Veshkat janë organet që ndihmojnë të filtrohen mbeturinat në gjak. Ato gjithashtu marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjaku-t, balancës elektrolitike dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup. Ekzistojnë shkaqe të shumta të mosfunksionimit të veshkave dhe trajtimi i sëmundjeve që e shkaktojnë këtë mund të jetë hapi i parë i korrigjimit të çrregullimit në veshka. Disa nga shkaqet e mosfunksionimit të veshkave janë të mjekueshme dhe funksionimi i veshkave mund të kthehet në normalitet. Fatkeqësisht, mosfunksionimi i veshkave mund të jetë progresiv në situata të tjera dhe mund të jetë i pakthyeshëm. Simptomat e mosfunksionimit të veshkave i detyrohen grumbullimit të mbeturinave në trup, gjë e cila mund të shkaktojë dobësi, frymëmarrje me hope, letargji, dhe konfuzion. Paaftësia për të eliminuar potasin ngagjakumund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës dhe vdekje të papritur. Fillimisht mund të mos ketë fare simptoma të mosfunksionimit të veshkave. Diagnostikimi i mosfunksionimit të veshkave zakonisht bëhet me anë të testeve të gjakut, duke matur kreatininën, azoteminë dhe shkallën e filtrimit glomerular. Trajtimi i shka...
Lexo më shumëVirusi HIV, që shkakton gjithashtu edhe sëmundjen e AIDS, është gjetur kryesisht në gjak, spermë dhe sekrecionet vaginale të një personi të infektuar. HIV shpërndahet nëpërmjet kontaktit seksual(seksit vaginal,analose oral) me një person të infektuar, nëpërmjet përdorimit të njëjtë të shiringave ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut. AIDS është një sëmundjee rëndë, jetë-kërcënuese. Periudha e inkubacionit për AIDS është shumë e gjatë dhe e ndryshueshme, që varion nga disa muaj në disa vite. Disa persona të infektuar me HIV kanë qenë pa simptoma të AIDS për më shumë se një dekadë. Fëmijët e lindur nga gratë e infektuara me HIV, mund të infektohen përpara, gjatë ose pas lindjes nëpërmjet qumështit të gjirit. Si është transmetuar HIV? Studimet shkencore nuk kanë zbuluar asnjë provë që HIV të mund të transmetohet nëpërmjet ajrit, ushqimit, ujit, insekteve ose kontaktit të rastit. Edhe pse normalisht antitrupat e HIV janë zbuluar nga një testbrenda pak javëve deri në 6 muaj pas infeksionit, periudha ndërmjet infeksionit dhe zhvillimit të simptomave të sëmundjes, mund të zgjasë 10 vjet...
Lexo më shumëGastroenteritet janë një infeksion i zorrës që shkakton të vjella dhediarre. Gastroenteritet më së shumti shkaktohen nga viruset, por ato mund të shkaktohen edhe nga infeksionet me baktere dhe parazitët. Shkaku më i zakonshëm i gastroenteriteve tek fëmijët është rotavirusi. Cilat janë simptomat e gastroenteriteve? Ashtu si në rastet e diarresë (feçe të ujshme dhe të shpeshta) dhe të të vjellave, fëmijët mund të kenë edhe ethe dhe dhimbje abdominale. Shqetësimi kryesor është se fëmijët me gastroenterite mund të dehidratohen sepse ata humbasin shumë lëngje gjatë të vjellave dhe diarresë. Kjo ndodh më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Simptomat kryesore të dehidratimit janë etja dhe mos urinimi i shpeshtë. Shenjat e dehidratimit mund të përfshijnë tharje goje dhe sy të futur brenda. Shenjat e një dehidratimi të rëndë përfshijnë gjendjen e gjumit, humbjen e vëmendjes, frymëmarrjen e shpejtë, ftohjen e duarve dhe këmbëve. Diagnoza Edhe sëmundjetë tjera mund të sjellin të vjella e diarre, kështu që është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet nga mjeku. Mjeku duhet të bëjë historikun e s&eu...
Lexo më shumëNëse ju, një familjar ose miku juaj, jeni diagnostikuar së fundmi me kolittëulceroz, është e rëndësishme të filloni të mësoni sa më shumë që mundeni rreth kësaj sëmundjeje. Duke patur dije dhe duke e kuptuar sa më qartë se ç’është koliti i ulceroz, ju do të mund t’i përballoni më mirë pasojat dhe të jetoni një jetë sa më të plotë. Koliti i ulcerozështë një sëmundjekronike që prek zorrën e trashë, në të cilën muret e zorrëve inflamohen (skuqen) dhe në to shfaqen plagëtë vogla, ulcera, që prodhojnë qelbdhe myk. Kombinimi i skuqjes dhe ulcerimit, sjell në zonën e barkun dhe zbrazje të zorrës.b Koliti i ulcerozështë pasojë e përgjigjes anormale të sistemit tuaj imunitar. Normalisht, qelizat dhe proteinat që përbëjnë sistemin imunitar, ju mbrojnë ju nga infeksionet. Tek njerëzit me sëmundjeinflamatore të zorrës, sistemi imunitar i ngatërron ushqimet, bakteret dhe materiale të tjera të dobishme në zorrë me substanca të huaja. Kur ndodh kjo, trupi dërgon qeliza të bardha në muret e zorrës duke shkaktuar inflamacion kronikdhe ulcera. Është e rëndësishme të theksojmë dal...
Lexo më shumëUlcera peptike është një sëmundjee mjekueshme. Në varësi të asaj se çfarë e ka shkaktuar ulcerë-n, mjeku mund t’ju japë një ose më shumë prej barnave të mëposhtme: - Inhibitorëtë pompës protonike ose bllokues të receptorëve të histaminës (H2-bllokator), për të reduktuar acidin në lukth dhe për të mbrojtur mbështjellën e brendshme të lukthit dhe duodenit. - Një ose më shumë antibiotikë për të vrarë H. Pilorin. - Barna të tjera, të cilat përmbajnë subsalicilat-bismuti për të mbuluarulcerë-n dhe për ta mbrojtur atë nga acidi i lukthit. Këto barna do ta ndalojnë dhimbjen dhe do të ndihmojnë ulcerat që të shërohen. Nëse ulcera peptike është shkaktuar prej barnave anti-inflamatore josteroide, mjeku mund t’ju këshillojë të: - Ndërprisni përdorimin e barnave të këtij grupi; - Të ulni dozën e barnave që merrni; - Të merrni barna inhibitore të pompës protonike ose H2-bllokatore, së bashku me barnat anti-inflamatore josteroidale; dhe - Të kaloni tek ndonjë ilaç tjetër, që nuk shkakton ulcer. Duhet të merrni vetëm barnat, të cilat i përshkruan mjeku dhe saktës...
Lexo më shumë