Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga stresi në një moment të caktuar të jetës së tyre. Të shfaqurit e shenjave të stresit, nuk nënkupton që ju jeni një person i dobët. Stresi prek njerëz të ndryshëm, në mënyra të ndryshme. Personaliteti luan një rol madhor, në mënyrën sesi mund t’ju prekë dhe sesi mund ta përballoni.
Stresi është përshkrimi i përdorur për tendosje, presion ose forcë në sistem. Ky sistem mund të jeni ju. Stresi mund të vijë si rezultat i dhënies së makinës në trafik, ose si rezultat i vdekjes së personit që doni.
Stresi mund të jetë përgjigja e një çrregullimi, që prek trupin tonë. Zakonisht, kur ne themi që po “ndihemi të stresuar”, jemi duke folur rreth simptomave, që janë shkaktuar nga trupi jonë si përgjigje ndaj stresit.
Në shenjën e parë të alarmit, nerva të caktuara shqisore në trup stimulohen dhe prodhojnë disa hormone, që shkaktojnë në mënyrë automatike reaksione fizike të stresit. Rrahjet e zemrës rriten për të lëvizur gjak në muskuj dhe tru, frymëmarrja përshpejtohet, tretja ngadalësohet, prodhimi i pështymës ndalohet (goja ndjehet e thatë), djersitja rritet dhe ndihet një nxitje force.
Ky është fenomeni, që e vë trupin në gjendje alarmi dhe gati për reagim. Pas këtij reagimi, trupi qëndron në gjendje alarmi, derisa të ndjeni largimin e rrezikut. Kur stresi largohet, truri dërgon sinjalet e “qartësisë” dhe trupi menjëherë kthehet në normalitet.
Ndërkohë që disa strese afatshkurtra janë pozitive pasi ju shtyjnë në sporte ose lojëra të ndryshme, stresi kronik ose afatgjatë, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Ky lloj stresi ju bën që të ndiheni nën presion konstant, të vazhdueshëm.
Disa nga simptomat dhe shenjat që mund të përcaktojnë nivele të larta stresi të vazhdueshëm janë:
Gjithashtu, kërkuesit janë duke vazhduar për të gjetur lidhjet ndërmjet stresit dhe shumë sëmundjeve të tjera, siç janë:
Përballimi i stresit mund të jetë i komplikuar, por në përgjithësi duhet të ekzaminoni jetën tuaj. Çfarë e shkakton stresin?
Bëni një plan veprimi për problemet konkrete dhe ndryshoni çfarë mundeni. Format më abstrakte të stresit janë të vështira për t’u përballuar, ashtu sikundër të qenit të mbingarkuar nga përgjegjësitë tuaja. Një nga mënyrat për të përballuar stresin është mbajtja e një mendjeje dhe trupi të shëndetshëm. Provoni këshillat e mëposhtme:
Duhet të konsideroni marrjen e ndihmës nëse:
Ekzistojnë njerëz profesionistë, që mund t’ju ndihmojnë–flisni me mjekun, që t’ju rekomandojë personin e duhur.
Komentoni