Çrregullimi bipolar është një sëmundje, një gjendje mjekësore. Ajo prek funksionin normal të trurit, duke ndikuar në këtë mënyrë në ndryshime ekstreme të humorit të personit. Personi mund të preket aq shumë sa ai ose ajo mund të përjetojë simptomat e psikozës dhe nuk është në gjendje për të ndarë e kuptuar se çfarë është e vërtetë. Simptomat zakonisht reagojnë mirë ndaj trajtimit dhe pjesa më e madhe e njerëzve me çrregullimin bipolar shërohen shpejt nga sëmundja.
Njerëzit me çrregullimin bipolar mund të jenë shumë të qeshur, të mbi-ngazëllyer dhe të pamatur, ose imagjinojnë se ata janë më të rëndësishëm apo më me ndikim sesa në të vërtetë janë në jetën reale. Ata gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të rënë moralisht, ndihen të pafuqishëm dhe në depresion, me vështirësi në marrjen e vendimeve apo të papërqëndruar.
Disa njerëz përjetojnë një gjendje ngazëllimi, disa të tjera gjendje pikëllimi, por ka edhe nga ato njerëz që i përjetojnë të dyja ekstremet.
Shkaku i çrregullimit bipolar është i pakuptueshëm. Ashtu sikundër çdo lloj sëmundjeje tjetër, mendohet që të jetë një kombinim i trashëgimisë dhe shkaqeve të tjera, por një predispozitë gjenetike për të zhvilluar sëmundjen është pranuar në mënyrë të qartë nga shkencëtarët.
Më shumë se 2 në 100 persona do të zhvillojnë çrregullimin bipolar në një moment të caktuar të jetës së tyre.
Trajtimi mund të luajë një funksion shumë pozitiv në reduktimin dhe madje edhe në eleminimin e simptomave. Trajtimi duhet të përfshijë një kombinim të mjekimeve dhe të mbështetjes komunitare. Të dyja janë shumë esenciale.
Komentoni