Virusi HIV, që shkakton gjithashtu edhe sëmundjen e AIDS, është gjetur kryesisht në gjak, spermë dhe sekrecionet vaginale të një personi të infektuar. HIV shpërndahet nëpërmjet kontaktit seksual (seksit vaginal,anal ose oral) me një person të infektuar, nëpërmjet përdorimit të njëjtë të shiringave ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut.
AIDS është një sëmundje e rëndë, jetë-kërcënuese. Periudha e inkubacionit për AIDS është shumë e gjatë dhe e ndryshueshme, që varion nga disa muaj në disa vite. Disa persona të infektuar me HIV kanë qenë pa simptoma të AIDS për më shumë se një dekadë.
Fëmijët e lindur nga gratë e infektuara me HIV, mund të infektohen përpara, gjatë ose pas lindjes nëpërmjet qumështit të gjirit.
Studimet shkencore nuk kanë zbuluar asnjë provë që HIV të mund të transmetohet nëpërmjet ajrit, ushqimit, ujit, insekteve ose kontaktit të rastit. Edhe pse normalisht antitrupat e HIV janë zbuluar nga një test brenda pak javëve deri në 6 muaj pas infeksionit, periudha ndërmjet infeksionit dhe zhvillimit të simptomave të sëmundjes, mund të zgjasë 10 vjet ose më shumë.
Gjithashtu, nuk ekziston asnjë kurë për AIDS, por trajtimet për infeksionin e HIV dhe ilaçet parandaluese që karakterizojnë AIDS janë të pranishme. Trajtimet specifike mjekësore, përmirësojnë shëndetin dhe mbijetesën e personit ndaj infeksionit HIV.
Deri më sot, nuk ekziston asnjë vaksinë, që ju mbron kundër infeksionit HIV.
Infeksioni HIV dhe AIDS raportohet në mbarë botën. Sisteme të mbikëqyrjes gjithëpërfshirëse, mungojnë në shumë vende, kështu që numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i madh se shifrat e raportuara zyrtarisht nga disa zona, veçanërisht jo të industrializuara. Në Shqipëri numërohen 671 persona të prekur, ndërsa 96 raste janë regjistruar vetëm këtë vit.
Komentoni