjen vetëm në punë. Dëmi mund t&...
Lexo më shumë