Broshura Regjistrohu/Kyçu

Dhimbjet muskulare

Dhimbjet muskulare mund të shkaktohen nga mungesa e aktivitetit tëmuskujve ose përdorimi i tepruar i tyre. Dhimbjet më të rënda të muskujve të shoqëruara nga ënjtjet dhe lëvizjet e kufizuara ose nxirjet nënkupton se muskujt, tendinat ose ligamentet janë shqyer ose dëmtuar, p.sh. nga ndrydhja apo presionet. Kur duhet të kërkoni këshillën mjekësore? Ju duhet të kërkoni këshillën mjekësore kur: Ju keni një humbje serioze të lëvizjeve; Dhimbja juaj është e fortë; Ju nuk jeni në gjendje që të mbani pesha në një këmbë ose të përdorni një krah; Zona është e fryrë dhe/ose e ngrohtë për t’u prekur, ose ju keni një nxirje të madhe; Dhimbjet ose parehatia nuk janë përmirësuar pas një trajtimi vetëkujdesjeje; ose Dhimbja është nga shpina ose nga dëmtimi i qafës. Çfarë mund të bëni ju? Ndrydhja, tkurrja ose dëmtime të tjera të indeve të buta janë trajtuar më së miri nga terapia RICE (Rest Ice- Compression-Elevation) për 48-72 orët e para. Pushimi— mos bëni ushtrime të mëtejshme për 48-72 orët e tjera. Akulli— aplikoni akullin për 10 minuta çdo 2-3 orë. Kompresat— p&...

Lexo më shumë      

Sëmundja mendore: Trajtimet e disponueshme

Ekzistojnë trajtime të shumta dhe të ndryshme për sëmundjet mendore dhe trajtimi shpesh përfshin një kombinim të metodave, që mund të ofrohen nga profesionistë të ndryshëm. Në varësi të problemit, ju mund të merrni ndihmë nga doktori ose nga një profesionist shëndeti, siç është psikologu ose infermierja e shëndetit mendor. Trajtimi optimalzakonisht përfshin kujdesjen e të gjithë grupit. Kujt duhet t’i drejtohem për trajtimin e sëmundjes mendore? Nëse ju ose dikush që është afër jush është duke përjetuar një problem që mund të jetë i lidhur me shëndetin mendor, vendi i parë që duhet të shkoni për ndihmë duhet të jetë doktori ose qendra e kujdesit mendor. Mbështetja e komunitetit është një aspekt i rëndësishëm për trajtimin e sëmundjes mendore, mbështetja e vazhdueshme dhe trajtimet mund të sigurohen nga klinika e shërbimit të komunitetit. Disa nga profesionistët e përfshirë në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor janë: Mjekët e përgjithshëm Duhet të shihni mjekun tuaj të përgjithshëm, nëse jeni duke përjetuar probleme të tilla si depresionapo ankth. Një mjek i till&...

Lexo më shumë      

Astma – qumështi dhe nënproduktet e tij

Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se njerëzit me astmë duhet të shmangin qumështin dhe nënproduktet e tij, pasi thuhet se ato nxitin prodhimin e mukusit dhe rrjedhimisht shkaktojnë sulmet e astmës. Ky perceptim daton më shumë se 2000 vjet më parë, kur disa sisteme të mjekësisë alternative i atribuan konsumimit të qumështit, prodhimin e tepërt të mukusit. Sipas specialistëve më me emër në fushën e imunologjisë klinike dhe alergjisë, është e rrallë që qumështi dhe nënproduktet e tij të shkaktojë një sulm të astmës. Alergjitë e vërteta nga qumështi i lopës, shkaktohen nga një proteinë e qumështit dhe mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri simptomash, duke përfshirë urtikarien, ekzemën, vjelljen, diarrenëdhe frymëmarrjen e shpejtë. Si ndikojnë në astmë qumështi dhe nënproduktet e tij? Kur qumështi konsumohet ai përkohësisht do të trashë pështymën në gojë, një ndjesi që shumë njerëz e ngatërrojnë me prodhimin e mukusit të frymëmarrjes. Kjo ndjesi nuk është për shkak të rritjes së prodhimit të mukusit – ndodh nga përbërja kremoze e vetë...

Lexo më shumë      

Mbrojtja nga astma dhe alergjitë – ekspozimi ndaj kafshëve përpara lindjes

Ekspozimi ndaj kafshëve para lindjes mund të mbrojë fëmijët kundër zhvillimit të astmës dhe alergjive, sugjeron një studim. Në atë që besohet të jetë studimi i parë i këtij lloji, studiuesit gjetën nivele të antitrupave IgE (lloji i antitrupave të prodhuara në reaksione alergjike) ishin 28% më të ulta në foshnjat, nënat e të cilave mbanin një mace apo qen në shtëpi gjatë shtatzënisë në krahasim me ata që kanë lindur pa patur kafshë në shtëpi. Kërkimi, i kryer nga Departamenti Shkencor i Shëndetit Publik tek Henry Ford, Sistemi Shëndetësor, në Michigan-US, gjithashtu gjetën se ky efektmbrojtës ishte edhe më i fortë statistikisht, kur krahasojnë fëmijët e lindur nga vaginame ato të lindur me prerje cezariane (Revista e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike 2011, online më 4 Gusht). Gjetjet mbështeten tek të ashtëquajturat “hipoteza higjienike”, tha autori. Ajo ka qenë mbështetur në teorinë se lindjet vaginale ekspozojnë foshnjat në një gamë bakteretdhe numër të madh bakteresh, rritjen e sistemit imunitar kundër alergjive. Kërkuesit thanë se ishte e mundur një diversitet i madh i baktereve shtëpiake të ofruara ng...

Lexo më shumë      

Alergjia – provoni shtëpinë tuaj

Nëse je alergjik nga pluhuri e mikrogjallesat e shtëpisë, kafshët shtëpiake ose poleni apo jo, ka disa hapa për të provuar shtëpinë në lidhje me alergjinë. Lexo më poshtë çfarë mund të bësh në dhoma të ndryshme të shtëpisë për të parandaluar alergjitë në shtëpi. Dhomat Meqenëse shpenzojmë shumë kohë në dhomat tona, ato janë vendi më i zakonshëm për të filluar provën e alergjive. Dhoma juaj mund të jetë një vend shumë i mirë për rritjen dhe shtimin e mikrogjallesave të pluhurit të shtëpisë — krijesa të vogla që ushqehen me lëkurën e njeriut. Janë jashtëqitjet dhe mbetjet e tyre më shumë sesa vetë këto mikrogjallesa që shkaktojnë alergjitë. Fatkeqësisht, nuk ka rrugë të lehtë për të hequr tërësisht këto mikrogjallesa, që janë kryesisht prezente në vende të ngrohta dhe me lagështirë. Por është e mundur që të reduktohet numri i tyre dhe disa njerëz e përdorin këtë për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të alergjive që ata kanë. Alergjia – prova e dhomës Shtrati Pë...

Lexo më shumë