Regjistrohu/Kyçu

Alergjitë – më të zakonta tek fëmijët obezë

Përpjekjet për të ulur nivelet e obezitetit tek fëmijët mund të ndihmojë edhe në reduktimin e sëmundjeve alergjike.

Kërkuesit amerikanë krahasuan marrëdhënien e indeksit të masës trupore (BMI) me nivelet e IGE-së (nivelet e antitrupave të veçanta të përfshirë në reaksionet alergjike) së atopi-së (një tendencë për të zhvilluar alergji) dhe simptomat alergjike në 4125 fëmijë të moshës 2-19 vjeç (Alergjite J dhe Clin Immunol online).

Ata gjetën se fëmijët obezë kishin  nivele 31% më të larta të IGE se sa fëmijët normalë në peshë, pasi i përshtatën me moshën, gjininë dhe faktorë të tjerë. Fëmijët mbi peshë kishin një mesatare 25% më të lartë të IGE.

Fëmijët obezë gjithashtu ishin 26% më shumë të predispozuar për të qenë atopikë (tendencë për të qenë alergjik), nxitur kryesisht nga një prevalencë shumë më e lartë e sensibilizimit alergjik ndaj ushqimeve, krahasuar me fëmijët normal në peshë.

Ndjeshmëria ndaj qumështit ishte së paku 50% më e lartë në fëmijët mbipeshë dhe ata obezë. Autorët sugjeruan se marrëdhënia midis obezitetit dhe alergjive mund të jenë të lidhura me inflamacionin. Në të kundërt, kjo marrëdhënie mund të jetë për shkak të një faktori të pamatshëm i tillë si “gut microbiota (organizma mikroskopikë që jetojnë në zorrë), e cila është e njohur për rritjen e alergjisë dhe obezitetit “, thanë ata.

Profesori i Asociuar, Mimi Tang, konsulent pediatrik ndaj alergjive dhe imunologjisë, në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Melburn, tha se studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një përfundim definitiv mbi faktin nëse alergjitë ushqimore ndodhin për shkak të obezitetit, apo nëse prania e alergjive ushqimore janë shkaku i obezitetit.


Komentoni