Broshura Regjistrohu/Kyçu

Flluskat

Një flluskë është një pjesë e ngritur e lekurës e mbushur me lëng që shfaqet kur shtresa e jashtme e lëkurës është e plagosur. Lëngu formohet nën lëkurën e dëmtuar dhe mbron lëkurën e ndjeshme të re që rritet nën të. Ndërkohë që lëkurae re rritet, trupi gradualisht riabsorbon lëngun. Procesi zakonisht zgjat 3-7 ditë. Ndonjëherë flluskat çahen vetë. Si duket dhe ndihet një flluskë? Flluska shfaqet si një pjesë e ngritur e lëkurës e mbushur me lëng të pastër (shumë rrallë me gjak). Flluskat zakonisht janë të buta (ato dhëmbin kur ato shtypen). Shkaqet e zakonshme të flluskave Fërkimi; Djegia nga nxehtësia; Djegia nga dielli; Pickimet e insekteve ose kafshimet; Infeksionet virale të lëkurës; Infeksionet bakteriale të lëkurës; Infeksionet fungale të lëkurës; Dermatit kontakiv – një reaksion ndaj irrituesve ose alergjenëve (substanca që mund të shkaktojnë një reaksion alergjik). Çfarë mund të bëni ju Mos e shtypni flluskën. Lëreni që të thahet vetë në mënyrë që të shmanget infeksioni. Mbajeni flluskën dhe zonën përreth saj të pastër. ...

Lexo më shumë      

Kanceri i prostatës: Shkaqet dhe simptomat

Ndërkohë që shkaqet e kancerit të prostatës janë të panjohura, shanset e zhvillimit të kancerit të prostatës rriten: Me rritjen e moshës – ajo prek kryesisht meshkujt mbi moshën 65 vjeçare; Nëse babai ose vëllai juaj ka patur kancerin e prostatës; Nëse ju keni një histori familjare me kancerin e gjirit. Në 5-10% të meshkujve me kancerin e prostatës, historia mjekësore familjare mund të përcaktojë se ato kanë gjene të trashëguara që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit. Ju mund të keni një gjentë trashëguar të kancerit të prostatës, nëse ju keni: Të afërt të shumtë me kancerin e prostatës ose me kancerin e gjirit (nga ana e familjarëve të mamasë ose të babait). Meshkuj të rinj të afërt me kancerin e prostatës (nën moshën 50 vjeçare). Nëse jeni të shqetësuar rreth historisë familjare për kancerin e prostatës, ju mund të pyesni doktorin tuaj për t’ju referuar në një klinikëpër kancerin ose tek një urologpër t’ju këshilluar në lidhje me testet e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj. Simptomat e kancerit të prostatës Prostata në fazat e saj të fillimit shumë ...

Lexo më shumë      

Rrethprerja (synetllëku) mund të mbrojë kundër kancerit të prostatës

Rrethprerja (synetllëku) në fëmijëri ndikon në reduktimin e rrezikut të kancerit të prostatës tek meshkujt në 15%, sipas kërkimit të SHBA-së për debatimin mbi meritën e procedurës. Autorët sugjerojnë që rrethprerja mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme nëpërmjet kontaktit siç është HIV, si dhe ul mundësinë e infeksionit dhe inflamacionit në prostatë, gjë që mund të luajë një rol në shkaktimin e kancerit. Studimi i tyre diagnostikoi 1700 meshkuj me kancerin e prostatës ndërmjet viteve 1993-1996 dhe 2002-2005, si dhe një numër të ngjashëm të kontrolleve të shëndetshme që nuk kishin patur kancerin e prostatës. Pjesa më e madhe e meshkujve në grupin e kontrollit (që kishin patur kancerin e prostatës) ishin prerë (71.5%) krahasuar me meshkujt në grup që kishin patur kancerin e prostatës (68.8%). Meshkujt e prerë përpara fillimit të aktivitetit të tyre seksualkishin një rrezik më të ulët ndaj të zhvilluarit të formave shumë dhe pak agresive të kancerit të prostatës. Rrethprerja nuk është kryer pas ditës së marrëdhënies së parë seksuale në 3.9% tek njer&e...

Lexo më shumë      

Kanceri testikular: Përdorimi afatgjatë i marijuanës mund të rrisë rrezikun

Studimet tregojnë se përdorimi i rregullt dhe afatgjatë i marijuanës mund të shoqërohet me rritjetë rrezikut të kancerit testikular. Popullsia e SHBA – e bazuar në rastin e studimit mbi kontrollin (që krahason dy grupe njerëzish: ato me të njëjtën gjendje dhe të një grupi të ngjashëm njerëzish që nuk e kanë këtë gjendje) e 369 meshkujve të moshës nga 18 në 44 vjec, u gjetën që të kenë 70% të rrezikut të madh për tu diagnostikuar me tumorët testikularë të qelizave embrion(lloji kryesor i kancerit testikular) nëse ato kanë qenë përdorues të rregullt të marijuanës, kur është krahasuar me 979 kontrolle (Kanceri 2009, online). Ata që kanë tymosur marijuanë për herë të parë para moshës 18 vjeçare kishin më shumë mundësi për të zhvilluar tumoret, krahasuar me ata që e kanë filluar atë në një moshë më të madhe. Përdorimi më i shpeshtë rriste rrezikun e kancerit tek ato që kanë pirë përditë ose çdo javë, duke patur një rrezik të trefishtë më të madh sesa kontrollet e pavarura të njohura si faktorët e rrezikut të kancerittestikular....

Lexo më shumë      

Steriliteti tek meshkujt

Steriliteti identifikohet si pamundësia për të konceptuar/fertilizuar pas 12 muajsh marrëdhënieje të rregullt seksuale. Rreth një në 6 çifte mendohet të kenë një problem me konceptimin/fertilizimin. Rreth 40% e rasteve të infertilitetit, përfshijnë një faktor mashkullor, në 40% të rasteve të tjera është një faktor femëror, si dhe në rastet e mbetura mund të jetë një kombinim i faktorëve mashkullorë dhe femërorë(10%), ose pa arsye të identifikueshme (10%). Shkaqet e infertilitetit mashkullor Ka shkaqe të shumta të infertilitetit tek meshkuj, megjithatë, më së shpeshti janë probleme të lidhura me spermën. Këto përfshijnë probleme me sasinë e spermës, ku ose prodhohet pak spermë ose në disa raste, nuk prodhohet fare (quajtur azospermi). Mund të ketë probleme edhe me cilësinë e spermës, ku sperma merr formë jo normale (morfologjia e parregullt) ose nuk lëviz shpejt (lëvizshmëri të dobët). Shkaqet e azospermisë mund të përfshijnë prodhimin e reduktuar të spermës, për shkak të një problemi hormonal (siç është testosteroni i pakët), të një anomalie kromozomale (problem gjenetik) apo të infeksioneve të caktu...

Lexo më shumë