Përpjekjet për të ulur nivelet e obezitetit tek fëmijët mund të ndihmojë edhe në reduktimin e sëmundjeve alergjike. Kërkuesit amerikanë krahasuan marrëdhënien e indeksit të masës trupore (BMI) me nivelet e IGE-së (nivelet e antitrupave të veçanta të përfshirë në reaksionet alergjike) së atopi-së (një tendencë për të zhvilluar alergji) dhe simptomat alergjike në 4125 fëmijë të moshës 2-19 vjeç (Alergjite J dhe Clin Immunol online). Ata gjetën se fëmijët obezë kishin nivele 31% më të larta të IGE se sa fëmijët normalë në peshë, pasi i përshtatën me moshën, gjininë dhe faktorë të tjerë. Fëmijët mbi peshë kishin një mesatare 25% më të lartë të IGE. Fëmijët obezë gjithashtu ishin 26% më shumë të predispozuar për të qenë atopikë (tendencë për të qenë alergjik), nxitur kryesisht nga njëprevalencëshumë më e lartë e sensibilizimit alergjik ndaj ushqimeve, krahasuar me fëmijët normal në peshë. Ndjeshmëria ndaj qumështit ishte së paku 50% më e lartë në fëmijët mbipeshë dhe ata obezë. Autorët sugjeruan se marr&eum...
Lexo më shumëTë paturit e një temperature të lartë (ethe) është një ngjarje e zakonshme në fëmijëri dhe është zakonisht një shenjë infeksioni. Disa fëmijë ndjehen shumë në siklet dhe të ligështuar, kur temperatura e tyre është e lartë dhe është e rëndësishme përpjekja për ta ulur atë. Disa gjëra do t’ju ndihmojnë: Zvogëlimi i sasisë së rrobave që fëmija ka veshur është një ndër gjërat që duhet bërë. Shpeshherë ekziston një tundim i mbështjelljes së fëmijës me batanije dhe përqafimi i tyre. Kjo mund t’i bëjë ato vetëm më të ngrohtë. Situata më e mirë për një fëmijë me ethe është në një dhomë të nxehtë me një temperaturëtë rehatshme, pa rroba veshur. Duke i dhënë fëmijës shumë për të pirë dhe duke i inkurajuar që të mos nxitojnë, është gjithashtu një ndihmesë. Dy ilaçet që përdoren zakonisht për të trajtuar ethettek fëmijët janë paracetamoli dhe ibuprofeni. Ato duhet të merren sipas instruksionit, ose siç është rekomanduar nga doktori ose farmacisti. Ndërkohë q&eu...
Lexo më shumëSterilizimi femëror është një formë kontracepsioni kirurgjikal që përfshin mbylljen e tubave fallopianë. Ajo është referuar ndonjëherë si procedura kirurgjikale, ndërprerja e tubave, ose “të paturit e tubit tuaj të lidhur”. Histerektomia (heqja kirurgjikale e mitrës) gjithashtu ndonjëherë është përdorur si një teknikë sterilizimi femëror, veçanërisht në qoftë se ekzistojnë probleme të tjera që lidhen me mitrën. Si funksionon ajo? Procedura kirurgjikale funksionon duke ndaluar spermën për të arritur vezën. Pas ejakulimit, sperma zakonisht noton në tubat fallopianë dhe fertilizimi mund të ndodhë kur një vezë është lëshuar nga njëra prej vezoreve (ovulacioni) dhe është në drejtimin poshtë tubave. Tubat fallopianë, që mbajnë vezën poshtë për në vezore, janë të bllokuar si nga prerja ashtu dhe nga lidhja ose nga aplikimi i kapuçëve ose unazave. Nga ana tjetër, tubat mund të mbyllen duke qenë të djegur nga përdorimi i një elektriciteti. Sa efektive është? Procedura kirurgjikale është rreth 99 % efektive në parandalimin e shtatzënisë. Ajo mund të përmbyset me anë të një oper...
Lexo më shumëVaginoza bakteriale është një gjendje që shkaktohet nga zhbalancimi i baktereve natyrale në vaginë. Është një shkak i zakonshëm i shkarkesës anormale në vaginë. Simptomat e vaginozës bakteriale Shpesh nuk ka simptoma të lidhura me vaginozën bakteriale. Kur ndodhin simptomat, ato zakonisht përfshijnë: Një shkarkim të hollë vaginalqë është i bardhë ose gri; dhe Shkarkime që kanë një erë të pakëndshme (shpesh si një erë e fortë peshku, që është më dominuese pas marrëdhënies seksuale). Simptoma të tjera përfshijnë: Parehati vaginale (kruarje ose irritim); Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale; dhe Djegie gjatë urinimit. Shkaqet Shkaku kryesor i vaginozës bakterale nuk dihet. Problemi mendohet që të jetë rezultat i zhbalancimit në llojet e baktereve që normalisht janë gjetur në vaginë – një mbirritje e baktereve “të këqija” dhe baktereve “të mira” jo të mjaftueshme. Faktorët e rrezikut Është menduar se aktiviteti seksualme një partner të ri ose me shumë partnerë mund të rrisë rrezikun e vaginozës bakteriale. Të paturit e një partnereje seksuale femër gjithashtu rrit rrezi...
Lexo më shumëKontracepsioni emergjent është një metodë që përdoret për të parandaluar një shtatzëni që mund të ketë rezultuar nga një akt seksuali pambrojtur. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet prishjes së prezervativit ose zhvendosjes së diafragmës, ose harresës së marrjes së pilulës ose kryerjes së marrëdhënies seksuale pa masa mbrojtëse. Kontraceptivi i emergjencës gjithashtu mund të përdoret për të parandaluar shtatzëninë, pasi gruaja është detyruar për të kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Kontracepsioni emergjent, mund të përfshijë ose të paturit e një pajisje brenda mitrës (IUD) të futur ose duke marrë kontracepsionin hormonal të emergjencës pas ngjarjes sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsioni emergjent hormonal nganjëherë është referuar si “pilula e mëngjesit tjetër” edhe pse kjo mund të shkaktojë konfuzion, pasi ajo duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur pas seksit të pambrojtur dhe jo domosdoshmërisht në mëngjes. Shumica e mjekëve dhe farmacistëve janë të njohur me përshkrimin e recetave të kontracepsionit urgjent, por në qoftë se jo, klinika e planifikimit tu...
Lexo më shumë