Vaginoza bakteriale është një gjendje që shkaktohet nga zhbalancimi i baktereve natyrale në vaginë. Është një shkak i zakonshëm i shkarkesës anormale në vaginë.
Shpesh nuk ka simptoma të lidhura me vaginozën bakteriale.
Kur ndodhin simptomat, ato zakonisht përfshijnë:
Simptoma të tjera përfshijnë:
Shkaku kryesor i vaginozës bakterale nuk dihet. Problemi mendohet që të jetë rezultat i zhbalancimit në llojet e baktereve që normalisht janë gjetur në vaginë – një mbirritje e baktereve “të këqija” dhe baktereve “të mira” jo të mjaftueshme.
Është menduar se aktiviteti seksual me një partner të ri ose me shumë partnerë mund të rrisë rrezikun e vaginozës bakteriale. Të paturit e një partnereje seksuale femër gjithashtu rrit rrezikun e vaginozës bakteriale. Megjithatë, është e mundur për ta patur atë edhe nëse nuk jeni seksualisht aktiv.
Dushet e shpeshta (duke përdorur një pastrues brenda vaginës) dhe të paturit e IUD-së (aparatit intrauterine) janë faktorë të tjerë që rrisin shanset tuaja në marrjen e vaginozës bakteriale.
Një mostër vaginale mund të merret për të testuar shkarkesat vaginale.
Mostra ekzaminohet nën një mikroskop për të parë për:
Testimi i aciditetit të vaginës gjithashtu ndihmon në diagnozën- një pH më i lartë se 4.5 ka shumë të ngjarë që të shkaktojë vaginozën bakteriale.
Mjeku juaj mund t’ju japë antibiotikë siç janë metronidazole ose clindamycin për vaginozën bakteriale. Mund të përdoret edhe një krem ose xhel, ose antibiotikë oral (tablet).
Trajtimi i partnerëve meshkuj zakonisht nuk kërkohet, por përhapja ndërmjet partnereve femra është e mundur.
Fatkeqësisht, ripërsëritja e simptomave është e zakonshme, normalisht brenda 3–6 muajve të trajtimit
Është e rëndësishme për të trajtuar vaginozën bakteriale sepse ajo mund të lidhet me probleme të tjera.
Shmangni dushet – larjet e vaginës nuk janë të nevojshme (duke përdorur një pastrues brenda). Dushet mund të rrisin shanset tuaja në rritjen e infeksionit vaginal.
Shkoni tek mjeku nëse jeni të shqetësuar për një shkarkim vaginal të pakënaqshëm ose një parehati vaginale.
Komentoni