Lichen sclerosis është një gjendje jo e zakonshme e lëkurës që mund të zhvillohet kudo në trup. Më shpesh ajo prek organet gjenitale–vulvën tek gratë dhe gjithashtu edhe lëkurën përreth anusit. Çdonjeri mund ta marrë lichen sclerosis në çfarëdo moshe, duke përfshirë edhe fëmijët, por gratë pas menopauzës kanë një rrezik më të lartë. Për shkak se lichen sclerosis mund të shkaktojë një kruarje të vazhdueshme vulvale, ajo si fillim mund të merret gabimisht si myk.
Në lichen sclerosis, lëkura është e inflamuar. Ajo zakonisht është e kuqe dhe mund të ketë disa pika të bardha. Lëkura shpesh është e kruajtshme, por mund të shkaktojë dhimbje të lehta. Kur është e fortë, mund të ketë edhe gjakderdhje. Ashtu sikundër një kruarje e vazhdueshme, gratë me lichen sclerosis vulvale mund të përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale dhe gjatë urinimit. Nëse ajo prek vulvën, ajo mund të ndikojë edhe në hyrjen e vaginës edhe në marrëdhënien seksuale.
Lichen slerosis shpesh mund të diagnostikohet nga paraqitja e lëkurës dhe nëse ka ndonjë dyshim konfirmohet nëpërmjet biopsisë. Kjo do të thotë heqjen e një pjese të vogël të indeve të prekura për ekzaminim. Tek të rriturit, zakonisht është mirë për të konfirmuar diagnozën në këtë mënyrë.
Lichen sclerosis është trajtuar zakonisht duke aplikuar një krem të fortë steroidal në zonën e prekur. Kjo aplikohet çdo ditë për disa javë dhe pastaj më pak për disa javë të tjera.
Ju mund të keni nevojë për të aplikuar një krem steroidal afatgjatë, disa herë në javë, për të parandaluar ripërsëritjen e lichen sclerosis.
Shkaku i lichen sclerosis nuk dihet edhe pse duket se është e bazuar tek tendenca e trashëgimisë. Lichen sclerosis gjithashtu duket që të jetë e lidhur me sëmundjen autoimune (gjendje ku sistemi imun prek trupin), siç është p.sh. sëmundja e tiroides. Lichen sclerosis ka më shumë mundësi që të ndodhë në zonat e lëkurës që kanë qenë dëmtuar në të shkuarën. Rëndësi ka të theksohet se lichen sclerosis nuk është infektues dhe partneri juaj nuk mund ta marrë atë gjatë seksit.
Lichen sclerosis është e lidhur me një rritje të vogël, por të rëndësishme të rrezikut të kancerit që zhvillohet në zonën e prekur. Nëse ju jeni diagnostikuar me lichen sclerosis, atëherë është e këshillueshme që të keni kontrolle çdo 6–12 muaj për të ekzaminuar çdo ndryshim lëkure ose trajtime të efekteve anësore.
Komentoni