Broshura Regjistrohu/Kyçu

Çrregullimi bipolar

Çrregullimi bipolarështë një sëmundje, një gjendje mjekësore. Ajo prek funksionin normal të trurit, duke ndikuar në këtë mënyrë në ndryshime ekstreme të humorit të personit. Personi mund të preket aq shumë sa ai ose ajo mund të përjetojë simptomat e psikozës dhe nuk është në gjendje për të ndarë e kuptuar se çfarë është e vërtetë. Simptomat zakonisht reagojnë mirë ndaj trajtimit dhe pjesa më e madhe e njerëzve me çrregullimin bipolarshërohen shpejt nga sëmundja. Cilat janë simptomat? Njerëzit me çrregullimin bipolarmund të jenë shumë të qeshur, të mbi-ngazëllyer dhe të pamatur, ose imagjinojnë se ata janë më të rëndësishëm apo më me ndikim sesa në të vërtetë janë në jetën reale. Ata gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të rënë moralisht, ndihen të pafuqishëm dhe në depresion, me vështirësi në marrjen e vendimeve apo të papërqëndruar. Disa njerëz përjetojnë një gjendje ngazëllimi, disa të tjera gjendje pikëllimi, por ka edhe nga ato njerëz që i përjetojnë të dyja ekstremet. Çfarë e shkakton &cc...

Lexo më shumë      

Çrregullimi obsesiv kompulsiv: Çfarë është

Shumica prej nesh, në një kohë të caktuar, ka përjetuar një ndjenjë të tmerrshme sikur jemi larguar nga shtëpia dhe kemi harruar për të bërë diçka të rëndësishme, siç është mbyllja e derës, fikja e gazit ose nxjerrja jashtë e qenit. Zakonisht ne arrijmë të menaxhojmë mënyrën e largimit të këtyre shqetësimeve nga mendja jonë, edhe pse ndonjëherë mendimi na bezdis aq shumë, saqë përfundojmë duke kontrolluar se çdo gjë është mirë. Megjithatë, mbi 3% e njerëzve, vuajnë nga gjendja mendore e njohur si çrregullimi obsesiv–kompulsiv (OCD), në të cilën, shqetësime të tilla, mund që plotësisht të dominojnë jetën e tyre. Simptomat e çrregullimit obsesiv-kompulsiv Njerëzit me OCD janë të shqetësuar nga mendimet ose veprimet e përsëritura ose nga të dyja. Ato mund të kenë mendime të vazhdueshme, të padëshiruara, të pakëndshme dhe ndërhyrëse, që nuk mund të kontrollohen dhe nuk mund të largohen. Këto mendime janë quajtur obsesione. Ata shpesh marrin formën e ndjenjave të “pista”, duke lënduar dikë, duke fajësuar për diçka ose duke neglizh...

Lexo më shumë      

Çrregullimi i stresit posttraumatik

Çrregullimi i stresit posttraumatik (PTSD) është një lloj çrregullimi ankthi që prek njerëzit që kanë qenë dëshmitarë ose që kanë qenë përfshirë në një situatë traumatike. Simptomat e PTSD-së vazhdojnë për më shumë se një muaj, pas ekspozimit me ngjarje traumatike dhe mund të komplikojnë jetët e njerëzve. Shkaqet e PTSD-së PTSD ju ndodh njerëzve që kanë përjetuar ngjarje shumë të pakënaqshme dhe traumatike në jetën e tyre. Këto ngjarje zakonisht përfshijnë të qenit okularnë ndonjë çështje ose të qenit personalisht në rrezik për vdekje, ose afër vdekjes apo të dëmtuar rëndë. Përveç kësaj, edhe një sërë situatash të tjera mund ta shkaktojnë atë. Këto përfshijnë aksidentet motorike, sulmin fizik dhe seksual, grabitjen e armatosur, fatkeqësitë natyrore të tilla si zjarri, ose të paturit e një ataku të zemrës apo diagnostikimin me një gjendje jetëkërcënuese. Njerëzit, si p.sh. punëtorët e emergjencës, puna e të cilëve sjell kontakte të shpeshta me ngjarje të rënda, nuk janë imunë dhe mund të përjetojnë PTSD-në...

Lexo më shumë      

Ndërgjegjësimi mbi alergjitë

Një alergjindodh kur sistemi imunitar i trupit reagon mbi normën ndaj substancave të padëmshme (që quhen alergjenë). Këto substanca mund të jenë në ajërose në atë që prekni ose hani, duke përfshirë këtu edhe mjekimet. Alergjitë shpesh janë një faktor kontribues për gjendje të tilla si ekzema dhe astma. Nëse jeni një person i prirur ndaj alergjive dhe jeni në kontakt me njëalergjen, sistemi juaj imunitar do të prodhojë një lloj të veçantë atitrupi (IgE). Qeliza të tjera lëshojnë kimikate si histaminat që shkaktojnë simptomat e që kalojnë gjatë një reaksioni alergjik. Alergjenë të zakonshëm Një alergjenshumë i zakonshëm shtëpie është pluhuri i insektit (morrit) – ose, për të qenë më të saktë, jashtëqitjet e tij. Poleni, veçanërisht nga pemët, bari dhe barërat e këqija, është një tjetër alergjeni zakonshëm, siç është mbetja e kafshëve (copëza të lëkurës apo të grimcave nga kafshët).Metale të tilla si nikeli në ora dore ose pjesa metalike e rripit dhe qumështi në disa produkte janë alergjenë relativisht të zakonshëm kontakti. Një numër u...

Lexo më shumë      

Sëmundja Parkinson: Ndryshimet mendore

Edhe pse sëmundja Parkinson është një çrregullim lëvizjeje, ajo prek edhe pjesë të tjera siç janë sjelljet psikologjike dhe emocionale të personit. Depresioni mund të ndodhë edhe tek njerëzit me demencë. Meqenëse sëmundja zakonisht prek të rriturit e moshës 50 dhe 60 vjeçare, është shumë e vështirë për të vlerësuar nëse këto ndryshime janë si rezultat i sëmundjes apo elementëve të tjerë që vijnë si rezultat i plakjes. Aftësitë njohëse dhe vështirësitë Njohja është termi që përshkruan procesin mendor duke përfshirë gjuhën, njohuritë, të mësuarit, të kuptuarit, perceptimin, vëmendjen, orientimin, memorien, planifikimin, zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin mendor, (përfshirë abstraksionin dhe aftësinë për të ndryshuar temë) dhe rrjedhshmërinë verbale. Njerëzit me PD kanë vështirësi në shprehjen e dy veprimeve në të njëjtën kohë. Ato kanë gjithashtu vështirësi në përpunimin e dy detyrave në të njëjtën kohë. Letargjia e mendjes u përshkrua për herë të parë në 1947 si një mungesë interesi, iniciative, vëmen...

Lexo më shumë