Regjistrohu/Kyçu

Humbja e dëgjimit dhe zhurmat

Më shumë se 100 vite më parë, Dr. Thomas Barr, një fizikan skocez, arriti të kuptojë se njerëzit që punonin në fabrika me zhurmë për shumë vite, kishin tendencën që të kishin humbje dëgjimi. Ai zbuloi se humbja e dëgjimit shkaktohej nga zhurmat.

Që nga ajo kohë, kërkuesit kanë treguar se ekziston një lidhje midis ekspozimit ndaj zhurmave dhe humbjes së përhershme të dëgjimit: sa më e madhe të jetë zhurma dhe sa më e gjatë të jetë koha e ekspozimit, aq më i madh do të jetë dëmi i nervave delikat të dëgjimit. Në fakt, ekspozimi ndaj zhurmave, është shumë i ngjashëm me ekspozimin ndaj radiacionit ultraviolet nga dielli. Ekspozimi i paktë, mund të jetë gjë e mirë, ndërsa ekspozimi i shumtë mund të jetë shkatërrues.

Zhurma e madhe dëmton veshët

Një zhurmë e madhe, si p.sh. një eksplozion, mund të shkaktojë dëme të mëdha në dëgjim. Megjithatë, shumica e humbjeve të dëgjimit nga zhurma, vjen sepse personi ka qenë në mjedis me zhurmë të lartë për një periudhë të gjatë, si p.sh. në vendin e punës.

Por, dëmi nga zhurma nuk vjen vetëm në punë. Dëmi mund të shkaktohet nga ndonjë zhurmë e madhe të tillë si muzika në një koncert, nëpërmjet kufjeve, përdorimit të veglave të punës apo dhe nga kositja në livadh me moto-korrëse.

Kur zhurma është shumë e lartë?

Nëse mendoni se zhurma është e rrezikshme, atëherë largohuni ose reduktojeni atë, sepse mund të dëmtojë veshët tuaj. Por, mbani mend se zhurma nuk është e thënë që të jetë e pakëndshme që të dëmtojë, ka shumë muzikantë rroku që vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Çfarë duhet të bëni?

E mira është përpjekja për të evituar burimin e zhurmës ose largimin nga zhurma. Nëse duhet të jeni në një vend ku ka shumë zhurmë, përpiquni që të qëndroni atje sa më pak dhe të qëndroni larg nga pajisjet që lëshojnë zhurma të forta. Përpara se të përdorni kufje, duhet të jeni të sigurt që i përdorni në mënyrë të rregullt. Dhe mos harroni që, nëse dëmtoni të dëgjuarit, ai nuk kthehet më tek ju!


Komentoni