Edhe pse sëmundja Parkinson është një çrregullim lëvizjeje, ajo prek edhe pjesë të tjera siç janë sjelljet psikologjike dhe emocionale të personit. Depresioni mund të ndodhë edhe tek njerëzit me demencë. Meqenëse sëmundja zakonisht prek të rriturit e moshës 50 dhe 60 vjeçare, është shumë e vështirë për të vlerësuar nëse këto ndryshime janë si rezultat i sëmundjes apo elementëve të tjerë që vijnë si rezultat i plakjes.
Aftësitë njohëse dhe vështirësitë
Njohja është termi që përshkruan procesin mendor duke përfshirë gjuhën, njohuritë, të mësuarit, të kuptuarit, perceptimin, vëmendjen, orientimin, memorien, planifikimin, zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin mendor, (përfshirë abstraksionin dhe aftësinë për të ndryshuar temë) dhe rrjedhshmërinë verbale.
Njerëzit me PD kanë vështirësi në shprehjen e dy veprimeve në të njëjtën kohë. Ato kanë gjithashtu vështirësi në përpunimin e dy detyrave në të njëjtën kohë. Letargjia e mendjes u përshkrua për herë të parë në 1947 si një mungesë interesi, iniciative, vëmendjeje dhe përqendrimi.
Simptomat kryesore janë të ndryshme dhe përfshijnë kryesisht humbjen e memories dhe harresën, dëmtimin e funksioneve ekzekutive të tilla si planifikimi dhe zgjidha e problemeve, vështirësi të shprehjes së mendimeve. Një person që është i prekur nga kjo sëmundje shfaqet me një humbje memorieje dhe i përshkruan aktivitetet familjare në një mënyrë të çorganizuar. Ngurtësia e mendimeve mund të vihet re nga personat më të afërt.
Ankthi
Vazhdimësia e çrregullimit të ankthit tek njerëzit me sëmundjen Parkinson është më e madhe sesa ajo që mund të pritet nga mosha e shtyrë e popullsisë. Ankthi zakonisht shfaqet pas diagnostikimit të PD-së. Ankthi është i lidhur me proçeset specifike neurobiologjike që ndodhin gjatë PD-së. Është gjithashtu e mundur që ankthi mund të përfaqësojë shenjat e para të disa njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit. Në këtë sëmundje ekziston një lidhje e fortë ndërmjet vështirësive në lëvizje dhe ankthit.
Është akoma i paqartë fakti nëse ankthi është i lidhur me një reaksion emocional si rezultat i vështirësive në lëvizje, nëse ankthi mund të përkeqësojë vështirësitë në lëvizje ose nëse ankthi dhe paaftësia për të lëvizur ndodhin së bashku si rezultat i mekanizmave neurokimike në tru.
Humbja e memories
Njerëzit me sëmundjen Parkinson shpesh ankohen për humbjen e memories. Elementë të tillë si mbajtja mend e emrave, ditëlindjeve dhe gjërave që do të blihen në pazar, shpesh rezultojnë si më të vështirat. Megjithatë fuksioni i memories është shumë i ndjeshëm ndaj çdo faktori që ndërhyn në funksionin e sistemit qendror nervor. Dëmtimi i kujtesës mund të vijë si rezultat i përdorimit të ilaçeve ose i dëmtimit të trurit si rezultat i plakjes. Problematike është bërja e dallimit ndërmjet mungesës së memories si rezultat i sëmundjes së Parkinsonit dhe asaj që shkaktohet nga proçesi natyral i plakjes.
Ndërkohë që memoria mund të preket, disa teste që kërkojnë që personi të rikujtojë informacionin që i është dhënë atyre verbalisht nuk shfaq ndonjë dëmtim të dukshëm të kujtesës.
Demenca
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë thekson se nocioni “rëndësi klinike” është një prej kritereve kryesore për diagnostikimin e demencës. Kjo do të thotë se personi me demencë mund të pësojë një humbje të aftësive intelektuale. Diagnostikimi me PD është veçanërisht i vështirë dhe kjo tregohet pikërisht nga personat e prekur nga kjo sëmundje të cilët kanë probleme me jetën e përditshme.
Studimet deri më tani nuk tregojnë se demenca është një pjesë e pashmangshme e PD-së. Demenca në mënyrë të pashmangshme ndikon në performancë, memorie dhe tek disa dëmtime të tjera që ende janë të panjohura.
Komentoni