Regjistrohu/Kyçu

Rreziku i sëmundjes së zemrës kalon nga babai tek djali

Meshkujt me një variant të veçantë në kromozomet e tyre Y kishin një rrezik në rritje prej 50 % të sëmundjes së arterieve koronare (CAD) krahasuar me meshkujt pa këtë variant, sugjeroi një studim.

Rreziku ndodh në mënyrë të pavarur nga faktorët e tjerë rrezikues kardiovaskularë, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin, moshën, indeksin e masës trupore, diabetin, duhanin, konsumin e alkoolit, statusin social-ekonomik ose qarkullimin e proteinave C-reaktive – që shkaktonin inflamacionin. Kjo sugjeron se meshkujt me këtë variant kanë një rrezik të lartë të sëmundjes së arteries koronare, në krahasim me faktorët e tjerë të rrezikut.

Të dhënat e mëtejshme treguan se efekti mbi rrezikun e sëmundjes së arteries koronare ka më shumë gjasa që të ndërmjetësohet përmes përgjigjes imune.

Në një koment, Dr. Virginia Miller e Klinikës Mayo shkroi se, “do të ishte interesante për të ekzaminuar rrezikun individual të meshkujve të sëmundjes së arterieve koronare, sikundër duke realizuar pyetjet: A ka patur mamaja një atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? A ka patur babai atak zemre përpara moshës 60 vjeçare? Të dyja sekset kanë rëndësi në trashëgiminë e sëmundjes së arterieve koronare”, konkludoi ajo.


Komentoni