Broshura Regjistrohu/Kyçu

Stresi

Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga stresi në një moment të caktuar të jetës së tyre. Të shfaqurit e shenjave të stresit, nuk nënkupton që ju jeni një person i dobët. Stresi prek njerëz të ndryshëm, në mënyra të ndryshme. Personaliteti luan një rol madhor, në mënyrën sesi mund t’ju prekë dhe sesi mund ta përballoni. Çfarë është stresi? Stresi është përshkrimi i përdorur për tendosje, presionose forcë në sistem. Ky sistem mund të jeni ju. Stresi mund të vijë si rezultat i dhënies së makinës në trafik, ose si rezultat i vdekjes së personit që doni. Stresi mund të jetë përgjigja e njëçrregullimi, që prek trupin tonë. Zakonisht, kur ne themi që po “ndihemi të stresuar”, jemi duke folur rreth simptomave, që janë shkaktuar nga trupi jonë si përgjigje ndaj stresit. Si ndikon stresi në trupin tonë? Në shenjën e parë të alarmit, nerva të caktuara shqisore në trup stimulohen dhe prodhojnë disa hormone, që shkaktojnë në mënyrë automatike reaksione fizike të stresit. Rrahjet e zemrës rriten për të lëvizur gjak në muskuj dhe tru, frymëmarrja përshpejtohet, ...

Lexo më shumë      

Depresioni postnatal: Çfarë është ai?

Ardhja e një foshnje në jetë është zakonisht një ngjarje e lumtur, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e vështirë gjatë së cilës duhen bërë shumë rregullime. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme se ndryshimet e humorit janë të zakonshme pas lindjes së fëmijës. Në fakt, në vitin e parë pas lindjes një grua ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë psikiatrike, sesa në çdo kohë tjetër të jetës së saj. Ekzistojnë tri çrregullime të njohuratë humorit në periudhën pas lindjes. Në fund të spektrit është “Baby Blues”, që ndikon tek rreth 80% e nënave të reja, dhe që pritetqë të ndodhë nëpothuajse të gjitha nënat. Kjo zakonisht ndodh në mes të ditës së tretë dhe të dhjetë pas lindjes. Simptomat përfshijnë: të lotuarit, ankthin, luhatjen e humorit dhe acarimin. “Blues” janë të përkohshëm dhe kalojnë me mirëkuptim dhe mbështetje. Në anën tjetër të spektrit është psikoza pas lindjes apo lehonisë. Kjo prek një në 500 nëna, zakonisht në 3 deri në 4 javët e para pas lindjes. ...

Lexo më shumë      

5 mënyra për të luftuar sulmet e ankthit

Të luftosh ankthin nuk është asnjëherë e lehtë. Personat me çrregullime të lehta të ankthit luftojnë përditë me mendimet e tyre shqetësuese dhe të bezdisshme. Njerëzit me çrregullime paniku, ata që nuk e dinë kur ai do të godasë, bëhen më të vetëdijshëm për shqetësimin që kanë. Ndonjëherë kjo shkakton një sulm paniku. Me fillimin e një viti të ri (ose çdo datë tjetër që na bën të ndihemi kështu), shumë nga ne i hedhin një sy jetës së tyre për të parë çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë jo. Ne rikapitulojmë ku kemi qenë dhe ku duam të jemi. Kjo fillon me krijimin e një plan-veprimi apo një kure të re. Provoni të ndërroni medikamentet, apo të ndiqni një terapitjetër si p.sh. terapinë e mendimeve konjuktive (të sfidosh një mendim negativ për ta vënë në pah). Provoni dhe një trajtim tjetër si p.sh. hipnozën. Nëse po mundoheni të bëni një ndryshim pozitiv në jetën tuaj, ja 5 detaje me të cilat duhet të merreni. Të kujdesesh për veten Ju e dini se të kujdesesh për veten është gjithmonë e rëndësishme.Formafizike ndikon në ...

Lexo më shumë      

Neuroza: Prezantim

Termi neurozëpërfshin një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shëndetit mendor. Neuroza në të vërtetë është një diagnozëe prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë, tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neurotike. Çrregullimet që konsiderohen neurozëose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullime somatike, ankthi, paniku,fobia, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes. Çrregullimet që konsiderohen neurozëose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjerë simptomash ose manifestimesh emocionale e fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike. Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacione që janë simptoma të çrregullimeve psikotike. Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një personi të funksionojë me ef...

Lexo më shumë      

Parandalimi i dermatitit

Termi dermatit, ekzemëdhe skuqje shpesh janë përdorur për të shpjeguar të njëjtën gjendje. Simptomat e dermatitit përfshijnë skuqjen e butë në më të dukshme, kruarjen dhe shpeshherë edhe ënjtjen. Kontakt dermatiti Kontakt dermatiti rezulton nga irritues direkt dhe është e kufizuar në zonën e kontaktit. Ajo shpesh është për shkak të kontaktit me kimikate, siç janë: ato të nikelit në bizhuteritë, parfumeve ose bimëve. Ajo zhvillohet ngadalë, si rezultat i ekspozimit kronikdhe shpesh është e kruajtshme dhe e kuqe. Dermatiti atopik Dermatiti atopik është i zakonshëm në bërryla ose prapa gjunjëve. Ato zakonisht ndodhin në rastet me një histori familjare të alergjisë, ekzemëdhe/ose astmë të zhvilluar në fëmijërinë e hershme. Dermatiti atopik duket si e thatë sidomos në momentin kur fillon kruarja. Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore për dermatitin? Ju duhet të kërkoni këshillë mjekësore për këtë gjendje nëse: Ekzistojnë shenja të infeksionit; Lëkura është si e thyer; Lëkura është shumë e kuqe dhe e inflamuar; Ekziston një ndjesi djegieje ose nxehtësie; Skuqja është përha...

Lexo më shumë