Broshura Regjistrohu/Kyçu

Diabeti dhe shëndeti seksual

Problemet seksuale si rezultat i të paturit diabetmund të prekin si femrat ashtu edhe meshkujt me diabet. Gjithashtu, këto probleme seksuale të shëndetit mund të jenë mjaft të zakonshme ndërmjet njerëzve me diabet, dhe ato shpesh nuk diskutohen gjerësisht. Lajmi i mirë është që shpesh ka trajtime që mund t’ju ndihmojnë nëse ju jeni duke vuajtur nga problemet e seksit të lidhura me diabetin. Kështu që mos e humbni shpresën, të paturit e diabetit nuk do të thotë që jeta juaj seksuale duhet të vuajë. Problemet seksuale tek njerëzit me diabet Ekzistojnë disa arsye se përse meshkujt me diabetmund të vuajnë nga problemet seksuale. Disa nga këto probleme nuk janë të ndryshme nga ato që popullsia e përgjithshme e meshkujve mund të ketë. Shkaqet e problemeve seksuale tek meshkujt me diabetmund të ndahet përafërsisht në: Problemet me ereksionin si rezultat i dëmtimit të nervave ose venave të gjakut që furnizojnë penisin; Problemet me ereksionin si rezultat i kontrollit të dobët të sheqerit në gjak; dhe Problemet me ereksionin si rezultat i stresit ose frikës për të mos qenë në gjendje për të arritur ereksion. Nervi dhe dëmtimi i enëve të gjakut Dëmtimi ne...

Lexo më shumë      

Gonorre-a

Është një sëmundjengjitëse e transmetuar më shpesh me anë të kontaktit seksualme një person të infektuar. Gjithashtu Gonorre-a mund të përhapet nga kontakti me lëngjet trupore të infektuara, kështu që një nënë mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë lindjes. Edhe gratë edhe burrat mund ta marrin Gonorrea-n pasi infeksioni shpërndahet lehtë dhe shfaqet më shpesh tek personat që kanë shumë partnerë në seks. Gonorre-a shkaktohet ngaNeisseria gonorrhoeae, një bakter që mund të rritet dhe shumëzohet lehtë në membranat mukozetë trupit. Bakteret eGonorre-as mund të rriten në zonat e ngrohta dhe të lagështa të traktit riprodhues, duke përfshirë qafën e mitrës, mitrën, tubat fallopianë (kanalet e vezëve) tek gratë dhe në ureter(tubin që mbart urinën nga fshikëza dhe e nxjerr jashtë trupit) tek gratë dhe burrat. Bakteret mund të rriten edhe në gojë, fyt dhe anus. Gonorrea është një sëmundjeshumë e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas statistikave çdo vit janë rreth 700 000 raste të reja të raportuara. Adoleshentët seksualisht aktivë kanë përqindjen më t&eu...

Lexo më shumë      

Klamidia

Klamidia është një sëmundjeseksualisht e transmetueshme e shkaktuar nga bakteriChlamydia trachomatis. Ajo prek meshkujt e femrat dhe përhapet nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një person të infektuar. Cilat janë pasojat e Klamidias? Një problem i madh me klamidian është që ajo shpesh nuk shfaq simptoma dhe nëse lihet pa zbuluar dhe pa trajtuar mund të ndodhin komplikacione. Njerëzit që kanë klamidia munden akoma të transmetojnë infeksionin edhe nëse ato vetë nuk kanë simptoma. Kur simptomat shfaqen, ato zakonisht bëhen të dukshme ndërmjet ditës së 4 dhe të 28 pas kryerjes së marrëdhënies seksuale me një person të infektuar. Gratë me klamidia mund të vënë re ndryshime në periodat e tyre, si: gjakderdhjeose dhimbje gjatë ose pas seksit, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje barku ose ndryshime në shkarkimet vaginale. Gratë me klamidia të patrajtuar, janë në rrezik të komplikacioneve, siç është: sëmundja inflamatore e pelvikut, dhimbje kronike të pelvikut, shtatzëni ektopike (në të cilën shtatzënia zhvillohet jashtë uterusit, si në tubat fallopianë) dhe infertiliteti, si rezultat i infeksionit në tubat fallopianë. Meshkujt me klamidia jan&e...

Lexo më shumë      

Efektet e duhanit në trupin tuaj

Ndërkohë që shumë njerëz e dinë që pirja e cigareve dëmton shëndetin, ju nuk mund ta kuptoni sesa larg dëmtimet e duhanit shkojnë. Duhani jo vetëm që rrit rrezikun e sëmundjeve serioze siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës, goditjet dhe sëmundjet e mushkërive, por gjithashtu ndikon në problemet kozmetike siç janë rrudhat dhe çngjyrosja e dhëmbëve. 1. Sytë Rreziku i zhvillimit të kataraktit është 2-3 herë më i lartë ndërmjet duhanpirësve në krahasim me joduhanpirësit. Katarakti është një ndër shkaqetmë të zakonshme të dëmtimit vizualmidis njerëzve. Pirja e duhanit është gjithashtu shkaku kryesor parandalues i degjenerimitmakular, një kusht që shkakton paqartësinë e vizionit qendror. 2. Veshët Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që pijnë duhan janë më të ndjeshëm ndaj humbjes së dëgjimit për shkak të infeksioneve të veshit dhe zhurmave me zë të lartë. Duhanpirësit mund të kenë më shumë mundësi për të humbur dëgjimin e tyre më herët. Kjo është për shkak të efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit në enët e gjakut, të cila...

Lexo më shumë      

Lichen sclerosis

Lichen sclerosis është një gjendje jo e zakonshme e lëkurës që mund të zhvillohet kudo në trup. Më shpesh ajo prek organet gjenitale–vulvën tek gratë dhe gjithashtu edhe lëkurën përreth anusit. Çdonjeri mund ta marrë lichen sclerosis në çfarëdo moshe, duke përfshirë edhe fëmijët, por gratë pas menopauzës kanë një rrezik më të lartë. Për shkak se lichen sclerosis mund të shkaktojë një kruarje të vazhdueshme vulvale, ajo si fillim mund të merret gabimisht si myk. Në lichen sclerosis, lëkuraështë e inflamuar. Ajo zakonisht është e kuqe dhe mund të ketë disa pika të bardha. Lëkurashpesh është e kruajtshme, por mund të shkaktojë dhimbje të lehta. Kur është e fortë, mund të ketë edhe gjakderdhje. Ashtu sikundër një kruarje e vazhdueshme, gratë me lichen sclerosis vulvale mund të përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale dhe gjatë urinimit. Nëse ajo prek vulvën, ajo mund të ndikojë edhe në hyrjen e vaginës edhe në marrëdhënien seksuale. Diagnostikimi i lichen sclerosis Lichen slerosis shpesh mund të diagnostikohet nga paraqitja e lëkurës dhe nëse ka ndonjë dyshim kon...

Lexo më shumë