Regjistrohu/Kyçu

Ulcera peptike: Trajtimi

Ulcera peptike është një sëmundje e mjekueshme. Në varësi të asaj se çfarë e ka shkaktuar ulcerë-n, mjeku mund t’ju japë një ose më shumë prej barnave të mëposhtme:

- Inhibitorë të pompës protonike ose bllokues të receptorëve të histaminës (H2-bllokator), për të reduktuar acidin në lukth dhe për të mbrojtur mbështjellën e brendshme të lukthit dhe duodenit.
- Një ose më shumë antibiotikë për të vrarë H. Pilorin.
- Barna të tjera, të cilat përmbajnë subsalicilat-bismuti për të mbuluar ulcerë-n dhe për ta mbrojtur atë nga acidi i lukthit.

Këto barna do ta ndalojnë dhimbjen dhe do të ndihmojnë ulcerat që të shërohen.

Nëse ulcera peptike është shkaktuar prej barnave anti-inflamatore josteroide, mjeku mund t’ju këshillojë të:
- Ndërprisni përdorimin e barnave të këtij grupi;
- Të ulni dozën e barnave që merrni;
- Të merrni barna inhibitore të pompës protonike ose H2-bllokatore, së bashku me barnat anti-inflamatore                        josteroidale; dhe
- Të kaloni tek ndonjë ilaç tjetër, që nuk shkakton ulcer.

Duhet të merrni vetëm barnat, të cilat i përshkruan mjeku dhe saktësisht siç ju këshillohet, edhe nëse dhimbjet ndalojnë. Tregojini mjekut, nëse barnat ju mundojnë ose ju trullosin ose ju shkaktojnë diarre ose dhimbje koke. Mjeku mund t’ju ndryshojë barnat që merrni. Nëse pini duhan, hiqni dorë. Shmangni alkoolin. Pirja e duhanit dhe alkoolit ngadalëson shërimin e ulcerave dhe mund t’i përkeqësojë ato.


Komentoni