Regjistrohu/Kyçu

Koliti ulceroz

Nëse ju, një familjar ose miku juaj, jeni diagnostikuar së fundmi me kolit të ulceroz, është e rëndësishme të filloni të mësoni sa më shumë që mundeni rreth kësaj sëmundjeje. Duke patur dije dhe duke e kuptuar sa më qartë se ç’është koliti i ulceroz, ju do të mund t’i përballoni më mirë pasojat dhe të jetoni një jetë sa më të plotë.

Koliti i ulceroz është një sëmundje kronike që prek zorrën e trashë, në të cilën muret e zorrëve inflamohen (skuqen) dhe në to shfaqen plagë të vogla, ulcera, që prodhojnë qelb dhe myk. Kombinimi i skuqjes dhe ulcerimit, sjell në zonën e barkun dhe zbrazje të zorrës.b

Koliti i ulceroz është pasojë e përgjigjes anormale të sistemit tuaj imunitar. Normalisht, qelizat dhe proteinat që përbëjnë sistemin imunitar, ju mbrojnë ju nga infeksionet. Tek njerëzit me sëmundje inflamatore të zorrës, sistemi imunitar i ngatërron ushqimet, bakteret dhe materiale të tjera të dobishme në zorrë me substanca të huaja. Kur ndodh kjo, trupi dërgon qeliza të bardha në muret e zorrës duke shkaktuar inflamacion kronik dhe ulcera.

Është e rëndësishme të theksojmë dallimin midis sëmundjes Crohn dhe kolitit të ulceroz. Sëmundja Crohn mund të prek çdo pjesë të rrugëve gastrointestinale, kurse koliti i ulceroz prek vetëm zorrën e trashë.

Megjithëse të dyja këto sëmundje bëjnë pjesë tek sëmundjet inflamatore të zorrës, nuk duhen ngatërruar me sindromën e zorrës së irritueshme, një çrregullim që ndikon në kontraktimin e muskujve të zorrës së trashë. IBS, siç njihet ndryshe, nuk karakterizohet nga inflamacione të brendshme të zorrës.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundjeje?

Pothuajse gjysma e pacientëve me kolit të ulcezor, përjetojnë simptoma të zbehta. Kontaktoni menjëherë doktorin nëse provoni ndonjë nga simptomat në vazhdim:

  • Jashtëqitjet bëhen më të ujshme dhe më të shpeshta;
  • Diarre e vazhdueshme e shoqëruar me dhimbje barku dhe gjak në jashtëqitje;
  • Një ngjyrë më e errët (nga gjaku) e jashtëqitjes;
  • Shtrëngime të barkut.

Njerëzit që vuajnë nga koliti i ulceroz zakonisht vuajnë nga humbja e oreksit dhe si pasojë bien shumë në peshë. Ndjesia e lodhjes së vazhdueshme është gjithashtu e zakontë. Tek fëmijët koliti i ulceroz mund të vonojë zhvillimin dhe rritjen.

Simptomat e kësaj sëmundjeje kanë tendencën të ikin e të vijnë me periudha relativisht të gjata midis krizave të saj. Në këto periudha pacientët mund të mos përjetojnë asnjë lloj shqetësimi. Këto periudha shkojnë deri në muaj, madje dhe vite, edhe pse simptomat në fakt rikthehen. Ecuria e paparashikueshme e kolitit të ulceroz, e bën të vështirë për doktorët të përcaktojnë nëse një trajtim i caktuar ka bërë efekt apo jo.

Cilat janë shkaqet e kolitit ulceroz? Kush preket nga kjo sëmundje?

Edhe pse kërkimet mbi sëmundjet inflamatore të zorrës kanë përparuar shumë, specialistët nuk kanë gjetur ende një shkak për kolitin e ulceroz. Studimet tregojnë se inflamacioni tek sëmundjet inflamatore të zorrës vjen si pasojë e shumë faktorëve: geneve të trashëguara, personit të prekur dhe kushtet mjedisore. Substanca të huaja (antigene) në mjedisin rrethues mund të jenë shkaku direkt i inflamacionit ose, mund të detyrojnë organizmin të prodhojë një inflamacion të vazhdueshëm, jashtë kontrollit.

Shkencëtarët besojnë se tek pacientët me semundje inflamatore të zorrës, kur sistemi imunitar “ndizet”, nuk di si të”fiket” në mënyrën e duhur. Si rrjedhojë inflamacioni dëmton zorrën dhe shfaq simptomat e sëmundjeve inflamatore të zorrës. Kjo është arsyeja pse qëllimi kryesor në lidhje me këta pacientë është të rregullojnë sistemin e tyre imunitar.

Kërkimet e sponzorizuara nga CCFA ka bërë shumë shkencëtarë të besojnë se koliti i ulceroz mund të vijë si kombinim i një bakteri që gjendet natyrisht në zorrën tuaj dhe përgjigjes së sistemit tuaj imunitar ndaj tij. Normalisht, sistemi imunitar shkakton një inflamacion të përkohshëm për të luftuar sëmundjet, që largohet teksa ju rifitoni shëndetin dalëngadalë. Tek njerëzit me kolit ulceroz, ky inflamacion zgjat edhe pasi sistemi imunitar e ka kryer detyrën e tij.

Meshkujt dhe femrat kanë të njëjtat mundësi për tu prekur nga kjo semundje dhe shumica e tyre diagnostikohen rreth të tridhjetave. Sëmundja mund të shfaqet në çdo moshë dhe burrat e moshuar preken më shumë se gratë e moshuara. Edhe pse koliti i ulceroz gjendet në familje, kërkimet nuk kanë arritur ende të dallojnë një faktor të qartë gjenetik, të trashëguar. Studimet tregojnë se 20% e njerëzve me kolit të ulceroz, kanë një të afërm me këtë semundje. Sëmundja është më e përhapur tek njerëzit me prejardhje evropiane sesa tek ata me prejardhje hebreje.


Komentoni